Protestë masive kundër projektit në Zvërnec/ Qytetarët para Kryeministrisë thirrje kundër qeverisë: Rama të japë dorëheqjen (PAMJET)
FOTO/ Protesta për Zvërnecin, babai i Martin Canit i bashkohet protestuesve në shesh 4 Qershor, 18:43 PAMJE ng...
FOTO/ Protesta për Zvërnecin, babai i Martin Canit i bashkohet protestuesve në shesh 4 Qershor, 18:43 PAMJE ng...
"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar! ...
Ish-ushtarak dhe njohës i armëve/ Kush është Violand Braçellari, 43-vjeçari që vrau një polic e...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Berisha e akuzoi Dumanin se mbajti 22 ditë në zyrë urdhërarrestet e gjykatës për kartelin e drogës të goditur nga operacioni ndërkombëtar "Ura".
TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka dalë nga ambientet e Prokurorisë së Posaçme, ku u paraqit në zbatim të masës së sigurisë "detyrim paraqitje".
Ashtu si herët e tjera, Berisha pas daljes nga SPAK ka mbajtur fjalën e tij për mediat, ku tregoi dhe shënimin e lënë sot për kryeprokurorin Altin Dumanin. Këtë të fundit, Berisha e akuzoi se mbajti 22 ditë në zyrë urdhërarrestet e gjykatës për kartelin e drogës të goditur nga operacioni ndërkombëtar "Ura".
"Të dashur qytetarë dhe qytetare, kjo zyrë shteti që paguhet me rrogat më të larta në gadishullin e Ballkanit, paguhet me 7 mijë euro personin nga prokurorët për meritën e veçantë se komunikojnë dhe bëjnë pazare me kriminelët, do të shpallet seksion i kartelit Troplini. Do të shpallet seksion i kartelit më të fuqishëm të drogës në Europë, karteli i vetëm që administron portin kryesor të vendit, portin e Durrësit.
Ndaj dhe në shënimin që i lashë Altin Troplinit, e informova se sot e tutje nga Dumani, do ta quajmë Altin Troplini. Kjo për arsye të forta ligjore sepse ky bashkëpunëtor i kartelit më të rrezikshëm, më të fuqishëm të Europës, mbajti në zyrën e tij 22 ditë vendimin e gjykatës për arrestin e Xhevdet Troplinit, Elvis Doçit apo Pojës, sepse Poja quhet në fakt ky kartel droge.
Dhe jo vetëm e mbajti 22 ditë, por e çoi për ekzekutim pasi Xhevdeti dhe Elvisi kishin mbërritur në destinacionet që kishin zgjedhur dhe të lirë sot, duke kontrolluar nga vendndodhjet e tyre përsëri në çdo metër katror portin e Durrësit dhe trarikun e kokainës. Ndaj dhe unë i lashë këtë shënim: Me mbajtjen për 22 ditë të fletëarrestit të gjykatës për bosët e kartelit më të madh në Europë të drogës, kartelit Troplini, Altin Dumani do regjistrohet si bashkëpunëtor kryesor i këtij karteli dhe do ndryshojë mbiemrin e tij nga Dumani në Altin Troplini.", u shpreh Berisha.

sali berisha TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha është paraqitur ditën e sotme në Prokurorinë e Po...
pamje nga ksamili KSAMIL- Kryeministri Edi Rama ka ndarë sot në rrjetet sociale nga aksi kryesor i Ksamilit. Sipas Ramës, ky aks ë...
Berisha TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha do të paraqitet ditën e sotme në Prokurorinë e Posaç...
Foto ilustruese KUVENDI- Deputetët e Kuvendit të Kosovës ditën e sotme do të mblidhen sërish sot në tentativën e 25...
Igli Hasani GREQI- Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme të Shqipërisë Igli Hasani ka folur në lidhje me &...
Edi Rama TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka folur për artin, pikturat dhe kohën që studionte në Liceun Artistik. Kjo pasi, Tirana u ...
Erion Isai TIRANË- Kryebashkiaku socialist i Kolonjës Erion Isai u bë viral disa ditë më parë me anglishten e tij ...
Nusret Gökçe dhe Edi Rama MYNIH- Kuzhinieri-biznesmeni me origjinë turke, Nusret Gokçe ka publikuar një foto me kryeminis...
Igli Hasani TIRANA- Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Igli Hasani do të zhvillojë ditët e ardhshme vizitë z...
Genta Vangjeli TIRANA- Zëdhënësja e Antikorrupsionit në Partinë Demokratike Genta Vangjeli, ka bërë një deklar...