LIVE UPDATES
Politike

Berisha: 8 maji do jetë protestë për familjen, për vogëlushët tanë, për jetën, sigurinë dhe të ardhmen e tyre

Ai tha më tej, se për 13 vite, Edi Rama ka poshtëruar shqiptarët, i ka burgosur ata për fatura dritash, për një dozë kanabis për konsum vetjak, tani edhe për parkim të gabuar.

4 Maj 2026, 19:46 Nga E. D
Berisha: 8 maji do jetë protestë për familjen, për
Sali Berisha

TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha u bëri thirrje qytetarëve të bashkohen në protestën e datës 8 maj, duke e cilësuar atë si një moment vendimtar për vendin. Gjatë fjalës së tij në "Foltoren" para kryeministrisë, Lideri i opozitës theksoi se 8 maji do të jetë protestë për dinjitetin, sigurinë dhe të ardhmen e shqiptarëve. Ai tha më tej, se për 13 vite, Edi Rama ka poshtëruar shqiptarët, i ka burgosur ata për fatura dritash, për një dozë kanabis për konsum vetjak, tani edhe për parkim të gabuar.

"Të dashur miq, ne mblidhemi sot në këtë shesh në prag të datës 8 maj, datës së kryengritjes tonë paqësore. 8 maji është data e protestës tonë të madhe. Është data e revoltës. Por, protesta e datës 8 maj do të jetë një protestë si asnjëherë më parë. Pasojat e 13 viteve të narkoshtetit, ku krimi dhe droga kontrollojnë pothuajse çdo aspekt të jetës. Ku krimi dhe droga kontrollojnë shtetin. Ku paratë e drogës kontrollojnë ekonominë. Ku mediat kryesore kombëtare të kontrolluara të vendit janë shndërruar në altoparlantë të Edi Ramës, organe të mashtrimit dhe manipulimit të qytetarëve, organe të korruptimit të gjuhës tonë të bukur, gjuhës shqipe. Ku antikultura e drogës dhe krimit po mbivendosen mbi traditat tona të hershme të mrekullueshme.

Të gjitha këto kanë vendosur shoqërinë shqiptare në një prej situatave më kërcënuese në historinë e vendit, me pasoja të tmerrshme që i jetojmë çdo ditë. Prandaj protesta e 8 majit nuk do jetë një protestë politike. Nuk do jetë një protestë e një apo disa partive. Protesta e 8 majit nuk do jetë protestë për një kauzë. 8 maji do të jetë kushtrimi i ndërgjegjes së shqiptarëve. Do të jetë protestë për dinjitetin e shqiptarëve. Do të jetë protestë për familjen, për vogëlushët tanë, për jetën, sigurinë dhe të ardhmen e tyre. Sonte unë kam një thirrje për çdo shqiptar.

Për 13 vite, Edi Rama ka poshtëruar shqiptarët, i ka burgosur ata për fatura dritash, për një dozë kanabis për konsum vetjak, tani edhe për parkim të gabuar do burgosen. Por kur drejtësia kërkoi arrestimin e Lubi Ballukut, që së bashku me Edi Ramën kanë vjedhur qindra e qindra milionë para tuajat siç u faktua në aferën e 50 milionë eurove vetëm në tunelin e Llogarasë.
Siç u faktua me çmimet e shumëfishta të rrugëve më të larta se sa në BE. Edi Rama dhe Lubia nuk shkuan në burg, ashtu siç shkojnë qytetarët, ashtu si baballarët për faturën e dritave. Edi Rama dhe Lubia nuk shkuan në burg ashtu si bijtë tuaj vetëm e vetëm pse dalin të protestojnë. Por Edi Rama dhe Lubia përdorën 83 mandatet e parlamentit të krimit për të mbrojtur veten e tij, për të ndaluar drejtësinë, një akt i padëgjuar dhe i paimagjinuar në 34 vite pluralizëm politik. Një akt i cili i kushtoi Shqipërisë kërcënim serioz për ëndrrën më të pavdekshme të saj, ëndrrën evropiane," tha Berisha./Dosja.al

sali berisha

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj