LIVE UPDATES
Politike

Berisha: Edi Rama pasuritë publike i ndan me familjarët dhe trafikantët! I jep vëllai 38 mijë m2 tokë, e grabit 224 mijë m2 në kanionin e Gjipesë

Ai u shpreh se Edi Rama kudo që shkon, kudo që udhëton, shkon si armik i egër i shqiptarëve, sepse sot në Shqipëri, 456% e qytetarëve jetojnë dhe kërcënohen çdo ditë nga varfëria. Sipas tij kjo ndodh sepse fondet dhe pasuritë publike vidhen ditë e natë nga Edi Rama, familja, qeveria dhe administrata, bashkitë e tij.

3 Nëntor 2024, 20:07 Nga N.F
Berisha: Edi Rama pasuritë publike i ndan me familjarët dhe
Berisha

TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka mbajtur edhe mbrëmjen e sotme fjalën e tij para mbështetësve të mbledhur poshtë banesës së tij. Berisha në fjalën e tij komentoi takimin e sotëm të kryeministrit Edi Rama të zhvilluar me shqiptarët e diasporës në Selanik. Ai u shpreh se Edi Rama kudo që shkon, kudo që udhëton, shkon si armik i egër i shqiptarëve, sepse sot në Shqipëri, 456% e qytetarëve jetojnë dhe kërcënohen çdo ditë nga varfëria. Sipas tij kjo ndodh sepse fondet dhe pasuritë publike vidhen ditë e natë nga Edi Rama, familja, qeveria dhe administrata, bashkitë e tij.

Berisha më tej tha se Edi Rama shkon si një armik sepse, jo vetëm që 46% e familjeve shqiptare jetojnë në varfëri, por 18% e fëmijëve shqiptarët nuk marrin dot më shumë se 1 apo 2 vakte në ditë dhe 52 % e fëmijëve, nuk plotësojnë dot nevojat më elementare. Kreu i PD-së theksoi se Edi Rama me Lubi Ballukun, Erion Veliaj, kriminelë të tjerë hajdutë, ndërtojnë rrugë me çmime 10 herë më të larta se Kroacia. Sipas tij ata ndërtojnë shkolla, kopshte me çmime 6-10 herë më të larta se në Europë sepse pasuritë publike, Rama i ndan me qeveritarët, trafikantët, familjarët.

Fjala e Berishës:

Të dashur miq! Sot në frymën e paraardhësit të tij, i cili nga 1944 deri në ditën që vdiq, trillonte e mashtronte për periudhën e qeverisjes së Mbretit Zog, gënjente e trillonte çdo gjë. Të njëjtën gjë bën sot pasardhësi i Enver Hoxhës, me periudhën e vitit 2005-2013. Por harron se në atë periudhë, pikërisht nga Selanik, Athina, Kreta, Peloponezi erdhën në Shqipër, jo 10 apo 20 mijë, por erdhën 180 mijë emigrantë shqiptarë.


Ata erdhën në Shqipëri jo se nuk kishin ku të shkonin në ndonjë vend tjetër, nga Australia në Kanada, apo në BE, por erdhën në dheun e tyre, sepse Shqipëria vërtetë u krijoi atyre lehtësira, u dha një periudhë 5-vjeçare pa taksa për investime dhe për të rindërtuar jetën e tyre nga e para në vendin e vet. Kurse sot, shqiptarët, largohen, largohen dhe vetëm largohen nga ky vend, dhe kjo sepse vidhen, vidhen çdo ditë nga Edi Rama dhe qeveria e tij.


Edi Rama kudo që shkon, kudo që udhëton, shkon si armik i egër i shqiptarëve, sepse sot në Shqipëri, 456% e qytetarëve, në këtë vend të bekuar nga Zoti për pasuritë që ka, jetojnë dhe kërcënohen çdo ditë nga varfëria, sepse fondet dhe pasuritë publike vidhen ditë e natë, në çdo kohë, në çdo orë, në çdo javë, muaj, stinë, nga Edi Rama, familja, qeveria dhe administrata, bashkitë e tij. Edi Rama shkon si një armik sepse, jo vetëm që 46% e familjeve shqiptare jetojnë në varfëri, por 18% e fëmijëve shqiptarët nuk marrin dot më shumë se 1 apo 2 vakte në ditë dhe 52 % e fëmijëve, nuk plotësojnë dot nevojat më elementare.


Kjo sepse Edi Rama me Lubi Ballukun, Erion Veliaj, kriminelë të tjerë hajdutë, ndërtojnë rrugë me çmime 10 herë më të larta se Kroacia. Ndërtojnë shkolla, kopshte me çmime 6-10 herë më të larta se në Europë. Kjo sepse pasuritë publike, Edi Rama i ndan me qeveritarët, trafikantët, familjarët.
6 milionë metër katror troje turistike i ka pushtuar me trafikantët e tij strategjik dhe qeveritar.
38 mijë katrorë tokë, me firmën e tij, i merren pronarëve dhe i jepen vëllait të tij hajdut.
224 mijë metër katrorë tokë, vidhen në kanionin e Gjipesë, një nga 20 kanionet më të bukura të planetit. Ky është vetëm armik, armik i pangopur me mundin, djersën, pasurinë dhe gjakun e shqiptarëve. Mjafton që ai të pasurohet.

berisha rama

Sondazh

Poll

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen