Protestë masive kundër projektit në Zvërnec/ Qytetarët para Kryeministrisë thirrje kundër qeverisë: Rama të japë dorëheqjen (PAMJET)
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar! ...
Ish-ushtarak dhe njohës i armëve/ Kush është Violand Braçellari, 43-vjeçari që vrau një polic e...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Së pari kam kënaqësinë të shpreh nderimin dhe respektin tim më të thellë për punën dhe sakrificat që bëni, por njëkohësisht keqardhjen time më të thellë për represionin e vërtetë që ju dhe iniciativa juaj e lirë pëson nga një regjim, nga një qeveri e cila ka tipar kardinal vjedhjen, vjedhjen dhe vetëm vjedhjen. Dhe dua tu them këtu që hajduti nuk ka as profesion, as moral as përgjegjësi zyrtare dhe është vetëm hajdut e mendon se si të plaçkitë tjetrin. Në çdo veprim po të analizoni këtë qeveri, e gjithë veprimtaria e saj ndaj jush është e tëra se si tu intimidojë, njësoj si hajduti që të futet natën në shtëpi dhe sheh se si ta zbrazë atë, edhe këta me praktika antiligjorë dhe antikushtetuese, janë vërsulur si lukuni ndaj jush duke bërtitur me propagandën e tyre se “jemi të vetmit në Evropë që nuk tatojmë biznesin e vogël”, me pacipësi absolute se “jemi këta e jemi ata”, paçka se u vënë mbi krye një “Sude” apo “Xhaferr” në krye siç ishte drejtori i tatimeve që ndërtonte piramida me paratë tuaja. Njerëz të cilët, zyrtarë të cilët, pavarësisht se kanë shkollë apo jo, kanë studiuar për financa apo ekonomi, në të gjithë praktikat e tyre mendojnë se si t’ju grabisin ju biznesin e vogël, sepse për ta ju jeni anonim. Ju jeni njerëz burra dhe gra anonim për ata sepse ata janë një me oligarkët dhe gjithë interesat e tyre bien mbi ju. Nuk jam këtu për tu ndalur në përpjekjet bëra në të shkuarën për një klimë miqësore ndaj biznesit, jam këtu për tu garantuar se programin e qeverisë së ardhshme do ta hartoni ju, dhe jo specialistët tanë. Paketën fiskale të biznesit të vogël do ta hartoni ju, më të favorshmen për ju sepse ky nuk është vetëm interesi juaj por është interesi i vendit.
Jo vetëm në Shqipëri por dhe në vendet më të zhvilluara të botës biznesi i vogël është gjeneratori kryesor i punësimit. Ndaj dhe ne mund të diskutojmë dhe bëjmë propozime, por unë jam sot këtu për tju thënë se programin e PD-së për klimën ndaj biznesit do të jetë i tëri i hartuar nga ju, ju keni eksperiencën, ju keni specialistët, ju keni të gjitha mundësitë ti jepni vendit dhe biznesit shqiptar programin më të mirë.
Tragjikja është se jemi shumë larg vendeve përreth. Ky që bërtet se “biznesin e vogël jemi i vetmi vend në botë që nuk e tatojmë” paçka se biznesi i vogël tatohet të paktën tre herë më shumë seç tatohej tetë vite më parë dhe që vijnë vazhdimisht në rritje, vijnë çdo vit në rritje taksa, pagesa e të gjitha me radhë, çka tregohet dhe në përgjysmimin e biznesit të vogël në këto vite e shoqëruar direkt me spastrimin etnik të Shqipërisë.
Presidenti juaj e shtroi me shumë të drejtë se ky qëndrim është kompleks. Ky qëndrim armiqësor është politik në radhë të parë, nuk dëgjon nga kjo qeveri një fjalë një shprehje mirënjohje apo miqësore ndaj jush. Rikujtoni tetë vite të fjalimeve koprolalike të pafundme të kreut të qeverisë. Jo. Ka mendësinë e një vjedhësi që për garanci të vetme se nuk vjedh thotë është gjatësia 2 metra i gjatë, paçka se vjedh çdo ditë me firmë nga mëngjesi deri në darkë me ligjet që bën.
Sali Berisha TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha është shprehur se qeveria shqiptare po intimidon biznesin. I ndodhur n...
Ilir Meta TIRANË- Presidenti Ilir Meta priti ditën e sotme Ambasadorin e ri të Republikës së Maltës në Shqipëri, An...
Albert Nasto TIRANË- Kreu i Shoqatës së Biznesit të Vogël e të Mesëm Albert Nasto është sh...
Rama dhe Vuçiç TIRANË- Në Ohër, të Maqedonisë së Veriut do të organizohet për 2 ditë 'Open Balka...
Ilir Meta dhe Halit Valteri TIRANË- Ish-deputeti Halit Valteri ka paditur Presidentin Ilir Meta pas lajmeve të publikuara nga mediat austriake p&...
Open Balkan Pjesëmarrës të nismës “Ballkani i Hapur” mblidhen sot dhe nesër në Ohër të Maqedonisë ...
Edi Rama TIRANË-Në Samitin e Rajonal të Transportit, Kryeministri Edi Rama foli edhe për Ballkanin e Hapur, për të cilën...
Sali Berisha në tryezë TIRANË- Ish-kryeministri Sali Berisha është mbledhur në një tryezë me biznesin e vogël ...
Edi Rama TIRANË- Ka nisur të zhvillohet samiti i nismës “Open Balkan”. Kryeministri Edi Rama së bashku me ministren Belinda...
Open Balkan MAQEDONI E VERIUT- Ditën e sotme dhe të nesërme do të mbahet samiti i nismës “Ballkani i Hapur” në Oh...