Plagosja me armë zjarri në Elbasan/ Sherri mes adoleshentëve nisi në një lokal
20 Korrik, 21:14
...
Politike
VIDEO/ Balla ftesë Merkel, por nuk di ndryshimin mes shkollës së mesme dhe 9-vjeçare
Balla publikoi një video-mesazh në rrjetet sociale, ku përcolli një ftesë të veçantë për Merkel. Por ajo që ra më së shumti në sy në video-mesazh, ishte gafa që Balla bëri, duke mos e përmend saktë nivelin arsimor të shkollës dhe duke iu referuar asaj si shkollë e mesme, ndërkohë që bëhet fjalë për një shkollë 9-vjeçare.
5 Prill 2026, 12:32Nga E. D
TIRANË- Drejtuesi Politik i Partisë Socialiste për Qarkun e Tiranës Taulant Balla, i shoqëruar nga kryetari i Bashkisë Kamëz, Rakip Suli kanë vizituar dje ambientet e shkollës 9-vjeçare “Angela Merkel” në Kamëz.
Balla publikoi një video-mesazh në rrjetet sociale, ku përcolli një ftesë të veçantë për Merkel. Por ajo që ra më së shumti në sy në video-mesazh, ishte gafa që Balla bëri, duke mos e përmend saktë nivelin arsimor të shkollës dhe duke iu referuar asaj si shkollë e mesme, ndërkohë që bëhet fjalë për një shkollë 9-vjeçare.
“Një përshëndetje dhe një ftesë për një mike të veçantë të Shqipërisë: Kancelaren historike gjermane, Angela Merkel”, u shpreh Balla./Dosja.al