LIVE UPDATES
Politike

Berisha denoncon me emra: Të gjithë ndërtimet u ngritën mbi drogën, krimin dhe grabitjen e votave të shqiptarëve!

Sipas tij Rama dha 450 lejeve të firmosura para zgjedhjeve. Një nga rastet për të cilat foli Berisha është ai i lejes së ndërtimit për një kompleks rezidencial dhe shërbime tregtare me 24, 26 dhe 28 kate mbi tokë dhe 3 kate nëntokë.

24 Korrik 2025, 13:56 Nga N.F
Berisha denoncon me emra: Të gjithë ndërtimet u ngritën mbi
Berisha

TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha gjatë fjalës së tij në konferencë për mediat ka hedhur akuza ndaj kryeministrit Edi Rama se ka dhënë leje ndërtimi në këmbim të votës për zgjedhjet e 11 majit. Berisha gjatë konferencës ka shpalosur raste konkrete dhe me emra sesi këo raste të dhënies së lejeve të ndërtimit kanë lidhje me bandat dhe kartelet e drogës.

Ai shtoi se të gjithë ndërtimet u ngritën mbi drogën, krimin dhe grabitjen e votave të shqiptarëve. Sipas tij Rama dha 450 lejeve të firmosura para zgjedhjeve. Një nga rastet për të cilat foli Berisha është ai i lejes së ndërtimit për një kompleks rezidencial dhe shërbime tregtare me 24, 26 dhe 28 kate mbi tokë dhe 3 kate nëntokë. Ai theksoi se ortak i vetëm është Ariola Hysa e cila është ekonomiste tek Alesio2014, i Pashuk Gjinajt. Berisha shton se Gjinaj ështe i dënuar për trafik ndërkombëtar droge.

"Anton Gjinaj: Leje Ndërtimi për objektin: ‘Kompleks rezidencial dhe shërbime tregtare me 24, 26 dhe 28 kate mbi tokë dhe 3 kate nëntokë’, me vendndodhje në Bashkinë e Tiranës, me subjekt zhvillues shoqërinë ‘Hein–Invest’ sh.p.k. Administrator dhe ortak i vetëm është Ariola Hysa me numër nipt M22218026P e ditëlindjes 1994. Nuk ka deklarime, as historik biznesi. Pas hulumtimeve tona rezultoi se ëështë ekonomiste tek Alesio2014, me pronar Anton Gjinaj, ose i njohur dhe si Pashuk Gjinaj, i dënuar për trafik ndërkombëtar droge. Pra, ju e shihni ndërtimi i tërë është në duart e drogës dhe trafikut.

Në vitin 2023, Gjinajt i janë sekuestruar 23 pasuri mes tyre edhe Alesio 2014. Ndërkohë sot e kësaj dite vazhdon aktivitetin e njëjta kompani Leje ndërtimi për objektin: ‘Godinë banimi dhe shërbimesh 3, 4 dhe 5 kate mbi tokë, me 2 kate parkim nëntokë’, me vendndodhje në rrugën ‘Hamdi Sina’, Bashkia e Tiranës, me subjekt zhvillues shoqërinë ‘F.Z Construction’ sh.p.k. Tefta Zekaj. Zonja në fjalë është nëna e Fejzo Zekaj, i arrestuar në vitin 2016 në Itali për trafik heroine, ndërsa në vitin 2019 i janë sekuestruar pasuritë që i ka kaluar në emër të nënës së tij dhe bashkëshortes Rida Zekaj, e cila figuron administratore në kompaninë ‘F.Z Construction’. Megjithatë lejet e ndërtimit i firmos Edi Rama dhe Adelajda Rroko.

Leje zhvillimi për objektin: ‘Godinë banimi dhe shërbimesh’, me vendndodhje në zonën e Unazës së Madhe, rruga ‘Teodor Keko’, Bashkia e Tiranës, me subjekt zhvillues shoqërinë ‘Ere Architecture&Construction’ sh.p.k., Etleva Shkoza, specialiste e nivelit të lartë në bashki. Burri i saj është i proceduar për mbajtje dhe përdorim narkotikësh. Leje zhvillimi për objektin: ‘Niko Coastal Retreat’, struktura rezidenciale dhe hapësira shërbimesh të përbashkëta, me vendndodhje në segmentin e ri të rrugës Palasë-Dhërmi, Bashkia e Himarës, me subjekt zhvillues shoqëritë ‘Niko P&I’ sh.p.k dhe

‘Drimadhë I&I’ sh.p.k. Pamela Bardhaj, anëtare e këshillit bashkiak në Durrës dhe drejtoresha e spitalit në Durrës. Urdhëroni, mjekja me leje ndërtimi në Himarë. Leje për rishikim të kushteve të lejes gjatë ndërtimit për objektin: ‘Soho Touers’, objekt me funksione komplekse, shërbim, hoteleri dhe rezidencial, me vendndodhje pranë Zogut të Zi, Bashkia Tiranë, me subjekte zhvilluese shoqëritë ‘Eb Construction’ sh.p.k dhe ‘Agroroma 2019’ sh.p.k., Ilir Bregasi, Igli Tare, Soni Agalliu- përgjegjës sektori te drejtoria e përgjithshme e transportit rrugor.

Leje zhvillimi për objektin: ‘Godinë banimi dhe shërbimi’, me vendndodhje në Bashkinë e Tiranës, me subjekt zhvillues shoqërinë ‘E.S.E.C’ sh.p.k, Edmond Dako, administrator i 3D e Vangjush Dakos. Eksponent kryesor i mafies së Durrësit, kthetrat e tij edhe në Tiranë. Leje ndërtimi për objektin: ‘Godinë rezidenciale apart-hotel’, me vendndodhje në Dhërmi, Bashkia Himarë, me subjekt zhvillues shoqërinë ‘Capital B’ sh.p.k. Redjan Basha, administrator dhe ortak tek Abkons me Redion Biba bashkëshorti i Erjola Muka, drejtor i përgjithshëm, Departamenti i Politikave dhe Zhvillimit të Infrastrukturës dhe Territorit me ministre Belinda Balluku.

Leje Ndërtimi për objektin: ‘Dyeus Residence dhe Suits’, me pishinë dhe mur rrethues, me vendndodhje në Dhërmi, Bashkia e Himarës, me subjekt zhvillues shoqërinë ‘Artech Group’ sh.p.k. Arbër Habilaj, specialist në Bashkinë e Tiranës, Lejkë Habilaj, llogaritare RTSH dhe Gjergji Habilaj, avokat. Djali tjetër Geraldo Habilaj, specialist në Agjencinë e Trajtimit të Pronave. Përgjatë vitit të kaluar Habilajt kanë marrë 5 leje ndërtimit, në Tiranë dhe Vlorë. Se ç’lidhje kanë këta me Saje Habilajtn, nuk mund të them.

Pra, siç e shihni, të gjithë ndërtimet, miliona e miliona metër katrorë, u ngritën mbi drogën, krimin dhe grabitjen e votave të shqiptarëve. Këto janë vetëm një shqyrtim i shkurtar. Por në qoftë se bëhet analiza e 450 lejeve të firmosura nga Edi Rama dhe mëkëmbësja e tij, Adelajda Rroka, ato bëhen të paktën minimumi 12 ton kokainë të lara, 10 ton heroinë dhe dhjetëra tonelata kanabis.
Ato bëjnë të paktën 10 milionë metër katrorë ndërtime dhe territore përreth. Ato bëjnë pra, de facto narkotizimin e plotë të ekonomisë shqiptare,' tha Berisha.

berisha

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj