LIVE UPDATES
Politike

Berisha: Altin Dumani u krenua se ka sekuestruar 60 milionë euro, kur 60 milionë euro i ka vetëm familja Xhafaj! Ku janë 1 miliardë euro të humbura?

Gjatë fjalimit të tij në takimin me grupin parlamentar, Berisha tha se raportimi i tyre ishte një përaqësim "mjeran".

15 Tetor 2025, 14:04 Nga E.d
Berisha: Altin Dumani u krenua se ka sekuestruar 60 milionë euro, kur 60
Sali Berisha

TIRANË - Kryedemokrati Sali Berisha ka komentuar raportimin në komisionet parlamentare të Prokurorit të Përgjithshëm Olsian Çela dhe të kreut të SPAK, Altin Dumani. Gjatë fjalimit të tij në takimin me grupin parlamentar, Berisha tha se raportimi i tyre ishte një përaqësim "mjeran".

Berisha ka akuzuar Kreun e SPAK Altin Dumani, i cili sipas tij po fsheh 1 milionë euro të humbura. Në fund Kreu i PD-së falenderojë deputetët e opozitës për anazhimion dhe pyetjet që drejtuan gjatë komisionit.

"Dje, qytetarët shqiptarë ndoqën punimet e komisioneve parlamentare, ku raportuan përfaqësues të narkoqeverisë dhe narkodrejtësisë. Njëherë unë dua të falënderoj të gjithë deputetët për angazhimin e tyre, civilitetin që dëshmuan, angazhimin në pyetje, siç ishte rregullorja, dhe autopsinë që i bënë jo vetëm institucioneve të dështuara të reformës të drejtësisë të narkoshtetit, por edhe përfaqësuesve të qeverisë në ato komisione. Ishte një përfaqësim mjeran. Ju e patë se si mëkatarët, që të gjithë të implikuar në afera të ndryshme, qëndronin si mjeranë para kujt? Para drejtuesve të organeve të drejtësisë, të cilat faktikisht janë dëshmuar armike të egra të pluralizmit në Shqipëri. Janë dëshmuar institucionet më të korruptuara në Shqipëri dhe në Europë. Janë dëshmuar bashkëpunëtore në krime.

Flas për përfaqësuesit, se unë e di që aty ka burra dhe gra të ndershëm dhe punëtorë që përpiqen. Por nuk ia dalin dot.
Po si mund t’ia dalin? A e dëgjuat ju? Këndej flitej për gjykatësin e ekzekutuar, përfaqësuesi i qeverisë së gjykatësve fliste për të atin në aksident. A e kuptoni? I patë vetë ju, i dëgjuat vetë, i dëgjuan shqiptarët. I patë Ulsiun dhe Fatmir Xhafën, secilin më të zi se shokun. Vasalë pa dinjitet. Po pse? Sepse Ulsiu e ka dosjen kaq tek kush? Tek Altin Troplini.
Po, po, dhe ka jo një, por e ka për disa çështje. Absolutisht. Jo vetëm për tokën që keni dëgjuar atje. Për pronat e tjera.
Ulsiu prandaj i kërcente trupi sa herë ia hidhte sytë ky se unë studioja gjuhën e trupit. Turpi.

Fatmir po bënte sikur po nervozohej me Ulsiun. Jo mo jo. Kishte hall se Fatziu ka bllokuar ligjin antimafia.
Se Altin Troplini rrahu gjoksin se ka sekuestruar apo konfiskuar 60 milionë euro. Po ç’janë 60 milionë euro? 60 milionë euro është hoteli i Redi Mollës. Gjer tani, se është i planifikuar për 100. Se atë, hotelin nuk e ka konfiskuar. Përkundrazi, Redi Mollën e liroi. E liroi- e thotë populli se ku është zë nuk është pa gjë- sepse rezulton se Redi Molla është djali i teta Ollgës, një teto shumë e dashur për Linda Ramën. Për ma hollësisht, duhet me pa gjendjen. Doli ai, u lirua. Ja pra, se ku ka zë nuk është pa gjë. Është mençuria e popullit që e thotë këtë. Dhe thotë se kam sekuestruar 60 milionë. Çfarë ka sekuestruar ti mo? Po 60 milionë i ka familja Xhafaj që nuk i ke prekur asnjë qindarkë.

Ajo ishte një skenë...
Të dashur qytetarë, ku janë 1 miliardë euro të humbura, taksa tuajat?
630 milionë euro janë borxhet që kompania çeke CEZ iu kishte shqiptarëve, me fatura të vërtetuara nga kompani ndërkombëtare auditi. Nuk po merrem me dosjet e tjera që shkojnë 3 miliardë, por po i injoroj ato, por po flas për borxhet me fatura. Dhe dokumentin që një nga kryearbitrat më të njohur në Europë ia dërgonte Edi Ramës, duke i thënë të mos bëjë marrëveshje se Shqipëria ka të gjitha të drejtat për të fituar. Jo vetëm që humbëm 630 milionë euro, por Edi Rama mori edhe 100 milionë euro nga buxheti i shtetit. Kujt i fliste ai? Po 200 milionë euro të djegësave, me kë do i kalojë? Me Arben Ahmetaj që i kundërshtoi 5 herë dhe që lëshoi urdhër arresti për fatura hoteli që i mori nga familja Rama kryeshpifësi i medias. I faktuar si shpifës, por i mbrojtur nga Dumani. Çfarë detyre ka kryer ky? Po a shkojnë 800 milionë këto. Po tuneli i Llogarasë sa shkon? I faktuar 50 milionë euro vjedhje. Po check up i vampires së shëndetit të shqiptarëve, Vilma Nushi, që është gruaja e kushëririt të tij, sa shkon? Pra, ku janë këto? Dhe dilte aty me papërgjegjshmërinë më të plotë." tha Berisha./Dosja.al

sali berisha

Sondazh

Poll

Nisin homazhet për policin që u vra në krye të detyrës gjatë aksionit në Maliq, kolegët e tij në lot

Nisin homazhet për policin që u vra në krye të detyrës gjatë aksionit në Maliq, kolegët e tij në lot

Drejtori i Hekurudhave, Ergys Verdho paraqitet në SPAK

Pas më shumë se katër orësh, qytetarët vijojnë protestën rrugëve të Kryeqytetit

Gjesti i veçantë i protestuesit, u dhuron lule efektivëve në shenjë solidariteti për policin e vrarë

Pas tre orësh protestë, turma vijon qëndresën: Dorëheqje!

Prej më shumë se tre orësh para Kryeministrisë, protestuesit ndezin flakadanë

"Kush s'kërcen nuk është shqiptar o hej"/ PAMJE me dron nga protesta madhështore për Zvërnecin

Thirrja e qytetarit të Rrjollit: Hajde rini, merre situatën në dorë dhe drejto vendin

Me flamuj dhe pankarta në duar, qytetarët e Durrësit sërish protestë për projektin në Zvërnec

Tentoi të futej në Kryeministri, protestuesja bën simbolin e shqiponjës

"Ne i duam parqet, lodrat, natyrën"/ Vogëlushi në protestë thirrje: Mbrojini për ne!

Protesta kundër projektit në Zvërnec/ Brohoret turma: Edi Rama o tradhtar, duhet lidhur me litar

Protesta për Zvërnecin, qytetarë mbajnë 1 minutë heshtje për efektivin e vrarë në krye të detyrës

"Ruani qetësinë, Ramën ta zhdukim me të mirë"/ Tensione në protestën kundër projektit në Zvërnec

PAMJE nga protesta madhështore kundër projektit në Zvërnec/ Oshëtin bulevardi: O pallosh o zagar

Mijëra protestues në shesh thirrje ndaj kryeministrit Rama: Duam dorëheqje

Protesta për Zvërnecin, babai i Martin Canit i bashkohet protestuesve në shesh

Mijëra qytetarë në Bulevard/ Thirrje kundër Ramës dhe Berishës: U ka ardhur fundi, në burg

Balla nga Kuvendi: Greqia u ka borxh shqiptarëve marrëveshjen për pensionet

Dita e 5-të e protestës për Zvërnecin/ Nis marshimi drejt bulevardit: Revolucion

Balla ‘thumbon’ Berishën: U trembe nga protestuesit që erdhën te selia e PD-së dhe ndryshove qëndrim

"Na keni ça k***"/ Noizy shpërthen keq ndaj protestuesve: Nuk po e shet njeri Shqipërinë!

'Zvërneci'/ Berisha: Ju jeni mafie si në Beograd. Të gjitha dokumentet ju i shumëzoni me zero

Berisha: Pse e fshihni kreun e Meduzës. Tokat në Zvërnec i ka rrëmbyer Pjerini nga Lezha dhe Agaçi

Reperi Gashi mbështet protestat për Zvërnecin: Fëmijët tanë nuk janë mysafir në tokën e tyre

Këngëtarja Bebe Rexha vlerësohet me cmimin “Female Icon Award 2026”

Banorët dhe pushuesit përballen me fenomenin e pazakontë në Ksamil

"Ktheni ligjin për investimet strategjike" Bozdo në Kuvend: Betonizuat bregdetin e jugut...

Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit: Të rinjtë po protestojnë kundër jush, mbani përgjegjësi

"Marksist-leninist i vogël'! Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit:

Ngjarja e rëndë në Maliq/ Autori transportohet drejt Tiranës, familjarët: Çfarë i bëre?!

Berisha: Xhelati Rama u vë protestuesve paqësorë, topat e ujit që gjuajtën edhe foshnjën në karrocë

Berisha-Piro Vengut: Dezertove nga ushtria dhe mashtrove se je pasardhës i Marko Boçarit

Fshihej në një zonë të pyllëzuar, ja vendi ku u gjet autori i ngjarjes në Maliq

"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS!

Bido i kthehet opozitës: Ku ishit ju më 30 maj që nuk folët për Zvërvecin?

“Keni paralajmëruar anti-miting në Vlorë”, Berisha thirrje Ramës: Anuloje, është praktikë fashiste

Deputeti i “Lëvizjes Bashkë”: Rendi i ditës së sotme është kërkesa për dorëheqjen e qeverisë

U plagos në operacionin për kapjen e një personi në kërkim, mbërrin te Trauma polici

Vrasja e efektivit të Policisë në Korçë, Kuvendi nis me një minutë heshtje

Vrau një efektiv dhe plagosi një tjetër, mbërrin në spital autori

Reshjet përmbytin rrugët e Shëngjinit, vështirësi në qarkullimin e automjeteve dhe këmbësorëve

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Protestuesit marshojnë drejt zonës së Bllokut, qytetarët e tjerë nuk iu bashkohen #dosja #protesta

Protesta nuk ka të ndalur, qyetarët bllokojnë rrugën te Ura e Tajvanit, thirrje në kor policëve

Nga Sheshi tek Banka, qytetarët bllokojnë rrugën: Edi Rama ka mbaru

Qytetarët nuk ndalen në protestë/ Bllokojnë rrugën te selia e PS-së, ulen në gjunjë

Vazhdon protesta për Zvërnëcin/ Protestuesit ngren nga kafet qytetarët te Opera

E mbuluar me flamurin kuq e zi, e reja shfaqet me foshnjën në krah gjatë protestës

"Edi Rama jep dorëheqjen/E reja nga protesta:Ka ardhur koha të shkosh me Berishën te Veliaj dhe Meta