Protestë masive kundër projektit në Zvërnec/ Qytetarët para Kryeministrisë thirrje kundër qeverisë: Rama të japë dorëheqjen (PAMJET)
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar! ...
Ish-ushtarak dhe njohës i armëve/ Kush është Violand Braçellari, 43-vjeçari që vrau një polic e...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Më tej Berisha tha se Edi Rama me drejtësinë e tij politike tregon se është i aftë të marrë çdo vendim dhe të shkelë çdo ligj.
TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha në fjalimin e tij të përnatshëm u shpreh se Kryeminstri Edi Rama urdhëron mercenarët e tij të vendosin në arrest pa asnjë fakt, bazë apo dokument kryetarin e partisë më të madhe opozitare. Më tej Berisha tha se Edi Rama me drejtësinë e tij politike tregon se është i aftë të marrë çdo vendim dhe të shkelë çdo ligj. Kreu i PD-së theksoi gjithashtu se çdo ditë ka denoncuar lidhjet e Ramës me krimin, drogën, korrupsionin dhe korrupsionin e tij ndërkombëtar.
"Miqtë e mi, vetëm beteja është shpresa e fundit e shqiptarëve. Vetëm beteja është rruga e fitores ndaj një njeriu që ka përqendruar çdo pushtet në duart e tij. Ndaj një njeriu që me paratë e drogës dhe paratë e vjedhura ushqen një propagandë kundër të vërtetës nga mëngjesi gjer në darkë. Që me paratë e drogës dhe paratë e vjedhura blen deklarata nëpër botë dhe vizita në Shqipëri. Por ne jemi shqiptarë, geni ynë është i pamposhtur. Ndaj dhe ne qëndrojmë të pamposhtur për t’u thënë të vërtetat shqiptarëve. Qëndrojmë të pamposhtur në sakrificën dhe përpjekjen tonë për të rikthyer votën e lirë shqiptarëve. Qëndrojmë të pamposhtur për të shkuar drejt qeverisë teknike sepse me Edi Ramën zgjedhje të lira nuk ka dhe nuk do të ketë. Miqtë e mi, çdo ditë, çdo orë ju dëgjoni vendime që poshtërojnë çdo shqiptar. Edi Rama me drejtësinë e tij politike tregon se është i aftë të marrë çdo vendim. Se është i aftë të shkelë çdo ligj. Të shkelë Kushtetutën. Shikoni çfarë bën me Xhaçkën e tij? Shikoni çfarë bën me Erion Veliajn, Ballukun, hajdutët e tjerë? Edi Rama është njëlloj, është si pika e ujit e ndarë në dysh me babanë e tij xhelat, Kristaq Rama, i cili varte kundërshtarët politikë sepse të atilla ishin ligjet e kohës për kundërshtarin. Kurse sot, Edi Rama në kundërshtim me ligjin dhe Kushtetutën urdhëron mercenarët e tij të shkelmojnë Konventën Europiane të të Drejtave të Njeriut. Të shkelmojnë Kushtetutën e vendit dhe të vendosin në arrest pa asnjë fakt, bazë apo dokument kryetarin e partisë më të madhe opozitare. Për faktin e vetëm se ka denoncuar çdo ditë, çdo orë, çdo javë, çdo muaj, vjedhjet e tij monstruoze, vjedhjet e familjarëve të tij, vjedhjet e ministrave të tij, lidhjet e tij me krimin, drogën, korrupsionin dhe korrupsionin e tij ndërkombëtar. Vetëm e vetëm se ka mbrojtur në çdo rast interesin kombëtar. E ka denoncuar atë si argat të Beogradit," tha Berisha.
Sali Berisha TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha në fjalimin e tij të përnatshëm para mbështetësve pos...
Sali Berisha TIRANA- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha tha sot se "regjimi", duke nënkuptuar qeverisjen, po zbaton pikë p&e...
HIMARA- Kandidati i opozitës për zgjedhjet e pjesshme, në Bashkinë e Himarës, Petro Gjikuaria, ka publikuar ftesën ku lajmë...
Foto ilustruese TIRANA- Ministria për Shtetin, Administratën Publike dhe Antikorrupsionin ka reaguar pas lajmeve se nga dita e mërkur&e...
Edi Rama dhe Linda Rama TIRANA- Akuzat e opozitës dhe jo vetëm për shndërrimin e ekonomisë në një kënetë ...
Mirela Kumbaro, Belinda Balluku dhe Vangjel Tavo HIMARA- Në bashkinë e Himarës është duke u zbatuar projekti “Furnizimi...
Edi Rama TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka uruar Roberta Metsola për rizgjedhjen e saj si presidente e PE. Përmes një reagimi në X...
Foto nga takimi TIRANA- Shtete e Bashkuara të Amerikës kanë rikonfirmuar mbështetjen e për institucionet e drejtësisë. A...
Ilir Meta TIRANË- Presidenti i Partisë së Lirisë, Ilir Meta diskutoi lidhur me firmosjen e tetë urdhërarresteve të ...
sali berisha TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha përmes një deklarate ka reaguar lidhur me raportimin e Altin Dumanit, kre...