27 Korrik 2022, 19:58
Nga k.m.
Sali Berisha
NJOFTIM PËR SHTYP
TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka organizuar këtë pasdite një takim për trashëgiminë kulturore e cila është në rrezik, nga shembja e Teatrit Kombëtar te grabitja e Parkut Kombëtar të Butrintit nga qeveria e Edi Ramës. Gjatë fjalës së tij, Berisha deklaroi se Edi Rama është një shkatërrimtar i identitetit të Tiranës, i cili është identitet që rrezaton në të gjithë kombin. Po ashtu, në fjalën e tij Berisha tha se Edi Rama shembi Teatrin Kombëtar me një urrejtje të paimagjinueshme.
FJALA E PLOTË E BERISHËS:
Kjo tryezë uroj që të frymëzojë qytetarët e këtij vendi që në tryeza edhe më të vogla, që në votrat e tyre krahas gjithë problemeve që kanë të diskutojnë edhe një problem themelor për qenien tonë, trashëgiminë tonë kulturore. Jemi një komb identiteti të cilit ka dy shtylla, gjuha dhe kultura, në dallim nga shumë kombe përreth që identitet kanë besimin fetar. Ne jemi komb që kultura dhe gjuha janë binomi i identitetit tonë. Ndaj dhe sa më shumë të flasim për trashëgiminë kulturore, në një farë mënyrë aq më shumë flasim me ndërgjegjen tonë shoqërore e kombëtare.
Kam ardhur këtu në vitin 1958, fëmijë, 14 vjeç. Tirana e 1958 duke e krahasuar më vonë me kryeqytetet e tjera, me Parisin. Të krahasosh Tiranën me Parisin, kushdo mund të thotë po krahason të krahasueshmen me të pakrahasueshmen. Unë them jo. Ka Parisin e haresë, Parisin e trashëgimisë, të modernitetit, Parisin e gjenialitetit, por ky Paris i haresë siç e quajnë ata, dallon edhe sot shumë pak nga disa lagje të Tiranës që kanë qenë në qendër të cilat u zhdukën mbi një paranojë diktatoriale sepse diktatura donte shesh të madh. Sheshi i Tiranës në ‘58 ishte një shesh fantastik i rrethuar nga ndërtesa shumë të bukura dhe më e bukura ishte Bashkia e Tiranës. Ishte më e mirë se çdo ndërtesë tjetër. Aty ku është Pallati i Kulturës, kishte Pazarin e Vjetër, ishte gjallëria e qytetit. S’mund të them numrin e dyqaneve, por mund të them se në gatime, asortimente, shërbime ai nuk u përsërit më pas zhdukjes së tij. Ishte e vështirë të kaloje në rrugicat e tij, kaq shumë vizitohej. U zëvendësua me një pallat, kemi imituar Korenë e Veriut, një pallat që ekziston në Jerevan dhe Phenian. Një ndërtesë e shëmtuar në pamje.
Çdo gjë këtu, në mënyrë të panevojshme përveç luftës kundër identitetit, babazisë dhe korrupsionit u zhdukën njëra pas tjetrës. Pas Enver Hoxhës, vjen Edi Rama. Edi Rama është një shkatërrimtar i identitetit të këtij qyteti, identitet që rrezaton në të gjithë kombin. Iu vërsul kundër vendimit që kishte miratuar vetë, me Kinema 17 nëntori, zhduku Teatrin me një urrejtje të paimagjinueshme. Po të shkosh në Paris, në një rrugë është Teatri romak, me tullë të kuqe, nuk është funksional, por është mjaft i ruajtur. Ky na e zhduku Teatrin. Sheshi, përveçse në Korenë e Veriut nuk gjen shesh kund të këtyre përmasave pa jetë. Me largimin e trafikut të duket sikur kursen pllakat e gurit.
Më ka dërguar një mesazh, i vetmi në jetën e tij, kur ia përçmova pllakat e gurit, të cilat tani janë 50 gradë. Trafikun e hiqje, por e bëje me nënkalime. Ai ka një impakt tmerrësisht negativ në jetën e qytetarëve. Largimi i trafikut nga sheshi ka krijuar ngushtica, Tiranë është problematike për rrugët. Tani ky ndalon trafikun e sheshit dhe faktikisht. Mund ta ketë rritur me atë veprim ndotjen me 50% në këtë shesh. Mori stadiumin. Një stadium i mrekullueshëm, i papërmbajtshëm në korrupsionin e tij, e transformoi. Ju them ju, që përveç Edi Ramës nuk kam dëgjuar njeri tjetër që të lavdërojë këtë stadium. Ishte një projekt tjetër shumë më i mirë. Bëri një stadium ku nuk e gjen kund në ndonjë vend të Europës me ‘mall’ në një arën anë, me një kullë që dëmton të gjithë barin e fushës, se ia pret diellin. Pra, në rast se ka një armik të dytë të egër identiteti, trashëgimia kulturore e Tiranës është Edi Rama.
sali berisha
Politike
27 Korrik 2022, 19:30
k.m.
Erion Veliaj
TIRANË- Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj ka komentuar çështjen e përfshirjes së Ilir Met...
Politike
27 Korrik 2022, 17:32
k.m.
Kreshnik Çollaku
TIRANË- Deputeti i Partisë Demokratike, Kreshnik Çollaku shprehet se Shqipëria duhet të pastrohet nga aj...
Politike
27 Korrik 2022, 16:40
k.m.
Pamje nga Uji i Ftohtë
GJIROKASTËR- Deputeti i Partisë Demokratike, Tritan Shehu, ka denoncuar masakrën mjedisore të ndodhur n&eum...
Politike
27 Korrik 2022, 16:34
k.m.
Ilir Meta
TIRANË- Autoriteti i Dosjeve njoftoi dje se nga një informacion i marrë në mënyrë anonime dhe pas verifikimeve t&eu...
Politike
27 Korrik 2022, 16:30
k.m.
Ilir Meta dhe Sali Berisha
TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka reaguar pasi në shkresën e Autoritetit për Info...
Politike
27 Korrik 2022, 16:26
k.m.
Jonila Godole
TIRANË- Jonila Godole, anëtare e Bordit të Institutit të Studimeve të Krimeve të Komunizmit, ka reaguar lidhur ...
Politike
27 Korrik 2022, 16:00
k.m.
Bajram Begaj dhe Yuri Kim
TIRANË- Presidenti Bajram Begaj është takuar me ambasadoren amerikane në Tiranë, Yuri Kim. Begaj ka ndar...
Politike
27 Korrik 2022, 14:59
e.k
Enkeled Alibeaj
TIRANË: Deputeti i Partisë Demokratik, Enkelejd Alibeaj ka reaguar ditën e sotme në lidhje me lajmin se Ilir Meta...
Politike
27 Korrik 2022, 14:50
Fjola Graçi
Meta me djalin e Nazif Bezhanit
TIRANE- Publikimi i emrit të ish-presidentit të Republikës Ilir Meta si pjesë e strukturave të Sig...
Politike
27 Korrik 2022, 14:44
A.B
Partia Demokratike
TIRANË- Partia Demokratike, përmes sekretarit për emigracion dhe diasporën, Indrit Hoxhën ka reaguar për p...