LIVE UPDATES
Politike

"Ardhja ime në SPAK shërben si dëshmi e keqpërdorimit të drejtësisë nga Rama", Berisha: Balla, anëtar i grupeve kriminale lihet të bëjë fushatë i lirë!

Kryedemokrati tha se çështja kundër tij është dëshmi e standardit të dyfishtë të SPAK që sipas tij sulmon opozitën pa asnjë fakt.

21 Prill 2025, 09:07 Nga r.ll
"Ardhja ime në SPAK shërben si dëshmi e keqpërdorimit
sali berisha

TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha është paraqitur ditën e sotme në SPAK në zbatim të masës "detyrim paraqitje". Pas daljes nga ambientet e Prokurorisë së Posaçme, Berisha tha për gazetarët se ardhja e tij aty shërben si dëshmi e "keqpërdorimit të drejtësisë nga kryeministri Edi Rama për luftuar kundërshtarë politikë".

Kryedemokrati tha se çështja kundër tij është dëshmi e standardit të dyfishtë të SPAK që sipas tij sulmon opozitën pa asnjë fakt. Ai tha se Prokuroria e Posaçme nga ana tjetër po mbulon vjedhjet dhe korrupsionin qeveritar. Berisha u shpreh se ministri Taulant Balla po bën fushatë i lirë, ndërsa tha se është anëtar i grupeve kriminale të Suel Çelës dhe Bajrave.

"Të dashur qytetarë dhe qytetare, erdha këtu pa përtesë çdo dy javë sepse ardhja ime shërben si një dëshmi e përbotshme e keqpërdorimit politik të drejtësië nga narkotrafikanti Edi Rama për të luftuar kunërshtarët politikë. Hetimi shterrues 4-vjeçar, siç e ka quajturi Skapi, dhe vetingu 32-vjeçar familjar i Sali Berishës ka provuar se ai dhe familjarët e tij nuk kanë përfituar kurrë asnjë favor, dhe se kursimet e tyre janë në përputhje me ligjet e vendit, përbëjnë gjithsej në 54 vite 100 mijë euro, dhe një apartament 40 metra më i madh se ai që kishte në diktaturë. Çështja e Skapit dhe e keqpërdorimit të tij është pjesë e strategjisë së Edi Ramës për të goditur opozitën shqiptare. Është projekti i tij makabër për të marrë një mandat të katërt. Çështja nisi me denoncimin politik pa asnjë fakt të eksponentit politik të bandave të Elbasanit, Shkodrës dhe Fushë Krujës, Taulant Ballës dhe është mbajtur dhe mbahet në këmbë me qëllime kryekëput politike.

Çështja kundër meje është dëshmi e standardit të dyfishtë të Skapit të partisë që sulmon opozitën pa asnjë fakt, ndërkohë që mbulon një mal të tërë me fakte për vjedhjen dhe korrupsionin qeveritar. Me këtë rast ftoj çdo qytetar të pyesë Skapin e partisë, pse Taulant Balla është i lirë dhe bën fushatë kur ata flenë mbi dosjet e krimeve të tij. Kur ata disponojnë të gjithë dokumentet se ai është anëtar kryesor i grupit kriminal Toyota Yaris, i grupit kriminal të Suel Çelës, i grupit kriminal të Bajrëve. Ftoj shqiptarët të pyesin Skapin ku kanë shkuar 130 milionë euro të djegësit të Tiranës. Të pyesin Skapin pse nuk heton Belinda Ballukun dhe Edi Ramën që kanë paguar 130 milionë euro pa vënë asnjë tullë? Pse nuk është marrë në hetim, ose në ndjekje, asnjëri nga njësia e mbikëqyrjes që kishte detyrë të raportonte çdo muaj për ecurinë e punimeve të djegësit që nuk ekziston. Të gjitha këto kanë një përgjigje, paratë i mori Edi Rama kryesisht, dhe pastaj i ndau me të tjerë. Të pyetet Skapi ku kanë shkuar 80 milionë euro për anijet fantazmë, Tigrat e famshëm të Belindës. Pse Spaki nuk heton Edi Ramën dhe Ballukun për këto para të vjedhura?

Ku kanë shkuar 120 milionë euro të checkup dhe analizat nuk bëhen? Pse nuk hetohet Edi Rama për paratë që i ka dhënë financueses së tij, Vilma Nushi. Kush mori 60 milionë euro të korrupsionit të tunelit të Llogarasë? I ndanë së bashku me Lubinë, apo i mori Rama kryesisht? Pse Skapi nuk heton për 110 milionë euro që mori Beketi për shkak të mbylljes nga Edi Rama të Agon Channel. Po mbi 105 milionë euro humbjet e Air Albania ku kanë shkuar? Pse nuk hetojnë Edi Ramën që paguan nga paratë tona të gjithë atë luks dhe qejfe personale? Të dashur qytetarë dhe qytetare, vetëm këto skandale që përmenda, kapin shumën 630 milionë euro të grabitur nga Edi Rama e kompani. Nuk janë llogaritur këtu 33 milionë euro toka e vjedhur prej tij në Gjipe prej 224 mijë metër katrorë. Nuk janë llogaritur këtu 38 mijë metër katror që i dha të vëllait duke ua marrë pronarëve tek Rrapi i Treshit. Nuk janë llogaritur këtu sarajet e Surrelit me themele dy herë më të gjata se vila e diktatorit Enver Hoxha, as dhe parku 8300 metër katrorë. Këto pyetje presin përgjigje me datën 11 maj nga mbarë qytetarët shqiptarë. Do marrin përgjigjen më të shkëlqyer nga qytetarët më 11 maj me votën e tyre të lirë.", u shpreh Berisha. 

sali berisha ne spak

Sondazh

Poll

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë