LIVE UPDATES
Politike

“Më 17 prill çdo qytetar të dëshmojë revoltën e tij”, Berisha: Edi Rama është autori i çmimit të lartë të naftës dhe bllokimin e integrimit

Sipas kryedemokratit, qeveria shqiptare aplikon taksat më të larta në botë mbi karburantet, duke deklaruar se rreth 60% e çmimit të naftës përbëhet nga taksa dhe se shteti përfiton rreth 1.1 euro për litër.

5 Prill 2026, 17:23 Nga E.d
“Më 17 prill çdo qytetar të dëshmojë
Sali Berisha

TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka reaguar pas monologut të sotëm të Edi Ramës, duke e akuzuar këtë të fundit për mashtrim lidhur me çmimin e lartë të naftës dhe për pengimin e procesit të integrimit europian. Sipas kryedemokratit, qeveria shqiptare aplikon taksat më të larta në botë mbi karburantet, duke deklaruar se rreth 60% e çmimit të naftës përbëhet nga taksa dhe se shteti përfiton rreth 1.1 euro për litër.

Ai e cilësoi ndërhyrjen e qeverisë me akcizën si ‘tallje’, duke argumentuar se ulja reale e çmimit do të vinte vetëm nga përgjysmimi i barrës fiskale. Në vijim, lideri demokrat foli edhe për procesin e integrimit në Bashkimi Europian, duke mohuar që opozita të jetë përgjegjëse për bllokimin e raportit IBAR.

Ai fajësoi qeverinë dhe shumicën parlamentare, duke i lidhur këto zhvillime me çështje korrupsioni, përfshirë atë që ai e quan ‘dosja Balluku’. Berisha u shpreh se, numri i vendeve që po bllokojnë procesin është rritur, duke e cilësuar këtë si një sinjal të qartë se integrimi europian po largohet.

Sipas tij, me Edi Ramën, nuk ka integrim në BE, ndërsa shtoi se kryeministri po zëvendëson orientimin europian me afrimin drejt Beogradit. Ai u ndal edhe te situata e fermerëve, duke e cilësuar atë si një krizë të thellë ekonomike, të përkeqësuar nga politikat fiskale dhe çmimi i lartë i naftës.

Kryetari i PD-së, Sali Berisha ka bërë thirrje për mobilizim qytetar, duke theksuar se 17 prilli duhet të jetë një ditë proteste kundër qeverisë.

Mesazhi i kryetarit të PD-së, Sali Berisha

Mirëdita!
Së pari, të dashur qytetarë dhe qytetare, ju uroj dhe njëherë nga zemra gëzuar Pashkën, Pashkën tjetër më mirë ta festojmë. Së dyti, jam sot para jush sepse nuk ngurroi as ditën e Pashkës të ligjërojë monologun e tij të mashtrimit. Edi Rama sot u rrek përsëri të mashtrojë shqiptarët lidhur me çmimin stratosferik të naftës.

E vërteta dhe njëherë ta dini të dashur qytetarë, se kjo qeveri ka vendosur mbi naftën, taksën absolutisht më të lartë në botë. Kjo qeveri takson si asnjë qeveri tjetër e planetit, 60% të çmimit me të cilin shitet nafta në treg dhe merr në çdo litër naftë 1.1 euro.
Lëvizja që pretendon me akcizën, është një tallje. Sipas tij, ajo hyn në fuqi kur nafta tejkalon 220 Iekë për litër, ndërkohë që përgjysmimi i barrës fiskale, i taksave mbi naftën, do të ishte rruga e vetme për të ulur çmimin e saj dhe për ta mbajtur atë në nivele të përballueshme nga qytetarët shqiptarë, nga fermerët shqiptarë, për ta mbajtur atë në nivele të kontrollueshme edhe për çmimet e tjera.

Së dyti, përsëri, ai fajësoi për bllokimin e raportit të IBAR, de facto të negociatave me Bashkimin Europian, për shkak të çështjes Balluku dhe AKSHI, ku autor kryesor është Edi Rama, që përdori 83 mandatet e krimit për të mbrojtur veten nga dosja Balluku.
Së pari u përpoq të fajësojë opozitën. Së dyti, hodhi poshtë, mashtroi, se ka një bllokim apo ka një mosvotim të raportit të IBAR. E vërteta është kjo të dashur qytetarë: Opozita nuk është shkaku i bllokimit të votimit të raportit IBAR. Shkaku i vërtetë është vota me 83 mandate krimi, mburojë e korrupsionit të Edi Ramës, Lubi Ballukut dhe rrethit të tij familjar dhe zyrtar.

Dhe unë ju garantoj, se ky bllokim do bëhet gjithnjë e më i fortë. Mos harrojmë se para 3 javësh ishin 4 vende, ato të cilat bllokuan votimin e raportit IBAR. Me datën 1 prill, nuk ishin më 4 vende, por ishin 9 vende, një pjesë e mirë e të cilave janë pro zgjerimit të Bashkimit Europian. Pra, edhe njëherë, me Edi Ramën, integrim nuk ka. Edi Rama është një armik i egër, i cili, po zëvendëson integrimin e vërtetë në Bashkimin Europian, me integrimin e tij me Beogradin. Po zëvendëson pasaportën evropiane, me pasaportën e Serbisë.

Së fundmi, foli dhe për fermerët, të cilët janë në një rënie të lirë dhe falimentim të papërmbajtshëm, të pandalshëm. E gjithë skema, i gjithë qëndrimi i kësaj qeverie ndaj fermerëve, si në sistemin fiskal, ashtu edhe në subvencionet, dhe tani së fundi në çmimin stratosferik të naftës, është një praktikë kryekëput falimentimi.
Data 17 prill, është dita që çdo qytetar duhet të dëshmojë zemërimin e tij, revoltën e tij, ndaj kësaj qeverie, e cila po bën gjithçka për të mbijetuar, që të vjedhë, të plaçkisë, edhe më shumë shqiptarët./Dosja.al

sali berisha edi rama protesta

Sondazh

Poll
Politike 5 Prill 2026, 13:24 E. D

Pasi e mbylli, Rama rikthehet në TikTok

Edi Rama TIRANË- Kryeministri Edi Rama është rikthyer sërish në TikTok, pasi një vit më parë qeveria e mbylli aplik...

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj