Dita e 52-të e protestës/ Qytetarët zbresin sërish në shesh, kërkohet dorëheqja e kryeministrit Rama: Shqipëria kërkon revolucion
Dita e 52-të e protestës/ Qytetarët zbresin sërish në shesh, kërkohet dorëheqja e kryeministrit Rama: Ju erdh...
Dita e 52-të e protestës/ Qytetarët zbresin sërish në shesh, kërkohet dorëheqja e kryeministrit Rama: Ju erdh...
Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët 21 Korrik, 16:20 ...
Berisha: I bëj thirrje Prokurorit Publike të BE, por edhe Interpolit dhe Eurojust që të nisin hetimet për Ramën q&...
Prapaskenat e atentatit në Elbasan/ Në shënjestër dyshohet se ishte nipi i “Ot Kilës" 21 Korrik, 12:27 ...
Zgjedhja e Bajram Begajt në krye të shtetit ka sjellë një përplasje mes Sali Berishës dhe Ilir Metës. Kryetari i PD i doli kundër presidentit në ikje për dekretin e pranimit të largimit nga detyra të Begajt, që ishte edhe "procedura" e fundit që e pengonte atë për tu votuar sot si president.

TIRANE- Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka dalë kundër dekretit të Presidentit në largim Ilir Meta, i cili dekretoi sot lirimin nga detyra të kandidatit për President, Bajram Begaj. Jashtë Kuvendit, pasi brenda seancës nuk iu dha fjala Berisha tha se akti i Metës është një shkelje e rëndë kushtetuese, pasi dekretet jashtë Shqipërie nuk kanë fuqi. Berisha shpjegoi se kur del jashtë vendit, presidenti i Republikës është kryetar Parlamenti.
"Vijmë tek dekreti i presidentit Meta. Në të drejtën kushtetuese europiane, dekreti e humbet fuqinë. As në Ambasadë nuk quhet. Kur je jashtë vendit, kryetari i shtetit je kryetar parlamenti, vende të tjera nuk e kanë këtë të drejtë. Ndryshoi hesapi tani. Nuk e imagjinonim që të kishte shkelje aq flagrante të kushtetues. Këtë deklaratë donim ta bënim në Kuvend. Po shkelmohet Kushtetuta."-tha Berisha.
Por si u "mbrojt" maxhoranca? Fill pas Berishës, për mediat doli në sqarim kryetari i grupit parlamentar të Partisë Socialiste Taulant Balla. Balla tha se firma e Metës është marrë brenda ambienteve të konsullatës shqiptare në Stamboll, rrjedhimisht tokë shqiptare, duke legjitimuar dekretin e Presidentit.
"Kushtetuta është shumë e qartë, raporti i Komisionit të Ligjeve e ka sqaruar. Fantazmat kanë problem me gjeografinë. Të thuash që kjo çështje, që konsullata shqiptare në Stamboll nuk është tokë shqiptare, por është turke, është njësoj sikur ka thënë dikur që deti i Shqipërisë është i Greqisë, apo gjykatën e Parisit që e ka bërë gjykatë amerikane se nuk shkon dot vetë në Amerikë."-tha Balla.
Bajram Begaj është kandidati i Partisë Socialiste për të marrë postin e Presidentit të Republikës. Begaj mbante aktualisht postin e Komandantit të Forcave të Armatosura dhe gradën gjeneral. Zgjedhja e tij në raundin e katërt me 71 vota "pengohej" nga posti dhe grada e gjeneralit, por bashkëpunimi i "heshtur" me presidentin Ilir Meta e zgjidhi ngërçin. Edhe pse ndodhej në Stamboll në një vizitë zyrtare, kreu i Shtetit e dekretoi largimin nga detyra të Begajt duke mundësuar zgjedhjen si President. Ky vendim tashmë ka hapur përplasjen me Berishën. Ku do të "ankohet" PD?
Sali Berisha, kryetar i PD TIRANE- Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha akuzoi kryeministrin Edi Rama se është korruptuar me pronat ...
pamje nga votimi TIRANË- Votimi në Kuvend ka nisur për kandidaturën e Bajram Begajt si President. Me dy vende të vendosura pë...
TIRANE- Deputetja Albana Vokshi bashkë me deputetët e tjerë të grupit parlamentar të Partisë Demokratike kanë dalë jas...
TIRANE- Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka replikuar me kryetaren e Parlamentit, Lindita Nikolla. Berisha kërkoi fjalën për p...
Monika Kryemadhi TIRANË- Kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Monika Kryemadhi ka bërë me dije se LSI do të votoj&eu...
Lindita Nikolla TIRANË- Seanca plenare për zgjedhjen e Presidentit ka nisur. Sot do të zgjidhet kandidati i propozuar nga PS-ja Bajram Begaj...
Makina ku ndodhet Begaj TIRANË- Kandidati për President Bajram Begaj ka mbërritur në ambientet e Parlamentit. Mësohet se pak para...
Fatmir Mediu TIRANË- Deputeti Fatmir Mediu ka dekalruar se procesi i zgjedhjes së presidentit nuk është kushtetues. Në një de...
TIRANË- Deputeti demokrat Ervin Salianji ka kundërshtuar bojktin e PD-së në seancën e sotme plenare. Gjatë një deklarate p&...
TIRANË- Deputetja demokrate Grida Duma ka deklaruar se nuk do e bojktojë seancën plenare për të votuar kandidatin për President ...