LIVE UPDATES
Politike

"Leje ndërtimi ka marrë edhe klani Çela në Elbasan!" Berisha: Altin Hajri është shpërblyer nga Rama me datën 26 mars për pallat 21-katësh

Sipas Berishës, Altin Hajri është autori i vendosjes në lisë të sigurt të Jurgen Çyrbjes në vitin 2021.

24 Korrik 2025, 13:25 Nga M.B
"Leje ndërtimi ka marrë edhe klani Çela në
Sali Berisha

TIRANA- Kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha tha sot gjatë një konference për shtyp se Altin Hajri është shpërblyer nga kryeministri Edi Rama me datën 26 mars me leje ndërtimi pallat 21 kate, 18 mbi tokë, 3 nën tokë. Sipas Berishës, Altin Hajri është autori i vendosjes në lisë të sigurt të Jurgen Çyrbjes në vitin 2021.

Ai shtoi se Çyrbja është në burg, kurse Altini është i lirë dhe merr leje për të ndërtuar pallat 21 katësh, për të larë paratë e drogës sigurisht. Berisha tha se Hajri tani na del aksioner, dhe sipas tij ka qenë pronar kryesor. Kryedemokrati theksoi se asgjë e tij nuk është konfiskuar. 

"Yllka Sulaj pasi merr dhuratë nga një prej ortakëve italianë në Shqipëri, 14 përqind të aksioneve ia dhuron Arjen Ormenajt. Megjithëse selia e shoqërisë ishte në Tiranë, palët kanë preferuar të lidhin kontratën në Elbasan. Se aty ishte gjykatëse Fetahu, aty ishte prokurore Enkelejda Fetahu, aty ishin famëzinjtë prokurorë dhe gjykatës që ishin si motër dhe vëllezër binjakë me vrasësit dhe bandën e kartelit të Suel Çelës", tha Berisha ndër të tjera.

Pjesë nga fjala e Berishës:

Jo vetëm ai. Altin Hajri, famoz, vrasës brutal, një njeri, pronar lokali në të cilin u nda në copa trupi i Jan Prengës, gjoja në kërkim, merr pjesë aktive në fushatën elektorale dhe kërcënon demokratët. Ky vrasës i shpërfytyruar thuhet se ka paguar për të shmangur akuzën për vrasjen në fillim gjer në 700 mijë euro dhe është lakuar emri i Altin Dumanit. Por ky është i lirë që nga ajo ditë, gjoja në kërkim. Altin Hajri është shpërblyer nga Edi Rama me datën 26 mars me leje ndërtimi pallat 21 kate, 18 mbi tokë, 3 nën tokë. Bashkia e Durrësit, subjekti zhvillues shoqëria Pjeza 2022, Valentina Hajri, bashkëshortja e Altin Hajrit, një nga kapobandat e Shijakut. Hajri është në kërkim nga SPAK për pjesëmarrje në disa ngjarje kriminale, që nga trafiku i drogës, pengmarrje, vrasje, ndërhyrje në zgjedhje.

Altin Hajri është autori i vendosjes në lisë të sigurt të Jurgen Çyrbjes në vitin 2021. Dhe e bukura është se Çyrbja, që e mbronte, i kërkonte ku po e kërkon policia, është në burg, kurse Altini është i lirë dhe merr leje për të ndërtuar pallat 21 katësh, për të larë paratë e drogës sigurisht. Tani na del aksioner, ç’është e vërteta, ka qenë pronar kryesor. Dhe asgjë e tij nuk është konfiskuar. Golden në asnjë mënyrë, pavarësisht se aty doli njeriu i prerë copa, por Golden vazhdon aktivitetin sepse Altin Hajri është i paprekshëm. Tjetër. Saimir Tusha, ky është blerës votash për famozin Drazhi. Leje ndërtimi për objekt me funksion banimi, disa pallate, gjer 5 kate mbi tokë dhe 2 kate nën tokë. Gjithnjë Durrësi domeni i tyre. Saimir Tusha është i dënuar për trafik droge. I është sekuestruar pasuria prej 2 milionë euro në vitin 2018.

Në vitin 2011 është denoncuar nga PD, zonja Albana Vokshi, si blerës votash për mazhorancën. Në fushatën e 11 majit dyshohet se ka punuar për kandidatin e PS, Drazhi. Tusha rezulton pronar me 100 përqind të kapitalit dhe në shoqërinë Saeli Konstruksion. Prandaj ta kenë të qartë qytetarët sepse Adelajda e dy lejtantëve të Suel Çelës është drejtoresha e përgjithshme e agjencisë së urbanistikës në Shqipëri sepse të gjitha klanet e drogës kanë vetëm një lavatriçe të pakufishme dhe ky është ndërtimi në Shqipëri. Kjo është arsyeja se pse Shqipëria e ka treguesin e ndërtimit tre herë më të lartë se BE. Kompania guaskë e Arjen Ormenajt ka marrë leje zhvillimi për objekt mix prej 37 kate në bulevardin e ri në Tiranë me subjekt zhvillues Ylla Sula. Sipas informacioneve, pas këtij emri dyshohet se qëndron Arian Ormenaj, njeriu i akuzuar se pastron paratë e grupit Çopja të Elbasanit dhe Darit të Dubait.

Yllka Sulaj pasi merr dhuratë nga një prej ortakëve italianë në Shqipëri, 14 përqind të aksioneve ia dhuron Arjen Ormenajt. Megjithëse selia e shoqërisë ishte në Tiranë, palët kanë preferuar të lidhin kontratën në Elbasan. Se aty ishte gjykatëse Fetahu, aty ishte prokurore Enkelejda Fetahu, aty ishin famëzinjtë prokurorë dhe gjykatës që ishin si motër dhe vëllezër binjakë me vrasësit dhe bandën e kartelit të Suel Çelës. Pas kësaj, Yllka Sula bëhet ortake në kompaninë 55CA me ortak Julian Çuku. Yllka Sula rezulton aksionere ose ortake e vetme në 7 kompani ndërtimi, të gjitha me kapitale të papërfillshme. Dëgjojeni ju, superkontruktoren. Keni ju një imagjinatë të tillë? Ylli i ndërtimit në Europë shpallet Yllka me 7 kompani ndërtimi. Të gjitha me kapitale mafioze. Vazhdojmë.

Leje ndërtimi për objekt rezidencial në Dhërmi, zhvillues Janaq Gerco dhe Namik Idrizi. Gerco është ortak me Arian Ormenaj në kompaninë B%J Invest. Aksionet Ormenaj i ka blerë në vitin 2019 nga një investitor durrsak me emrin Bekim Halilaj për 50 mijë lekë. Janaq Gerco është ortak dhe në 4 kompani të tjera ndërtimi, dy prej të cilave rezultojnë të pezulluara. Namik Idrizi nuk rezulton të jetë sipërmarrës i drejtpërdrejtë. Nga hulumtimet, Idrizi rezulton i punësuar si agjent doganor. Në vitin 2016 është arrestuar për kontrabandë të lëndëve drusore drejt Greqisë, bashkë me biznesmenin Agim Pisha. Ky i fundit një vit më pas do arrestohet për tentativë të nxjerrjes së 30 kg heroinë nga porti i Durrësit. Natyrisht heroinën e ka karteli Çela, i patronuar fuqishëm nga Taulant Balla deri tani së fundmi.

sali berisha

Sondazh

Poll

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin qytetin e Vlorës

Shi dhe erë e fortë, stuhia e befasishme godet Vlorën

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Rama batuta me banorin që iu shemb ndërtimi pa leje në Theth:Koka bën, koka pëson

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimi

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet