LIVE UPDATES
Politike

Berisha: 14 maji është dita e kurorëzimit të pluralizmit politik, qytetarët të kënaqur me alternativat tona

Po ashtu Berisha ka shtuar se qytetarët janë të kënaqur me alternativat dhe programet e tyre për bashkinë në vend. 

12 Maj 2023, 12:25 Nga I.A
Berisha: 14 maji është dita e kurorëzimit të pluralizmit
Sali Berisha

TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha ka deklaruar sot se 14 maji është dita e kurorëzimit të plotë të pluralizmit politik. Në konferencën për shtyp, Berisha u shpreh se kjo ka qenë një nga fushatat më të mira të tij dhe ka besim se do të triumfojë në zgjedhje. Po ashtu Berisha ka shtuar se qytetarët janë të kënaqur me alternativat dhe programet e tyre për bashkinë në vend. 

"Në këtë fushatë, në rrugët dhe sheshet, qytetet dhe fshatrat e Shqipërisë, në mendjen dhe zemrat e qytetarëve u përballën dy alternativa. U përball alternativa e njerëzve të lirë, alternativa e pluralizmit, alternativa e dinjitetit, e të ardhmes së shqiptarëve, alternativa e interesave individuale dhe kombëtare të shqiptarëve me alternativën e pushtetit në duart e një njeriu, me alternativën e monizmit të bazuar në krimin, drogën dhe vjedhjen e qytetarëve shqiptarë, me alternativën e bazuar në terrin dhe mafien, me alternativën që u krijoi shqiptarëve dramën më të madhe me shpopullimin e vendit. Një alternativë që varfëroi shqiptarët në mënyrën më të pamëshirshme dhe i largoi nga vendi i tyre.

Vij sot për të shprehur mirënjohjen të pakufishme atyre qindra mijëra qytetarëve me të cilët u takova në sallat, sheshet dhe rrugët e Shqipërisë, për mbështetjen e madhe, për epërsinë totale morale që vendosëm në këtë fushatë ndaj krahut obskur, krahut monist. Në kushtet më të pabarabarta që mund të zhvillohej një fushatë, epërsinë më të madhe e pati koalicioni ynë ‘Bashkë Fitojmë’. Fushata ishte mbi të gjitha një fushatë për qytetarin, një fushatë në të cilën qeveritarët tanë të ardhshëm vendorë paraqitën para qytetarëve programet më të mira për problematikat e mëdha të krijuara këto vite të qeverisjes shumë, shumë problematike të Rilindjes. Në këtë kontekst, ishte një festival do të thosha, programesh, vlerash, optimizmi, që qarkoi të gjithë vendin me sukses të plotë.

Ndaj dhe kam vetëm mirënjohje të pakufishme ndaj qytetarëve, mirënjohje të pakufishme ndaj kandidatëve tanë për frymën qytetarë që përcollën në këtë fushatë, krahasuar me kandidatët e territ, e valixheve me euro krimi, të cilët nuk guxuan kurrë njësoj si kryetari i tyre të paraqiten në debate televizive apo sheshe para qytetarëve për të debatuar për alternativën dhe bilancet. Kurora e fushatës ishte Tirana, por xhevahiret në këtë kurorë ishin fushatat e Elbasanit, Durrësit, Shkodrës, Kavajës, Korçës, Lushnjes, Gjirokastrës, Sarandës. Pra, nuk mund të veçosh. Nuk kam gjetur ndonjëherë qytetarë më të kënaqur nga alternativat e paraqitura se në këtë fushatë. 14 maji, kjo është dita e kurorëzimit të plotë të pluralizmit politik në Shqipëri, e triumfit të ndryshimit dhe të kandidatëve tanë," tha Berisha.

sali berisha

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj