All - Scripts - 5
LIVE UPDATES
All - General - 1
LIVE UPDATES

500 mijë $ lobim rus/ Berisha: Basha të hetohet, më mashtroi, vendim për ‘fatin’ e tij në PD

• Kryedemokrati Sali Berisha u shpreh se për lobingun rus në PD është informuar në fillim të këtij viti dhe ka pritur verifikimin e informacioneve për ta denoncuar publikisht. Ai tha se ka kërkuar ngritjen e një auditor dhe hetimin e plotë të kësaj çështjeje, por shtoi se Basha kur ka ikur ka marrë çdo dokument e hard-disk me vete, duke eliminuar çdo provë. • Berisha u kthye vite pas dhe tha se në momentin që ambasadori amerikan në Tiranë, Donald Lu i ka dërguar dosjen ‘muzin’ në dorë, nuk ka pasur asnjë provë përveç artikullit të Mother Jones. Berisha tha se mes një artikulli e dëshmisë së Bashës, i cili sipas kreut të PD-së, betohej se paratë i kishte mbledhur nga Diaspora, zgjodhi të besonte këtë të dytin. • Qëndrimi, Berisha tha se ndryshoi kur nisën t’i shkonin informacione se Diaspora s’kishte dhënë para dhe pas verifikimit të tyre, e denoncoi publikisht. Ai shtoi se pavarësisht denoncimit të bërë prej tij, Rama ia mbylli dosjen Muzin Bashës dhe se sekretari i Përgjithshëm i Kryeministrisë Engjëll Agaçi kërcënoi drejtësinë në atë kohë. • I pyetur nëse do të ketë përjashtim të Bashës nga PD, Berisha nuk dha një përgjigje të prerë, por tha se fillimisht do të bëjë transparencë. • Berisha pranoi se ka një ritëm jo të kënaqshëm në ecurinë e organizimit të procesit për primaret dhe protestat në Partinë Demokratike. Berisha tha se objektivi nuk ka ndryshuar dhe se qeveria do të rrëzohet por shtoi se ndonjëherë gjërat duan kohë. • Ai akuzoi Ramën se po shërben si agjent rus në Ballkan, ndërsa denoncoi edhe kryebashkiakun Erion Veliaj. Ky i fundit, sipas Berishës, ka udhëtuar shumë herë në Teheran dhe se e shikon si vend pelegrinazhi. Ai shtoi se në një prej udhëtimeve, Veliaj është shoqëruar edhe nga Rama.

9 artikuj për këtë temë.

3 VITE ME PARE

PD po vonohet me protestat dhe primaret, Berisha: Ritmi nuk është në nivelin e duhur, por objektivi nuk ka ndryshuar

500 mijë $ lobim rus/ Berisha: Basha të hetohet, më mashtroi,
Sali Berisha
All - Paragraf - 1

TIRANE- Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha pranoi se ka një ritëm jo të kënaqshëm në ecurinë e organizimit të procesit për primaret dhe protestat në Partinë Demokratike. Berisha tha se objektivi nuk ka ndryshuar dhe se qeveria do të rrëzohet por shtoi se ndonjëherë gjërat duan kohë.

"Ke shumë të drejtë, nëse ritmi nuk është në nivelin e duhur, objektivi nuk ka ndryshuar. Po punohet për legjislacionin partiak të primareve dhe është puna e ritmit, grupi po punon. Sikundër protestat do të vijnë dhe më të fortat që ka njohur Shqipëria. Po punohet për zgjerimin e frontit opozitar por diçka ndonjëherë merr kohë më shumë nga sa e kemi parashikuar. Edi Rama është rrezik i madh kombëtar. Kjo është e vërteta."-tha Berisha. 

3 VITE ME PARE

Berisha: Agaçi kërcënoi prokurorët e dosjes ruse

500 mijë $ lobim rus/ Berisha: Basha të hetohet, më mashtroi,
Sali Berisha, kryetar i PD

TIRANE- Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha akuzoi kryeministrin Edi Rama se është personi që ka mbyllur hetimin e dosjes së financimit rus në PD në kohë që partia drejtohej nga Lulzim Basha. Berisha tha se sekretari i Përgjithshëm i Kryeministrisë Engjëll Agaçi kërcënoi drejtësinë. 

"Ju lutem merrni deklaratat e mia, denoncova Ramën për mbylljen e dosjes ruse. Ai e mbylli dhe se çau kokën, kujt i interesonte kjo. Bashës i interesonte sqarimi, por Rama e mbylli e kishte në dorë. Agaçi kërcënoi gjyqtarët dhe prokurorët dhe nuk e çoi në gjykatë të Lartë. Ky është problem i madh, jo i vogël."-tha Berisha. 

 

3 VITE ME PARE

Berisha: Rama mbron interesat e Rusisë në rajon, nuk di në ka firmosur në KGB

500 mijë $ lobim rus/ Berisha: Basha të hetohet, më mashtroi,
Sali Berisha

TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha hodhi akuza të forta ndaj kreut të qeverisë, Edi Rama teksa e akuzoi për lidhje me rusët.

Gjatë konferencës së përjavshme të zhvilluar me gazetarët nga selia Blu, kreu i demokratëve u shpreh se lidhjet e tij me Beogradin tregojnë dhe orientimin e tij filorus.

Berisha u ndal dhe tek çështja më e diskutueshme e ditëve të fundit, financimi i partive politike. Pyetjes se a do të votojë pro apo kundër amendimeve që do të bëjë mazhoranca lidhur me ndryshimet në ligj Berisha u shpreh se përkundrazi ai do të votojë po.

Pjesë nga konferenca:

Sali Berisha: Gjithashtu Partia Demokratike dhe Sali Berisha ka denoncuar dhe ka kundërshtuar me protesta të fuqishme dhe dënon me forcën më të madhe orientimin serbo-rus të politikes së jashtme aktuale të Shqipërisë në kuadrin e aleancës trilaterale Beograd-Shkup-Tiranë apo të ‘Ballkanit të hapur’. Partia Demokratike dënon me ashpërsinë më të madhe mbrojtjen absurde që Edi Rama i bën qëndrimit filorus të Beogradit, shndërrimit sot më shumë se kurrë pas agresionit barbar rus dhe Ukrainës, të Rusisë së vogël dmth se Serbisë së Putinit të vogël në një prapavijë shumë të rëndësishme të Moskës së Putinit të madh. Mbrojtja që Edi Rama i bën qëndrimit anti-saksionet të Beogradit të Rusisë është në sintoni të plotë me mbrojtjen që i bën Vladimir Putini këtij qëndrimi. Është në kundërshtim flagrant me interesat e kombit shqiptarë me interesat të rajonit dhe Aleancës së Atlantikut të Veriut.

Pyetje: A mjafton ngritja e një komisioni që do të bëjë auditin e financave ruse në lidhje me Lulëzim Bashën, në një kohë që ky i fundit do të jetë pjesë e grupit parlamentar të PD

Sali Berisha: Tani, në njëherë të bëjmë transparencën, pastaj natyrisht që qëndrimet do të përshtaten, do të mbahen. Por besoj se transparenca është e domosdoshme. Ai sot citohet nga Mother Jones për takime me ambasadorin rus. Po ka artikuj të djeshëm Mother Jones, të gjatë madje, për aferën e tij, kushtuar Bashës. Në fakt të themi të vërtetën, ata dy gazetarë që botuan atë artikull kanë meritë të veçantë, sepse ata e botuan shumë kohë para shërbimeve. Jua dhanë atyre shërbimet unë nuk e di, por e botuan ama. Ajo u faktua 4 vite më vonë, në raport të shërbimeve. Ata kanë shkruajtur dje që ai ka pasur takime me ambasadorin rus. Takimet i ka bërë publike. Duhet të mësohemi me një gjë, disa fjalë janë, si fjala agjent, fjala i shitur dhe shumë fjalë nuk është se nuk janë me inflacion por në rastin konkret duhet të shohim tek pasojat. Çfarë interesa kishte Rusia të paguante, se pa interes nuk e bënte ajo. Nuk di të them. Ka që i lidhin vendimet e tij të mbrapshta me këtë financim, nuk di të them sepse nuk më shkon. Por shikoni Edi Ramën. Edi Rama sillet haptas si agjent influent i Kremlinit. Po, agjentët janë dy llojesh, janë agjentë informacioni që dërgojnë, japin, marrin informacion dhe janë të tjerë që mbajnë qëndrime në interes strategjik, në interes të shtetit që i shërbejnë. Çfarë është kjo që del ky në çdo samit dhe thotë: mos i kërkoni Serbisë të respektojë sanksionet ruse, në një kohë kur vetëm Yeti ka 18 fluturime në Moskë në javë. Sa ka EuroFloat? Me dhjetëra të tjera. Serbia shërben si një prapavijë e fuqishme, por si mundet një qeveritar anëtar i NATO-s të mbrojë aksin Moskë-Beograd? E mbron se është i detyruar, askujt nuk mund t’ia shesë këtë. Prandaj dhe duhet të mësohemi të kërkojmë më shumë efekte sesa gjëra konkrete. Unë nuk them se ky ka firmosur në KKB, nuk e di se çka ky, por ky bëhet avokati i interesave ruse në rajon duke mbrojtur qëndrimin e Vuçiç. Si mund të mbrohet, kush tjetër e mbron qëndrimin e Vuçiçit përveç Edi Ramës? A dini ndonjë kryeministër tjetër? Unë di miq të tij por se mbrojnë Vuçiçin ata. Zbato sanksionet i thonë. Ndërsa ky i thotë më mirë është për BE dhe NATO të mos i zbatojë sesa t’i zbatojë. Si mund të flasë njeriu në këtë mënyrë? Flet kur lexon ato që i dërgojnë me mesazhe, “do thuash këtë” se ndryshe nuk ndodh kjo. Nuk e çon njeriu veten në deklarata absurde. Dhe kjo e përsëritur në çdo takim, është i detyruar ta përsërisë në çdo takim. Është kështu apo jo? Në qoftë se ka një kurator, një kujdestar të interesave ruse në rajon është Aleksandër Vuçiç dhe vasali i tij Edi Rama. Kovaçenskin nuk e ndjek, ai është në triangle, por nuk i ndjek deklaratat e tij, nuk kam dëgjuar të thotë ai mos i kërkoni Serbisë të mos respektojë sanksionet.

Pyetje: Ju thatë që nuk ka asnjë boshllëk ligjor përsa i përket financimit të partive politike, po paralajmëroni një votë kundër lidhur me amendimet që do të bëjë mazhoranca?

Sali Berisha: Jo, kategorikisht. Jam gati. Unë nuk po e pengoj atë, përkundrazi, çdo lloj transparence. Por unë nuk mund të gënjehem që të bëjmë një ligj për hipokrizi. Për çfarë ligji paskan nevojë Shqiptarët që të mos marrë financime ruse? Kurrë, një armik shekullor, i dy shekujve të fundit, çfarë ligji, asnjë ligj. Le të bëhen, por nuk zgjidh gjë ligji. Ligji zgjidh duke nxjerrë përgjegjësi për çdo akt, duke nxjerrë përgjegjësi qoftë për atë që akuzohet se i ka marrë, qoftë për atë që e ka mbrojtur. Ju lutem merrni deklaratën time të 14 Prillit. E denoncoj haptas për mbyllje të dosjes ruse Edi Ramën. Pas informacioneve, ai nuk e kundërshtoi, e mbylli dhe nuk e çau kokën. Edhe sa qëndron kjo? Në interes të kujt ishte të mbyllej kjo? Interesi i Shqipërisë nuk është. Ta supozojmë variantin se Lulëzim Basha nuk i ka paratë ruse siç thotë. Interesi i Shqipërisë nuk mban Lulëzim Bashën, është që të sqarohet që nuk janë para ruse. Por Edi Rama e mbylli. I kishte në dorë, i kërcënoi prokurorët dhe gjykatësit. Dhe nuk e çoi në Gjykatë të Lartë se duhej mbyllur sa më shpejt çështja. Kështu që këtu është një problem i madh, nuk është një problem i vogël rrezikues me këto që dalin.

3 VITE ME PARE

Berisha: Veliaj udhëtonte vazhdimisht në Teheran, e kishte si vend pelegrinazhi, njëherë e shoqëroi dhe Rama

500 mijë $ lobim rus/ Berisha: Basha të hetohet, më mashtroi,
Sali Berisha

TIRANË- Kryedemokrati Sali Berisha ka denoncuar udhëtime të bëra në Teheran nga kryetari i Bashkisë Tiranë, Erion Veliaj. Në një konferencë me gazetarët, Berisha tha se është 100% i bindur se Veliaj ka udhëtuar për pelegrinazh drejt Teheranit. Ai shtoi se ekziston mundësia që në njërin prej udhëtimeve ta ketë shoqëruar edhe kryeministri Edi Rama, por për këtë gjë nuk është i siguritë. 

Pjesë nga konferenca: 

Pyetje: Në takimet që ambasadorja amerikane me përfaqësues të forcave politike ka theksuar rëndësinë e parandalimit në të ardhmen të financimeve ruse. Pra i referohet të ardhmes. A e lexoni këtë si një mesazh për PD e cili insiston në rihetimin e çështjes?

Berisha: Tani, se ka boshllëk ligjor, në dijeninë time nuk ekziston asnjë boshllëk ligjor. Partitë politike nuk mund të financohen kurrë nga vende të huaja jo mike. Por meqë jemi këtu, unë do ju rikujtoj denoncimet e mia të përsëritura të udhëtimeve të përsëritura të Erion Veliajt në Teheran. Po, për të cilat na kanë informuar shërbimet partnere. Nuk merrem unë me bojën që ka për fytyrë ai, unë merrem me udhëtimet, dhe këtë jua kam thënë shqiptarëve në mënyrë të përsëritur si kryeministër.

Ka edhe një udhëtim të mundshëm të Edi Ramës, por ai ka qenë udhëtim në një konferencë, në qoftë se ka qenë, nuk jam i sigurtë. Por për të Erion Velisë është 100% e sigurtë. Dhe këto i kam denoncuar. Erion Veliaj e kishte si vend pelegrinazhi. Një udhëtim është bërë me Edi Ramën, sipas këtyre burimeve, por mund të jetë bërë në kuadër të konferencës së socialistëve. Megjithatë asnjë gjë nuk është çudi tek Edi Rama.

E dëgjuat ju se kujt i kishte kërkuar për t’i kontraktuar firmën. Doli, ajo është një lloter shoot, i thonë asaj. Se asnjëri prej jush nuk e di se çfarë është dëshmuar në jurinë që ishte Top Secret, dëshmitë e bëra në juri s'i di askush. Por emri i tij dilte, emri i tij dilte sikundër del jo me fonde ruse por me fonde ilegale për çfarë janë dënuar dy qytetarë amerikanë për fotografinë që ka bërë me presidentin Obama. Kjo është e njohur, ata janë dënuar, njëri 4 vjet tjetri 5 vjet burg.

3 VITE ME PARE

Berisha tregon pse Basha duhet hetuar: Për rastin e tij ka fakte, për timin jo. Paratë nuk kaluan në arkën e PD

500 mijë $ lobim rus/ Berisha: Basha të hetohet, më mashtroi,
Sali Berisha, kryetar

TIRANE- Kryedemokrati Sali Berisha deklaroi sot se Prokuroria duhet të marrë në hetim Lulzim Bashën, pasi për të, akuza e ngritur për financim rus në zgjedhje ka disa të dhëna që duhen hetuar. Berisha tha se ndryshe nga rasti i tij, ku Departamenti Amerikan i Shtetit foli pa prova, për Bashën ka të dhëna konkrete. Berisha foli edhe për sulmin mbi sistemin TIMS dhe tha se shteti u gjet i papërgatitur. 

Pyetje: Kush e mori peng Bashën, PS apo organizata të tjera? 

Berisha: Peng i Edi Ramës. Unë ia kisha thënë që drejtësia vonon por nuk harron. I kisha thënë Lulzim, kudo të shkosh ti, para teje shkojnë dosjet e tua. Nuk jam profet, por këto ia kam thënë para jush dhe normal që këto janë gjëra të tjera dhe sot i ka Edi Rama në dorë. Bëhet një agresion kombëtar dhe nuk mblidhet Këshilli i Sigurisë Kombëtare.

Pyetje: Cili është dallimi?

Berisha: Në rastin tim është gjer tani është një vendim si në materie, pa fakte dhe argumente, ju jeni dëshmitarë. Në rastin e Lulzim Bashës, flitet me emra, për Biniattën në Skoci. I ka të gjitha, dhe nuk bëhet hetim se është Edi Rama. Shkoi ndonjë prokuror në SHBA për të marrë në pyetje Nick Muzin? Asnjë. Cili prokuror? Thirrën Ristanin dhe çfarë rezultoi? Asgjë  s'kishte hyrë dhe dalë nga arka e partisë. Atëherë nga dolën 500 mijë dollarë. Kryetari e di dhe u mor peng nga Edi Rama. I ke zbatuar rregullat e transaksioneve? Sepse këtu nuk ka sqaruar asgjë, në arkë nuk i ka kaluar, në bankë jo. Nga mbinë ato para? Ranë nga qielli? Nuk ka asnjë krahasim mes tyre. I them sesa herë kam ftuar SPAK e stërSPAK të hetojë çdo gjë, kam thënë se jam gati të votoj ligjin e parashkrimit për çdo ministër dhe deputet, që çdo ministër ta dijë që nuk ka parashkrim. Grupet ruse përditë me atë punë merren por bëjnë përshesh ato sisteme që gjejnë. TIMS nuk hyn dot me e-Albania, aty hyn kur rekruton një agjent. Mos u çudit që këta që kanë marrë 200 milionë, të kenë bërë çdo lloj marrëzie në gjoja sigurinë e sistemeve tona. TIMS është sistem i mbyllur. S'ka punë me E-albania, shtet kashte. 

3 VITE ME PARE

Sulmi nga Irani/ Berisha thirrje: NATO dhe SHBA të ndihmojnë Shqipërinë në mbrojtjen dixhitale

500 mijë $ lobim rus/ Berisha: Basha të hetohet, më mashtroi,
Sali Berisha

TIRANË- Kryetari i Partisë Demoklratike, Sali Berisha ka dënuar sulmin kibernetik të Iranit ndaj sistemit TIMS dhe portalit shtetëror e-Albania. Duke folur në konferencën e përjavshme me gazetarët nga selia Blu kreu i demokratëve u shpreh se po aq e rëndë është dhe fakti që sipas tij kryeministri Edi Rama nxorri qëllimisht të dhënat e shqiptarëve duke ua dhënë patronazhistët.

Berisha u bëri thirje NATO-s dhe SHBA-së për të ndihmuar Shqipëerinë sa i përket mbrojtjes dixhitale që sipas kryedemokratit sot është lehtësisht e cënueshme.

"Kështu që në këtë kontekst unë i bej thirrje NATO-s, i bëj thirrje SHBA-së me një ekip të gjithanshëm me specialist të fushave të ndryshme, të ndihmojnë Shqipërinë për të kapërcyer këtë agresion duke shqyrtuar të gjithë situatën e sistemeve dixhitale në Shqipëri. Dënoj gjithashtu përdorimin e këtyre sistemeve, kundër sistemeve të Kosovës. Sistemet dixhitale, portali e-Albania është shndërruar në një aeroport që bombardon sistemet në Kosovë, i përdorur nga këta haker. Po kjo është e sigurtë dhe në këtë mes ky është një agresion ndaj dy vendeve, ndaj edhe mbrojtja, partnerët tanë, Shqipëria, ka nevojë për një ndërhyrje urgjente nga partnerët tanë për ristabilizimin dhe sigurinë e këtyre sistemeve", tha Berisha.

Pjesë nga deklarata e Berishës:

Në problematiken e madhe që ka Shqipëria përsëri problemet kryesore janë problemet e sigurisë kombëtare. Në këtë kontekst e konsideroj një agresion ndaj shtetit shqiptarë sulmin kibernetik të Ajatollahëve të Teheranit ndaj sistemeve dixhitale të Shqipërisë. Në një art zuzar regjimi iranian ka sulmuar dhe e vërteta është ka devastuar sistemet dixhitale të vendit. Çmimin e madh për të cilin e paguajnë qytetarët shqiptarë, e paguajnë në sigurinë e tyre, jo vetëm shqiptarët. Sulmi që filloj me portalin e-Albania kaloj në sistemin TIMS më vonë me MEKS dhe Adams pa asnjë lidhje me portalin e-Albania dhe dje është shtrirë në sistemin e gjendjes civile. Dënoj edhe njëherë me ashpërsinë më të madhe këto sulme të cilat në një formë përfaqësojnë një dhunim të rendë të sovranitetit të vendit. Një agresion me një infrastrukturë me një rëndësi kritike si për shërbimet ashtu edhe për sigurinë të çdo vendi. Duke theksuar këtë dënoj gjithashtu pa hezitim qëndrimin e papërgjegjshëm plotësisht të qeverisë së Edi Ramës, i cili filloj zyrtarisht lojën kriminale me sistemet dixhitale të vendit duke nxjerrë për patronazhistët të dhënat personale në kundërshtim me Kushtetutën dhe ligjin e vendit, të 1 milion shqiptarëve. Duke nxjerrë target në një mbështetje të fuqishme për krimin. Duke nxjerrë rrogat në një goditje shumë të rëndë për biznesin, duke nxjerrë telefonat kartat e identitetit e kështu me radhë. Shtoj këtu se për të gjitha këto akte të shtrira në vite në Shqipëri nuk ka asnjë të dënuar asnjë të burgosur ndonëse përbënin dhunim të madh të ligjeve të vendit. Së dyti dënoj më forcën më të madhe tenderat korruptiv të ndërtimin dhe mbrojtjes së këtyre sistemeve përpjekje për të ndërhyrë dhe për të shkatërruar sistemet dixhitale në Kosovës kanë qenë të mëdha, por mbrojtja e tyre ka qenë e shkëlqyer dhe nuk ka lejuar penetrimin e agresorëve në këto sisteme sepse 200 milionë euro të shpenzuar në Shqipëri kanë përfunduar në xhepat e gjelistëve, beqajve dhe baxhanakëve dhe shokë dhe nuk kanë përfunduar në teknologji mbrojtëse të sistemeve tona dixhitale. Përpjekjet për të fajësuar kompaninë amerikane, janë përpjekje për tu fshehur vjedhjet që kanë bërë. Kështu që në këtë kontekst unë i bej thirrje NATO-s, i bëj thirrje SHBA-së me një ekip të gjithanshëm me specialist të fushave të ndryshme, të ndihmojnë Shqipërinë për të kapërcyer këtë agresion duke shqyrtuar të gjithë situatën e sistemeve dixhitale në Shqipëri. Dënoj gjithashtu përdorimin e këtyre sistemeve, kundër sistemeve të Kosovës. Sistemet dixhitale, portali e-Albania është shndërruar në një aeroport që bombardon sistemet në Kosovë, i përdorur nga këta haker. Po kjo është e sigurtë dhe në këtë mes ky është një agresion ndaj dy vendeve, ndaj edhe mbrojtja, partnerët tanë, Shqipëria, ka nevojë për një ndërhyrje urgjente nga partnerët tanë për ristabilizimin dhe sigurinë e këtyre sistemeve. Irani, Koreja e Veriut sulmojnë shumë sisteme por në tërësi pa sukses sepse ekziston ajo që quhet, mbrojtje kibernetike, të cilën Edi Rama e shkatërroj sa erdhi në pushtet. Kishte një njësi që paguhej dhe varej direkt nga kryeministri dhe paguhej vetëm për mbrojtjen kibernetike të sistemeve. E shkriu sepse e quajti spiun dixhital, dhe e largoj menjëherë me radhë e me radhë, por tani është koha. Thirrja ime për partnerët tanë një ndërhyrje emergjente sepse Irani nuk mund dhe nuk do ta fitojë dot ketë beteje. Nuk mund të intimidojë Shqipërinë për të ndryshuar qëllimin e saj, ndaj opozitës Iraniane, një opozitë që lufton për liri dhe dinjitet kombëtar të Iranit. Jemi në fushën e sigurisë kombëtare, padiskutim sot për Europën dhe Botën, Vladimir Putini dhe regjimi i tij Rusia, është rrezik tejet madhorë për paqen stabilitetin në Europë dhe në botë. Në kuadrin e debateve të shpërthyera ditët e fundit, Partia Demokratike deklaron sa vijon:

1- Partia Demokratike si parti e interesit kombëtar të shqiptarëve. Është forca e parë politike në Europën ish-komuniste që ka kërkuar që javët e para të themelimit të saj, anëtarësimin e Shqipërisë në NATO dhe e ka bërë këtë në një kohë, kur të tjerët nuk kanë arritur ta bëjnë.

2- Partia Demokratike në Shqipëri është ndër vendet më të para që ka firmosur partneritetin për paqe me NATO në kundërshtim më interesat strategjike të Rusisë.

3- Partia Demokratike është forca politike që ka vendosur territorin e saj në dispozicion të instalimit të dronëve të para të SHBA-së në vitin 1993 në Europë dhe në dispozicion për manovra të mëdha të NATO-s në det në ajËr në tokë, ndërkohë që Partia Socialiste e Shqipërisë sillte asokohe në parlament rezoluta të publikuara kundër bashkëpunimit dhe anëtarësimit në NATO.

4- Partia demokratike në qeveri është forca politike që kundër interesave strategjike ruse anëtarësoi Shqipërinë në NATO.

5- Partia Demokratike në qeveri duke kundërshtuar interesat madhore strategjike ruse, dha një kontribut historik në sigurinë e Shqipërisë dhe të Europes me rolin e saj të një rëndësie thelbësore në projektin e gazë sjellësit Trans-Adriatik TAP duke mos u përkulur as edhe joshur në asnjë presion rus. Ajo mbështeti dhe loboi për TAP-in duke parandaluar kështu pushtimin e korridorit të jugut të Europës nga gazi rus.

6- Në organizatat ndërkombëtare Partia Demokratike në qeveri ka mbështetur gjithnjë çdo rezolutë të sponsorizuar nga SHBA dhe vendet anëtare të NATO-s për sigurinë dhe paqen në botë.

3 VITE ME PARE

Lobimi rus/ A do të përjashtohet Basha nga PD? Berisha: Ai ka marrë çdo hard-disk me vete, kërkuam audit të plotë

500 mijë $ lobim rus/ Berisha: Basha të hetohet, më mashtroi,
Sali Berisha

TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha deklaroi se do të merret vendim për ngritjen e një auditi sa i takon akuzave për financime ruse në këtë parti, gjatë kohës që drejtohej nga ish-kryedemokrati Lulzim Basha.

Berisha u shpreh se Basha ka ikur nga zyra por ai ka marrë me vete çoo gjë duke përfshirë dhe hard-disqet.

Pjesë nga konferenca:

Pyetje: Deklaruat që do të ketë një komision auditi me këtë çështje. A duhet të mblidhen forumet e PD-së dhe të marrin një vendim për Lulzim Bashën, ndoshta edhe ta përjashtojnë? Pasi një vit më parë ju keni deklaruar që ka qenë një vendim individual i zotit Basha kundrejt teje pa pasur asnjë provë, ndërsa sot keni një artikull të Zërit të Amerikës ku del diçka në pah.

Sali Berisha: Tani do të jem i hapur me ju. Vendimi për një audit do të merret dhe është shumë i drejtë. Por sërish do t’ju informoj këtu, që Lulzim Basha ka marrë çdo gjë me vete. Ka marrë hard disqet, ka marrë gjithçka. Kjo është e vërteta. Por partia duhet ta krijojë atë, detyrimisht. Dhe mbi bazën e hetimit. Se një qëndrim mendoj unë të dënueshëm ka mbajt Edi Rama me ndërhyrjet e tij në mbylljen e dosjeve. Unë e kam denoncuar këtë. Unë e kam quajtur përpara jush me qindra herë Lulzim Bashën peng. Dhe besoj se kjo u faktua. Demokratët që mbështetën Sali Berishën duhet të ndihen krenarë për vendimin e tyre historik. Sepse shpëtuan. Imagjinoni ju çdo të ishte sot në krye të Partisë Demokratike një njeri si Lulzim Basha. Se çfarë drame e madhe për opozitën dhe kombin do të ishte ajo.

3 VITE ME PARE

Lobimi rus në PD/ Berisha: Të rihapet dosja Muzin, duam transparencë

500 mijë $ lobim rus/ Berisha: Basha të hetohet, më mashtroi,
Sali Berisha

TIRANË- Kryedemokrati Sali Berisha ka kërkuar hetim të ish-kreut të pD-së Lulzim Basha në lidhje me dosjen e lobimit rus. Në një konferencë me gazetarët, Berisha tha se duhet bërë transparencë, pasi PD-ja nuk ka përgjegjësi për një gabim personal të Lulzim Bashës. Berisha shtoi se një hetim i mirëfillte do të largonte çdo dyshim të lidhjes së PD-së me paratë ruse. 

"Rikthimi i kësaj çështje në qendër të vëmendjes së mediave ndërkombëtare duke iu referuar zyrtareve të lartë amerikan, provon atë që unë kam denoncuar dhjetëra herë, se Basha është mbajtur peng me këtë dosje, dhe se ai duhet të japë urgjentisht përgjigje për origjinën e parave që kanë kaluar nga Binjata tek Nick Muzin. Nga informacionet paraprake që kam, se fondet që Binjata ka dërguar tek Nick Muzin, ashtu edhe një pjesë e madhe e pagesave që Basha ka bërë, nuk kanë kaluar asnjë prej tyre, nuk kanë kaluar nga arka e PD-së dhe nuk janë fondet e PD-së. Për këtë arsye përgjegjësia nuk është e Partisë Demokratike, por është individuale e Lulzim Bashës. Natyrisht për aq sa e përfaqësonte ai dhe partia politike nuk ka një përgjegjësi dhe atyre që janë përfshirë për Lulzim Bashën dhe atyre që janë përfshirë në këto transaksione, duke distancuar plotësisht nga kjo aferë kryekëput personale e ish-kryetarit të PD-se. Duke u zotuar se do të ngremë një komision auditi për të bërë transparencën e plotë, çfarë është e mundur nga ne, kërkojmë hapjen e një hetimi të plotë për të larguar çdo dyshim që lidh me fondet ruse. Në këtë rast garantojnë shqiptarët dhe parterët e Shqipërisë se PD-ja ka qenë, është dhe do të mbetet parti e interesit kombëtar me vokacion, orientimit eurotlantik të kombit shqiptarë,"- u shpreh Berisha ndër të tjera. 

