LIVE UPDATES
Politike

Berisha: Çdo demokrat, çdo opozitar, çdo shqiptar duhet të ngrihet në lartësinë e idealeve të dhjetorit

Gjatë fjalës së tij në foltoren e opozitës të vendosur para Kryeministrisë, Berisha u shpreh se ky është një mision, i cili ka të bëjë me shpëtimin ose shuarjen e kombit.

8 Dhjetor 2025, 19:25 Nga E.d
Berisha: Çdo demokrat, çdo opozitar, çdo shqiptar duhet
Foto Ilustruese

TIRANË- Lideri i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka thënë çdo demokrat, çdo opozitar dhe çdo shqiptar duhet të ngrihet në lartësinë e idealeve të dhjetorit. Gjatë fjalës së tij në foltoren e opozitës të vendosur para Kryeministrisë, Berisha u shpreh se ky është një mision, i cili ka të bëjë me shpëtimin ose shuarjen e kombit.

Berisha tha se Edi Rama është armik i egër i lirive të shqiptarëve, ndërsa e cilësoi "hajdutin" më të madh të kombit në të gjitha kohërat. Lideri i opozitës tha se Rama është armiku më i egër i rinisë shqiptare, ku në 10 vite përzuri 70 përqind të të rinjve nga vendi. Në fund, Berisha tha se altenativa e vetme e të rinjëve shqiptar sot, është largimi nga Shqipëria.

"Ky mision ka të bëjë me shpëtimin apo shuarjen e kombit tonë. Ky mision ka të bëjë me shpëtimin apo shkatërrimin e familjes tonë. Ky mision ka të bëjë me zhvillimin apo rrënimin e Shqipërisë. Ky mision ka të bëjë me të ardhmen e shqiptarëve apo zhdukjen e tyre. Midis të gjitha këtyre, çdo demokrat, çdo opozitar, çdo shqiptar zgjedh të ngrihet në lartësinë e idealeve të dhjetorit. Koha nuk pret. Çdo orë, çdo ditë që shkon jemi të vonuar. Qytetare dhe qytetarë shqiptarë, ky shesh, kombi pret nga ne të mos e lëshojmë, ta zëmë njëherë e mirë, ta mbajmë gjer në fitore. Edi Rama, armik i egër i lirive të shqiptarëve. Edi Rama vjen në këtë dhjetor si hajduti më i madh i kombit në të gjitha kohërat. Edi Rama vjen në këtë dhjetor si armik i egër i çështjes kombëtare dhe interesit të shqiptarëve.

Por mbi të gjitha vjen në këtë dhjetor si armiku më i egër i rinisë shqiptare, i të rinjve shqiptarë. Përzuri në 10 vite, 70 përqind të të rinjve nga vendi. Rrënoi shkollat. Rrënoi të ardhmen e tyre. Të rinjtë shqiptarë sot kanë si alternativë të vetme largimin, largimin dhe vetëm largimin nga Shqipëria. Miq, të gjitha këto janë apel, janë kushtrim të përballemi me këtë të keqe të madhe. Të përballemi me çdo çmim, të përballemi me çdo kusht, të përballemi për dinjitetin tonë, të përballemi për të ardhmen tonë të përballemi për vendin tonë, për familjet tona, për fëmijët tanë, për fëmijët e fëmijëve tanë. Ky është borxhi ynë, kjo është detyra jonë. Ne do e përmbushim atë." tha Berisha./Dosja.al

sali berisha opozita foltore

Sondazh

Poll

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin qytetin e Vlorës

Shi dhe erë e fortë, stuhia e befasishme godet Vlorën

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Rama batuta me banorin që iu shemb ndërtimi pa leje në Theth:Koka bën, koka pëson

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimi

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet