LIVE UPDATES
Politike

Berisha: Edi Rama është urdhër-dhënësi i tenderit të tunelit të Llogarasë

 Në një takim me qytetarët nëpërmjet rrjeteve sociale, Berishau shpreh se deklaratat e Ramës, sipas të cilit pezullimi i një zv.kryeministri është praktikë e paprecedentë në Europë, janë të pavërteta.

29 Nëntor 2025, 13:45 Nga M.L
Berisha: Edi Rama është urdhër-dhënësi i tenderit
Sali Berisha

TIRANA- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka akuzuar kryeministrin Edi Rama se po ushtron “presion të hapur” mbi Gjykatën Kushtetuese për të marrë një vendim në kundërshtim me ligjin dhe standardet europiane, lidhur me çështjen e pezullimit të zv.kryeministres Belinda Balluku. Në një takim me qytetarët nëpërmjet rrjeteve sociale, Berishau shpreh se deklaratat e Ramës, sipas të cilit pezullimi i një zv.kryeministri është praktikë e paprecedentë në Europë, janë të pavërteta.

Ai tha se ka paraqitur publikisht “dhjetëra raste” kur ministra dhe zv/ministra në vende europiane janë pezulluar nga gjykatat ndërkohë që janë hetuar apo akuzuar, pa pasur nevojë për dënim të formës së prerë.

Berisha akuzoi kryeministrin Rama se po ndërhyn për të mbrojtur veten, duke pretenduar se në dosjen e hetimit për tunelin e Llogarasë ndodhen mesazhe të shumta që e lidhin atë me personat nën hetim.

PJESË NGA DEKLARATA:

Edi Rama po bën gjithçka, çdo presion që Gjykata Kushtetuese të vendosë në kundërshtim flagrant me ligjin dhe në kundërshtim me normat dhe standardin europian, kjo është e vërteta. Ai ju tha shqiptarëve në prani të Marta Kos, se pezullimi i një zv/kryeministri është një akt i pashembullt në Europë. Ndërkohë kam paraqitur para dy ditësh, para shqiptarësh jo 1 por dhjetë raste ministrash, zv/kryeministra të cilët janë pezulluar nga gjykatat e vendit si persona në hetim ose të akuzuar po jo të dënuar.

Dhe standardi i pezullimit duhet të jemi të vërtetë. Standardi i pezullimit është një standard që përdoret kur ministri, zv/kryeministri apo cilido qofte kryeministri i vet kanë pafytyrësinë apo paturpësinë të japin dorëheqjen.
Këto nuk ndodhin në vendet me kod moralo-etik të qeverisjes së konsoliduar. Ka një kod, një person i akuzuar apo nën hetim. Unë do të ua rikujtoj prap ju dhe shqiptarëve.

Ilir Meta në vitin 2011 dha dorëheqjen si zv/kryeministër dhe hoqi dorë nga imuniteti i deputetit me motivin se unë nuk mund të paraqitem si zv/kryeministër para një prokurori, por do të shkoj si qytetar i thjeshtë në mënyrë që ai të mos ketë asnjë pengesë në hetimin tim.

Kurse sot kjo që ndodh, ndodh sepse Edi Rama është urdhër-dhënësi absolutisht i tenderit të tunelit të Llogarasë. Për Edi Ramën ka sot në dosje, me dhjetëra e dhjetëra mesazhe të shkëmbyer si me Lubinë dhe Berberin. Prandaj ndodh kjo që ndodh në Shqipëri. Ne betejën do e vazhdojmë. Edi Rama do të bëjë gjithçka për ta mbrojtur. Po mbron veten e tij të kuptohemi, mbron veten e tij. Lubia i ka thënë atij; që unë nuk të lëshoj, do të marr me vete, për arsye se nuk kam bërë gjë tjetër veç se kam zbatuar porositë e tij. Në fakt të themi atë që është, se unë e kam thënë dhe ju garantoj se nuk ka një hajdut më të madh të kombit përveç Edi Ramës. Por në atë rast është e qartë si kristali se në Ankara, nuk e mori Lubia Ramën, por Rama mori Lubinë në Ankara ku u bë pazari i tunelit të Llogarasë, ku u takua kompania që fitoi tenderin me 50 mln më shumë se kompania e dytë e cila do të ndërtonte tunelin.

Pra jemi në këto kushte. A do ta fitojë Rama? Edhe mundet sepse këtu gjykatat këtu kanë faktuar që kanë marrë çdo lloj vendimi, por një gjykatë që vendos kundër vendimit të pezullimit, shkelmon me dy këmbët kodet dhe ligjet e vendit.
Nuk ka të bëjë pezullimi me asnjë të drejtë themelore të njeriut. Jo. Me të drejtat themelore të njeriut ka të bëjë bllokimi i pasaportës dhe detyrimi i paraqitjes në polici të deputetit. Por kësaj çështje fatmirësisht në rastin e Sali Berishës i tha okej, është në rregull, nuk ka nevojë për leje në parlament dhe unë, po të kisha qenë aty do kisha votuar bashkë me të se, nuk ka nevojë. Por kushtetuta e njeh këtë, kushtetuta thotë që ka nevojë, e shkeli gjykata. Është punë e saj. Ndërsa për pezullimin nuk ka absolutisht asnjë pengesë ligjore./ Dosja.al

sali berisha

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj