4 Prill 2024, 20:49
Nga DOSJA
Foto ilustruese
TIRANË-Berisha: Ditën e premte, ora 11:00, shqiptarët marshojnë bashkë të pastrojnë zyrat e bashkisë
Berisha: Mirëmbrëma dhe përshëndetjet më të përzemërta, ju luftëtarëve të lirisë, misionarëve të dinjitetit dhe fitores. Burrave dhe grave të pamposhtur! Të dashur miq, po të shtrojmë një pyetje sonte, si mund të guxojë një fytyrë si ajo e Erion Velisë të grabisë djersën, të ardhmen e fëmijëve të tuaj dhe jetën e të dashurve tuaj?
A ka shqiptar që i rrjedh gjak shqiptari në deje të pajtohet me këtë nënshtrim, me këtë poshtërim?
Dhe poshtërimi nuk ndalon me kaq.
Kjo vjedhje është vetëm një aspekt i krimit që po u bëhet qytetarëve të Tiranës. Erion Veliaj nuk është vetëm kryehajduti i pesë hajdutëve, drejtorë të tij.
Erion Veliaj është kryehajduti i vjedhjes së shekullit, i zhdukjes pa nam dhe nishan të 130 milionë euro, taksa të qytetarëve të Tiranës. Erion Veliaj është kryebanditi që zhduku institucionet e kulturës kombëtare.
Është Neroni që shkatërroi në mesnatë Teatrin Kombëtar.
Është shkatërruesi i Teatrit të Fëmijëve. Është njeriu i pashpirt, që nxori bashkë me xhenazen nga shtëpia, familjarët në zi. Erion Veliaj është njeriu që përmbyti Bibliotekën Kombëtare. Po rrënon Muzeun.
Erion Veliaj i ka duart e lyera me gjakun e Ardit Gjoklajt, një viktimë e pafajshme e oreksit për para të këtij armiku faqezi.
A ka shqiptar që ta lejojë këtë? Jo, kurrë. Ditën e premte, ora 11, shqiptarët marshojnë bashkë të pastrojnë zyrat e bashkisë. Dhe i japin përgjigje poshtërimit nga ky faqezi të qytetarëve të Tiranës, që nuk e kanë parë kurrë ndonjëherë më parë.
Politike
4 Prill 2024, 20:18
h.k
Foto ilustruese
TIRANË-Është miratuar me 111 vota pro amendamenti i propozuar nga Gazment Bardhi për ndryshimin e nenit 3 për pro...
Politike
4 Prill 2024, 19:36
h.k
TIRANË-Pas një seance maratonë, në Kuvendin e Shqipërisë u votua amnistia penale. PS dhe PD finalizuan dakordësinë e a...
Politike
4 Prill 2024, 19:21
h.k
Foto ilustruese
TIRANË-Gazment Bardhi, Kreu i Grupit Parlamentar të PD-së ka marrë fjalën në Kuvendin e Shqipërisë...
Politike
4 Prill 2024, 19:10
h.k
Foto ilustruese
TIRANË-Ministri i Drejtësisë Ulsi Manja ka prezantuar ne Kuvend, projektligjin për amnistinë, i cili pritet q&eum...
Politike
4 Prill 2024, 18:04
h.k
TIRANË-Në seancën e sotme plenare në Kuvend po diskutohet projektligji për zgjatjen afatit të ligjit për investimet strateg...
Politike
4 Prill 2024, 17:21
h.k
Foto ilustruese
TIRANË-Mylym Murrizi anëtari i Këshillit Kombëtar të Partisë Demokratike ka bërë një status d...
Politike
4 Prill 2024, 17:18
I.A
TIRANË- Korrupsioni në Bashkinë e Tiranës, shkon përtej bashkisë. Është një korrupsion që prek zyrtarët...
Politike
4 Prill 2024, 17:05
h.k
Foto ilustruese
TIRANË-Jorida Tabaku deputetja e PD-së tha se ka zero kallëzime penale nga ana e qeverisë. Duke marrë shkasë...
Politike
4 Prill 2024, 16:52
I.A
Julian Hoxhaj
TIRANË- Gazetari Julian Hoxhaj ka treguar detaje në lidhje me abuzimet në Bashkinë e Tiranës, ndërkohë q&e...
Politike
4 Prill 2024, 16:38
h.k
Foto ilustruese
TIRANË-Fédération Internationale de L'Automobile (FIA) ka njoftuar në faqen e saj zyrtare bashkëpunimin me Qe...