Protestë masive kundër projektit në Zvërnec/ Qytetarët para Kryeministrisë thirrje kundër qeverisë: Rama të japë dorëheqjen (PAMJET)
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar! ...
Ish-ushtarak dhe njohës i armëve/ Kush është Violand Braçellari, 43-vjeçari që vrau një polic e...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Berisha u shpreh se Arben Ahmetaj deklaroi mbrëmë se çështja, se afera e djegësave ka për kokë nivelin më të lartë.
TIRANË- Kryedemokrati Sali Berisha ka folur mbrëmjen e sotme para mbështetësve të tij për intervistë e ish-zëvendëskryeministrit Arben Ahmetaj.
Ai tha se Ahmetaj paraqiti ato fakte që Partia Demokratike, i ka treguar prej disa muajsh me dokumente. Berisha u shpreh se Arben Ahmetaj deklaroi mbrëmë se çështja, se afera e djegësave ka për kokë nivelin më të lartë.
PJESË NGA FJALA E BERISHËS:
Askush nuk e ka sulmuar me fakte më shumë se Sali Berisha, Arben Ahmetajn. Por në rast se ju kujtohet, kur kërkuan arrestimin e tij dhe lexova dosjen konstatova dhe u deklarova publikisht se me këtë akt akuzë, e kanë ndihmuar Arben Ahmetaj. Se me këtë akt akuzë, Arben Ahmetaj, del krejtësisht i pafajshëm.
Me akt akuzën që Altin Dumani kishte formuluar ndaj Arben Ahmetajt, implikonte veten këmbë e kokë si një njeri i keqpërdorur nga Rama, pasi kërkonte të mbulonte të gjithë krimin monstruoz të Edi Ramës me firma që nuk ishin të vendosura nga Arben Ahmetaj. Kërkonte ti atribuonte atij, fuqinë e kryeministrit. Kërkonte ti atribuonte atij, projektet e kryeministrit.
Kjo ishte pra një kokë turku, ashtu siç u shprehën avoketërit e tij dhe siç e kuptuar shumica e njerëzve.
Por me fjalën e tij mbrëmë, në intervistën e tij, Arben Ahmetaj foli shumë. Pati sot tek, tuk gazetarë që shkruan se nuk paraqiti fakte. Të dashur gazetarë dhe gazetare, dokumentet, faktet zyrtare i ka paraqitur gjatë një periudhe nga korriku gjer sot, me qindra dokumente PD-ja.
Nuk ka asnjë gjë, të pabazuar në dokumente në akuzat e saj, prandaj dhe të kërkoni dokumente të tjera kur ju keni firmën e Edi Ramës në përmbysjen me zv/ministra në mënyrë të kundraligjshme të strategjisë së landfillimit dhe zëvendësimit me strategji djegie. Kërkoni dokumente të tjera kur keni firmën e Edi Ramës të trupëzimit në buxhetin afatmesëm me firmën e Ramës të vjedhjes së shekullit.
Kërkoni dokumente të tjera ju kur keni firmën e Engjëll Agaçit, Edi Ramës, të Niko Peleshit me porosi dhe në mungesë të Ramës, për procedurën e kundraligjshme, negociata të mbyllura. Kërkoni dokumente të tjera dokumente të tjera kur keni firmën e Edi Ramës për bonuesin prej 8 pikësh për një sipërmarrje që nuk ekzistonte mbi tokë përveç se në mendjen e Ramës dhe Veliajt, sipërmarrjes së tyre. Ju lutem mos bëni atë që nuk jeni. Këto dokumente nuk kanë nevojë për asnjë tjetër për të faktuar se autor kryesor i vjedhjes së shekullit është Edi Rama.
Këto dokumente i mjaftojnë çdo njeriu të ndershëm, çdo qytetari, gazetari, juristi, gjykatësi dhe çdo prokurori për të prangosur Edi Ramën si kryehajdutin e aferës së shekullit. Akuzojeni për çtë doni, por jo se nuk paraqiti dokumentet. Se mbi bazën e këtyre dokumenteve, Arben Ahmetaj deklaroi mbrëmë se çështja, se afera e djegësave ka për kokë nivelin më të lartë. Dhe niveli më i lartë në qeverinë qendrore është Edi Rama, dhe niveli më i lartë në qeverinë lokale është Erion Veliaj.
Se mbi bazën e këtyre dokumenteve ai u tha shqiptarëve se, Erion Veliaj është pronari real i djegësit të Tiranës.
Se mbi bazën e këtyre dokumenteve ai u tha shqiptarëve se ja ktheva 5 herë Veliajt, gjersa mashtroi, gënjeu dhe firmosi në emër të bashkive, në emër të këshillit pa i mbledhur kurrë ato.
Margaritis Schinas BRUKSEL- Nënkryetari i Komisionit Europian, Margaritis Schinas, gjatë fjalës së tij në mbledhjen e Komisionit p...
Sali Berisha TIRANA- Ka vijuar përsëri mbrëmjen e sotme protesta e mbështetësve të ish-kryeministrit Sali Berisha poshtë...
gazment bardhi TIRANË- Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi ka reaguar pas interivtës së ish-zëv...
arben ahmetaj ZVICËR- Media zvicerane "Tagesanzeiger.ch" i ka kushtuar një artikull intervistës që ka dhënë ish-zëvend&e...
Fatmir Mediu SHBA- Mbledhja e zhvilluar e një forumi të Kongresit amerikan ka patur në fokus ndikimin e Rusisë dhe Kinës n&eu...
pamje nga takimi SHBA- Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi, nga e hëna ndodhet në një vizitë...
Luçiano Boçi TIRANË- Nënkryetari i Partisë Demokratike Luçiano Boçi ka reaguar për intervistën e djesh...
Foto ilustruese TIRANË- Të hënën opozita do të zhvillojë një protestë para Kuvendit. Protesta do të mbahet n&e...
Vangjush Dako TIRANË- Gjykata e Posaçme ka shtyrë ditën e sotme sërish gjykimin për ish-kryebashkiakun e Durrësit Vang...
Ilir Beqaj TIRANË- Ish-ministri i Shëndetësisë, Ilir Beqaj është paraqitur ditën e sotme në ambientet e SPAK. Beqaj...