3 VITE ME PARE

Lobimi rus në PD/ Berisha: Basha më tha se lekët i mblodhi nga Diaspora

500 mijë $ lobim rus/ Berisha: Basha të hetohet, më mashtroi,
Sali Berisha

TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha është shprehur se ish-kryetari i PD-së, Lulzim Basha i ka thënë se paratë për lobimin i ka mbledhur nga Diaspora, sipas rregullave. Në një konferencë për mediat, Berisha tha se kur dosja i shkoi në zyrë përmes ambasadorit amerikan, Donald Lu, ai e pyeti Bashën për 500 mijë dollarët dhe përgjigja ishte se i kishte mbledhur nga Diaspora. Berisha tha gjithashtu se brenda në dosje nuk kishte asnjë provë tjetër përveç artikullit të Mother Jones dhe se për rrjedhojë, ai kishte zgjedhur t'i besonte Bashës. 

"Lidhur me aferën Basha, deklaroj sa vijon: Në vitin 2018, ambasadori Lu më solli një dosje me shkrimin e portalit Mother Jones. Në dosje, përveç artikullit të revistës dhe një flete se Nick Muzin ishte i regjistruar si lobist i Bashës, nk kishte asnjë dokument tjetër. Lulzim Basha, i pyetur nga unë, më deklaroi se paratë e paguara për Nick Muzin, janë para të mbledhura në përputhje me rregullat në diasporën shqiptare në SHBA dhe se artikulli nuk ka asgjë të vërtetë. Midis artikullit të gazetës dhe shpjegimit të Bashës, unë kam besuar variantin e këtij të fundit. Më vonë jam vënë në dijeni të faktit se Basha mbahej peng me dosjen Muzin, dhe se çeshtja ndaj tij u mbyll në gjykatë me ndërhyrje të Agaçit, ku prokurori duke shkelur ligjin, nuk bëri rekurs në Gjykatën e Lartë, në kundërshtim flagrant me ligjin. Këtë e kam denoncuar si akt nga foltorja në foltore. Më vonë jam informuar se Basha kishte mashtruar dhe nuk kishte bërë mbledhje fondesh në diasporë. Pas këtyre informacioneve, burimi i parave mund të ishte rus, siç thoshte revista. Bazuar në këto informacione, më 4 prill të vitit 2022, kam denoncuar para jush financimin rus të Lulzim Bashës dhe mbylljen e dosjes nga Edi Rama. Rikthimi i kësaj çështje, provon atë që kam denoncuar disa herë, provon se Basha është mbajtur peng me këtë dosje dhe duhet të japë përgjitje për origjinën e këtyre parave. Nga informacionet paraprake që kam, nga fondet që Biniatta ka dorëzuar te Nick Muzin, nuk kanë kaluar asnjë prej tyre nga arka e PD-së dhe fondet e PD-së. Për këtë arsye, përgjegjësia nuk është e PD, por është individuale e Lulzim Bashës dhe atyre që janë përfshirë në këto sanksione. Duke u distancuar nga kjo aferë kryekëput e ish-kryetarit të PD, dhe duke u zotuar se do të ngrejë një komision auditi për të bërë transparencën e plotë, kërkojmë hapjen e një hetimi të plotë për të larguar çdo dyshim që lidh PD-në me dosjen ruse,"- tha Berisha ndër të tjera. 

Si u rikthye dosja Muzin?

Një raport i inteligjencës amerikane ka dalë në konkluzionin se Rusia ka financuar Partinë Demokratike me 500 mijë dollarë në vitin 2017. Në atë kohë selia blu drejtohej nga Lulzim Basha, i cili është akuzuar shumë herë publikisht për dosjen ‘Muzin’. Gjithçka erdhi pasi firma lobuese amerikane ‘Muzin Capitol Partners’ kishte dekaruar në vitin 2018 në Departamentin amerikan të Drejtësisë, se ajo kishte marrë gjithsej tre pagesa, në një shumë prej 675 mijë dollarësh, për punën e saj në favor të Partisë Demokratike në vitin 2017. Dyshimet ishin se pas pagesave të bëra nga kompania “Biniatta Trade LP” me bazë në Skoci, për aktivitete lobimi në favor të PD-së para zgjedhjeve të vitit 2016 në Shqipëri, qëndronin biznesmenë rusë. Autoritet shqiptare hapën hetime, por prokuroria u tërhoq nga akuza për pastrim parash dhe Gjykata pushoi çështjen e ngritur ndaj Lulzim Bashës, Arben Ristanit dhe Ilir Dervishajt. Ish-kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha është shfajësuar duke u shprehur fillimisht se 500 mijë dollarët u dhanë nga shqiptaro-amerikanët, por më pas tha se ai vetë nuk ka lidhje me burimin e parave e se kjo ishte një çështje që i përkiste lobuesit, pra, firmës Muzin.

sali berisha berisha me gazetaret 16 shtator 2022

All - ArticleEnd - 1
All - ArticleEnd - 1
All - ArticleEnd - 1
All - ArticleEnd - 2
All - ArticleEnd - 2

Sondazh

Poll

"Ne i duam parqet, lodrat, natyrën"/ Vogëlushi në protestë thirrje: Mbrojini për ne!

"Ne i duam parqet, lodrat, natyrën"/ Vogëlushi në protestë thirrje: Mbrojini për ne!

Protesta kundër projektit në Zvërnec/ Brohoret turma: Edi Rama o tradhtar, duhet lidhur me litar

Protesta për Zvërnecin, qytetarë mbajnë 1 minutë heshtje për efektivin e vrarë në krye të detyrës

"Ruani qetësinë, Ramën ta zhdukim me të mirë"/ Tensione në protestën kundër projektit në Zvërnec

PAMJE nga protesta madhështore kundër projektit në Zvërnec/ Oshëtin bulevardi: O pallosh o zagar

Mijëra protestues në shesh thirrje ndaj kryeministrit Rama: Duam dorëheqje

Protesta për Zvërnecin, babai i Martin Canit i bashkohet protestuesve në shesh

Mijëra qytetarë në Bulevard/ Thirrje kundër Ramës dhe Berishës: U ka ardhur fundi, në burg

Balla nga Kuvendi: Greqia u ka borxh shqiptarëve marrëveshjen për pensionet

Dita e 5-të e protestës për Zvërnecin/ Nis marshimi drejt bulevardit: Revolucion

Balla ‘thumbon’ Berishën: U trembe nga protestuesit që erdhën te selia e PD-së dhe ndryshove qëndrim

"Na keni ça k***"/ Noizy shpërthen keq ndaj protestuesve: Nuk po e shet njeri Shqipërinë!

'Zvërneci'/ Berisha: Ju jeni mafie si në Beograd. Të gjitha dokumentet ju i shumëzoni me zero

Berisha: Pse e fshihni kreun e Meduzës. Tokat në Zvërnec i ka rrëmbyer Pjerini nga Lezha dhe Agaçi

Reperi Gashi mbështet protestat për Zvërnecin: Fëmijët tanë nuk janë mysafir në tokën e tyre

Këngëtarja Bebe Rexha vlerësohet me cmimin “Female Icon Award 2026”

Banorët dhe pushuesit përballen me fenomenin e pazakontë në Ksamil

"Ktheni ligjin për investimet strategjike" Bozdo në Kuvend: Betonizuat bregdetin e jugut...

Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit: Të rinjtë po protestojnë kundër jush, mbani përgjegjësi

"Marksist-leninist i vogël'! Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit:

Ngjarja e rëndë në Maliq/ Autori transportohet drejt Tiranës, familjarët: Çfarë i bëre?!

Berisha: Xhelati Rama u vë protestuesve paqësorë, topat e ujit që gjuajtën edhe foshnjën në karrocë

Berisha-Piro Vengut: Dezertove nga ushtria dhe mashtrove se je pasardhës i Marko Boçarit

Fshihej në një zonë të pyllëzuar, ja vendi ku u gjet autori i ngjarjes në Maliq

"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS!

Bido i kthehet opozitës: Ku ishit ju më 30 maj që nuk folët për Zvërvecin?

“Keni paralajmëruar anti-miting në Vlorë”, Berisha thirrje Ramës: Anuloje, është praktikë fashiste

Deputeti i “Lëvizjes Bashkë”: Rendi i ditës së sotme është kërkesa për dorëheqjen e qeverisë

U plagos në operacionin për kapjen e një personi në kërkim, mbërrin te Trauma polici

Vrasja e efektivit të Policisë në Korçë, Kuvendi nis me një minutë heshtje

Vrau një efektiv dhe plagosi një tjetër, mbërrin në spital autori

Reshjet përmbytin rrugët e Shëngjinit, vështirësi në qarkullimin e automjeteve dhe këmbësorëve

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Protestuesit marshojnë drejt zonës së Bllokut, qytetarët e tjerë nuk iu bashkohen #dosja #protesta

Protesta nuk ka të ndalur, qyetarët bllokojnë rrugën te Ura e Tajvanit, thirrje në kor policëve

Nga Sheshi tek Banka, qytetarët bllokojnë rrugën: Edi Rama ka mbaru

Qytetarët nuk ndalen në protestë/ Bllokojnë rrugën te selia e PS-së, ulen në gjunjë

Vazhdon protesta për Zvërnëcin/ Protestuesit ngren nga kafet qytetarët te Opera

E mbuluar me flamurin kuq e zi, e reja shfaqet me foshnjën në krah gjatë protestës

"Edi Rama jep dorëheqjen/E reja nga protesta:Ka ardhur koha të shkosh me Berishën te Veliaj dhe Meta

Qytetarët protestë në Vlorë për Zvërnecin, me pankarta në duar marshojnë drejt Sheshit të Flamurit

Dy orë protestë, bulevardi plot qytetarë ndriçohet nga blicat e telefonave: Jep dorëheqje

"Studentët të ndërrojnë qeverinë"/ I riu thirrje të forta nga protesta: Mos u largoni nga Shqipëria

Protestuesit nuk i tremb as shiu, thirrje të forta nga Kryeministria: Revolucion!

“I preve në besë banorët e Rrjollit dhe Thethit”/ Protestuesi thirrje Ramës: Malet i nxore në shitje

PAMJE PREKËSE/ Vogëlushja mes lotësh mesazh Ramës: Pelikanin kaçurrel do ta sjellim në Surrel

Qytetarët njëzëri para Kryeministrisë: Rama në burg, Berisha në Burg

Banorja e Rrjollit: Mos bini pre e provokimeve! Këtu do rrimë deri sa Rama të japë dorëheqjen

Protesta kundër projektit të Zvërnecit/ Protestesit mesazh Ivanka Trump: Mbaj duart larg Nartës

Tensionohet situata në protestë, policia nuk kursen qytetarët hedh ujë me piper me presion