7 Dhjetor 2024, 13:20
Nga E. D
Sali Berisha
TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha po zhvillon një bashkëbisedim ditën e sotme me qytetarët në rrjete sociale. Berisha u shpreh se roli i mjekut në një shoqëri të civilizuar, është një rol jetik që lidhet më shumë se çdo rol tjetër me jetën, shëndetin e qytetarëve. Gjithashtu ai tha se kryeministri Edi Rama ushqen urrejtje për bluzat e bardha, që prej 1990, pasi ata bashkë me studentët përmbysën e regjimit të etërve të tij. Më tej Lideri i opozitës u shpreh se Edi Rama ka edhe arsye të tjera që të urrej mjekë dhe mjekësinë.
"Roli i mjekut në një shoqëri të civilizuar, është një rol jetik që lidhet më shumë se çdo rol tjetër me jetën, shëndetin e qytetarëve. Në këtë kontekst, së pari, vendosja e tij në një status në të cilin i garantohet siguria e plotë dhe i respektohet dinjiteti, i vlerësohet puna, do të jenë nga aktet më të para të qeverisë së ardhshme të PD.
Edi Rama ushqen një urrejtje për bluzat e bardha, de facto që nga vitet 1990. Në qoftë se lëvizja, apo revolucioni studentor i viteve 1990 do të kishte emër tjetër, ai do të ishte revolucioni i bluzave të bardha. Pas studentëve, ishin bluzat e bardha ato të cilat luajtën rolin më të rëndësishëm në përmbysjen e regjimit të etërve të Edi Ramës.
Edi Rama ka edhe arsye të tjera, por unë nuk po ndalem këtu, që të urrej mjekë dhe mjekësinë. Garantoj se rregulla të qarta do të përcaktojnë marrëdhëniet e sektorit publik me sektorin privat të shëndetësisë. Rregulla të qarta, do të përcaktojnë detyrimin e sektorit publik për shërbimet më të specializuara ndaj qytetarëve. Do të përcaktojnë pamundësinë e mungesave të tmerrshme të ilaçeve, të mjeteve të diagnozës, të mjeteve të mjekimit, siç ndodh sot, që të sëmurët vdesin jo nga sëmundja, por nga mungesa e ilaçeve për ta mjekuar atë," tha Berisha.
sali berisha
Politike
7 Dhjetor 2024, 13:06
r.ll
sali berisha
TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha u shpreh sot se rezoluta e IDU-së kërkon që drejtësia n&eum...
Politike
7 Dhjetor 2024, 12:53
r.ll
sali berisha
TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha po zhvillon ditën e sotme një bashkëbisedim me qytetarët në...
Politike
7 Dhjetor 2024, 12:45
r.ll
pamje nga konferenca
TIRANË- Sekretari i Përgjithshëm i PL, Tedi Blushi ka zhvilluar sot një konferencë për mediat me Kryetar...
Politike
7 Dhjetor 2024, 11:32
r.ll
notre dame
PARIS - Katedralja ikonë e Notre Dame e Francës do të rihapë zyrtarisht dyert e saj të shtunën për herë ...
Politike
7 Dhjetor 2024, 10:43
r.ll
foto e postuar nga salianji
FIER- Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Ervin Salianji në një letër nga qelia e burgut në Fier shpr...
Politike
6 Dhjetor 2024, 22:47
M.B
Tedi Blushi
TIRANA- Sekretari i Përgjithshëm i PL-së, Tedi Blushi, ka reaguar lidhur me kontrollet e ushtruara sot nga agjentët e ...
Politike
6 Dhjetor 2024, 22:14
E. D
Jozefina Topalli
TIRANË- Drejtuesja politike e PD për Diasporën, Jozefina Topalli, ka krahasuar rastin e Sali Berishës me atë t&eu...
Politike
6 Dhjetor 2024, 22:10
M.B
Belind Këlliçi
TIRANA- Drejtuesi politik i PD-së për qarkun e Tiranës, Belind Këlliçi, ka reaguar lidhur me kon...
Politike
6 Dhjetor 2024, 22:02
M.B
Deputetët
KOSOVA- Deputetët e partive opozitare në Kosovë, anëtarë të komisionit parlamentar për zbulim, të ci...
Politike
6 Dhjetor 2024, 21:57
M.B
Besnik Bislimi
KOSOVA- Zv/Kryeministri i Kosovës Besnik Bislimi thotë se Serbia qëndron pas shpërthimit në kanalin e furnizimit me...