All - Scripts - 5
LIVE UPDATES
All - General - 1
Politike

Berisha: Duke filluar nga nesër, mosbindje civile pa ndalim, Europa na mëson një gjë, liria ka një emër ky emër është vota e lirë

Gjithashtu Berisha tha se Europa na mëson një gjë që demokracia fitohet e nuk dhurohet.

6 Tetor 2024, 15:15 Nga E. D
Berisha: Duke filluar nga nesër, mosbindje civile pa ndalim, Europa na
sali berish
All - Paragraf - 1

TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha gjatë deklaratës së tij u shpreh se, nga nesër nis mosbindja civile pa ndalim. Gjithashtu Berisha tha se Europa na mëson një gjë që demokracia fitohet e nuk dhurohet.

Ai tha më tej se shqiptarët sot duhet të jenë bashkë, për të shpëtuar demokracinë, sepse është mungesa e
zgjedhjeve të lira, bllokimi i rotacionit që ka sjellë mbi ju gjithë fatkeqësitë që përmenda deri tani.

"Por nëse veçmas, çdo shqiptar ka të paktën nga një arsye personale për betejë, sot të gjithë si shqiptar, kemi edhe arsye të përbashkëta për bashkim. Shqiptarët sot duhet të jenë bashkë, për të shpëtuar demokracinë. Sepse është mungesa e zgjedhjeve të lira, bllokimi i rotacionit që ka sjellë mbi ju gjithë fatkeqësitë që përmenda deri tani. Shqiptarët sot duhet të jenë bashkë, për dinjitetin e tyre. Sepse jeta në diktaturë, nuk ka dinjitet miqtë e mi. Nuk ka dinjitet, kur i kursen fëmijës vaktin ditor të ushqimit edhe hesht për këtë. Nuk ka dinjitet, kur paranë e fituar me ndershmëri dhe lodhje, të vidhet me taksa. Të vidhet me gjoba të tepruara. Dhe këto para më pas shkojnë në fluturime me avion taksi të Edi Ramës. Shkojnë në oborre përrallore 4 milionë euro, në zyrën e Edi Ramës. Shkojnë në ndërtimin e hoteleve luksoze të

Erion Veliajt. Shkojnë në xhepat e bashkëshortit strategjik të Olta Xhaçkës. Nuk ka dinjitet miq, kur trafikanti me krahët e mbrojtura nga narko policia, të kanosët si të ishte padroni yt. Kur qytetari jeton si skllav, mezi shtyn muajin. Ndërsa Edi Rama ministrat dhe trafikantet e tyre jetojn si mbret. Nuk ka dinjitet, kur shef një deputet të ri, që burgoset sepse të informoi ty, se vëllai i ministrit të brendshëm është i dënuar për trafikim kokaine dhe vazhdon i qete trafiqet ne Vlore Nuk ka dinjitet, kur gëlltit çdo poshtërim, kur pranon çdo të keqe, vetëm se kërcënohesh me një rrogë që nuk del as për nevojat jetike. Por mbi të gjitha, shqiptarët sot duhet të jenë bashkë, për Shqipërinë. E cila nga një gjenocid i butë i kalkuluar, është pakësuar në frymë plot 40% për 10 vite. Prandaj mosbindja civile që nis nesër, në datën 7 tetor, ora 6, shënon një gur kilometrik në historinë e demokracisë së Shqipërisë.

Sepse nesër jo vetëm fillojmë paralizimin e narkoshtetit, por vendosim një precedent për demokracinë tonë, për pasardhësit tanë, se kur e keqja na kërcënon, ne reagojmë. Se kur të drejtat tona shkelen, ne sulmojnë, ashtu si çdo popull europian garanton demokracinë e tij. O sot o kurrë për vote e lire është radha jone. Miq nëse Europa na mëson një gjë, është se demokracia fitohet nuk të jepet. Prandaj kur popujt europian paralizojnë jetën për 5% të halleve tona, shqiptarët nuk do të ketë asnjë hezitim, asnjë kompleksim për të kërkuar të drejtat e tyre themelore të njeriut. Si Parti Demokratike ne jemi mbi 600.000 shqiptarë. Si front opozitar ne jemi shumica numerike e Shqipërisë. Ne kemi gjithë forcën. Ne kemi gjithë përgjegjësinë për ti dal zot vendit. Prandaj edhe një herë, ftoj çdo shqiptar, në datën 7 tetor, ora 18/ ne marshimin drejt Tiranes

Pa fjalime. Sepse kjo është beteja e gjithë shqiptarëve. Duke filluar nga nesër. Mosbindje civile, pa kthim. Deri në qeveri teknike. Sepse vetëm me qeveri teknike, garantohen zgjedhjet e lira. Vetëm me zgjedhje të lira, rotacioni i vonuar realizohet. Dhe vetëm me rotacion, Shqipëria shpëton! Shqipëria kthehet nga tokë e mallkuar për shqiptarët qe braktiset prej tyre në tokën e bekuar që Zoti na e bëri dhuratë, dhe të parët tanë derdhën gjakun për ta ruajtur. Liria ka një emër ky emër është vota e lire. Dinjiteti njerëzor ka një emër ky emër është vota e lire. Sovranitetit i vertet i nje kombi ka një emër ky emër është vota e lire. E ardhmja e një kombi dhe vendi ka një emër ky emër është vota e lire. O sot o kurrë për votën e lire, Është Radha Jone! Faleminderit. Fitore, fitore, fitore!" tha Berisha. 

sali berisha

All - ArticleEnd - 1
All - ArticleEnd - 1
All - ArticleEnd - 1
All - ArticleEnd - 2
All - ArticleEnd - 2

Sondazh

Poll

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin qytetin e Vlorës

Shi dhe erë e fortë, stuhia e befasishme godet Vlorën

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Rama batuta me banorin që iu shemb ndërtimi pa leje në Theth:Koka bën, koka pëson

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimi

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet