Protestë masive kundër projektit në Zvërnec/ Qytetarët para Kryeministrisë thirrje kundër qeverisë: Rama të japë dorëheqjen (PAMJET)
Mbyllet pas më shumë se tre orësh dita e pestë e protestës, zbardhen pesë kërkesat e protestuesve 4 Qershor...
Mbyllet pas më shumë se tre orësh dita e pestë e protestës, zbardhen pesë kërkesat e protestuesve 4 Qershor...
"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar! ...
Ish-ushtarak dhe njohës i armëve/ Kush është Violand Braçellari, 43-vjeçari që vrau një polic e...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Gjatë fjalës së tij në konferencën për mediat, Berisha ka deklaruar se kanë kaluar mbi 3 javë dhe Dumani nuk ka dhënë përgjigje për njoftimin që i është bërë kartelit më të rrezikshëm në Europë, që të arratiseshin.
TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha ka akuzuar kreun e SPAK, Altin Dumanin si ushtar i botës së krimit. Gjatë fjalës së tij në konferencën për mediat, Berisha ka deklaruar se kanë kaluar mbi 3 javë dhe Dumani nuk ka dhënë përgjigje për njoftimin që i është bërë kartelit më të rrezikshëm në Europë, që të arratiseshin. Berisha më tej ka deklaruar se klani Troplini është i lidhur kryekëput me qeverinë dhe se ndihet i mbrojtur.
"Kaluan mbi tre javë dhe Altin Troplini nuk ka dhënë asnjë përgjigje për njoftimin që u bë klanit apo kartelit më të rrezikshëm në Europë, njoftim i cili u siguroi atyre lirinë dhe largimin. Altin Troplini mbajti për rreth 3 javë në xhep mandatin ndërkombëtar të arrestit të bosëve të kartelit të vetëm në Europë që disponon port dhe e ekzekutoi atë ditë pasi bosët e kartelit ishin njoftuar dhe kaluan në fshehtësi, në arrati. Çdo ditë që kalon fakton se Altin Troplini është një bashkëpunëtor në krim me kartelin më të rrezikshëm të drogës në Europë. Gjer sot, shqiptarët nuk kanë asnjë shpjegim.
U përpoq të implikojë Antimafian Italiane, DEA-n amerikane, por një gjë kanë të qartë shqiptarët, se kurrë as Antimafia Italiane, as DEA amerikane nuk kanë njoftuar bosët e kartelit më të rrezikshëm të Europës, Troplinët për t’u larguar nga Shqipëria. Gjer sot ka vetëm mashtrimet dhe trillimet e tij, përpjekjet e tij për t’u fshehur pas DEA-s dhe Antimafies, në një kohë kur njoftimi është direkt vepër e atij që mbante në xhep mandat-arrestin dhe nuk e ekzekutonte gjersa ata të përfundonin në vendin e fshehur dhe të sigurt. Sigurisht duke qenë një klan i lidhur kryekëput me qeverinë, Troplini në prokurori ndjehet i mbrojtur.
Por e garantoj se ky problem do të bëhet sa kombëtar, aq edhe ndërkombëtar. Dhe nuk do mund ta kapërcejnë me dëshmitarë të rremë si Alfred Shehu, siç bëri para medias që e thirri shpejt e shpejt në ndihmë dhe u detyrua të ndërrojë ato që kishte thënë dy minuta më parë. Njoftimi i kreut të kartelit më të fuqishëm të drogës në Shqipëri dhe largimi i tij, pasi ai drejtoi fushatën elektorale të partisë së krimit në Durrës, dëshmon se Altin Troplini ishte në këtë fushatë thjesht një ushtar i botës së krimit, i karteleve të drogës dhe Edi Ramës," tha Berisha.
Charles McGonigal dhe Edi Rama TIRANË- Dosja e ish-zyrtarit të lartë të FBI-së Charles McGonigal është rikthyer sër...
Kuvendi i Kosovës KOSOVA- Deputetët vazhdojnë të dështojnë ta konstituojnë përbërjen e re të Kuvendit t&e...
Kryeministria TIRANA- Këshilli i Ministrave ka miratuar një Akt Normativ për disa ndryshime në Buxhetin e vitit 2025, i cili p&eum...
Fatmir Mediu TIRANA- Seanca në GJKKO për çështjen "Gërdeci" është shtyrë për në datë...
Kreshnik Çollaku TIRANA- Në mbledhjen e Komisionit për Çështjet Evropiane ditën e sotme dDeputeti Kreshnik Ço...
Erion Veliaj TIRANË- Prokuroria e Posaçme pritet që të raportojë ne seancën e sotme në GJKKO, në lidhje me h...
Jorida Tabaku TIRANA- Kryetarja e Komisionit të Çështjeve Europiane për Pozicionet Negociuese, Jorida Tabaku, ka folur sot kund&...
Foto ilustruese KOSOVA- Pas rundit të fundit të dialogut Kosovë-Serbi në Bruksel, më 10 qershor, në nivel të kryenegocia...
Foto nga mbledhja TIRANË- Komisioni i Ankimimeve dhe Sanksioneve (KAS) zhvillon sot seancën për shqyrtimin e kërkesës ankimor...
Hoxha TIRANË- Gazetari Artan Hoxha ka deklaruar se kryeministri Edi Rama i ka shpëtuar hetimit për skandalin McGonigal, vetëm sepse nuk...