LIVE UPDATES
Politike

Berisha: Elira Kokona është pronarja e të gjitha pronave të shqiptarëve në emër të Edi Ramës, ua merr ato pa asnjë dokument

 Duke folur në Sukth në ‘Foltoren’ me banorët e kësaj zone, Berisha u shpreh se Rama përdor të gjithë pasuritë dhe taksat e qytetarëve për të rrëmbyer zgjedhjet.

18 Shkurt 2026, 19:03 Nga E.d
Berisha: Elira Kokona është pronarja e të gjitha pronave të
Foto ilustruse

SUKTH- Lideri opozitar, Sali Berisha tha se Elira Kokona është pronarja e të gjitha pronave të shqiptarëve në emër të Edi Ramës. Duke folur në Sukth në ‘Foltoren’ me banorët e kësaj zone, Berisha u shpreh se Rama përdor të gjithë pasuritë dhe taksat e qytetarëve për të rrëmbyer zgjedhjet.

Sipas tij, kryeministri ka organizuar në kohën kur e ndalon ligjin, 4300 aktivitete për të mashtruar shqiptarët. Kryedemokrati tha se Rama ka shpenzuar qindra milionë euro lobingje kundër opozitës. Kjo sipas tij është bërë përmes mashtrimeve, blerje të opinioneve, blerje deklaratash dhe blerje raportesh.

Sali Berisha: A e keni parë ju? Sot po shihja unë se ç’është një Elira Kokona, pronarja e të gjitha pronave të shqiptarëve në emër të Edi Ramës, e cila kudo që të vërë lapsin, u merr shqiptarëve pronën, njëlloj si në vitin 1946. Por ua merr pa asnjë dokument. A mund të ecim ne në këtë mënyrë? Jo, kurrë. Ndaj dhe ne jemi njerëz politikë. Jemi përballur me një diktaturë, e kemi shembur atë në vitin 1990. Më e egra ishte. Tani kemi një të keqe të madhe përpara. Më e keqja e të gjitha të tjerave. Kurrë nuk ka pasur Shqipëria një regjim më shkatërrimtar se ky.

Dhe thirrja është, të përballemi me të. Ky zgjedhje nuk bën, ne jemi për zgjedhje. Ky zgjedhje nuk bën sepse për të marrë me çdo kusht mandatin e katërt, burgosi në vit elektoral drejtuesit e opozitës. Për të marrë me çdo kusht mandatin e katërt, ky organizoi në kohën kur e ndalon ligjin 4300 aktivitete për të mashtruar shqiptarët. Ky, për të marrë me çdo kusht mandatin e katërt, vetëm dy ditë para zgjedhjeve fali 2 miliard euro gjoba dhe kamata. Ky nuk bën zgjedhje. Ky përdor të gjithë pasuritë tuaja, taksat tuaja për të rrëmbyer zgjedhjet. Atëherë, ky ka vetëm një rrugë, ta largojmë dhe vetëm ta largojmë. Të përballemi me të dhe vetëm të përballemi.

Ju jeni dëshmitarë. PD kaloi në një kalvar të pamerituar dhe do mbetet në nderin tuaj gjithë jetën vendimet që ju morët për të qëndruar opozitarë të vërtetë, në një kohë kur u bënë përpjekje të jashtëzakonshme për një opozitë fasadë. Jo, ju qëndruat si njerëz idealistë, mbrojtët të vërtetën. Ndaj dhe sot, çdonjëri prej nesh është në një mision të ri dhe ky është misioni i jetës tonë. Ky është misioni më i rëndësishëm që secili prej nesh ka pasur në jetën e tij, të shpëtojmë Shqipërinë nga kjo e keqe e madhe.

Kemi arritur, në qoftë se dy vite më parë besuan dhe menduan se jemi në gropë, gabuan.
Ne u ngritëm si Feniksi, ju u ngritët si Feniksi dhe sot ne kemi mbështetjen më të madhe ndërkombëtare që kemi pasur ndonjëherë nga çdo parti e qendrës së djathtë në botë, 7 rezoluta. Jo vetëm kaq, Edi Rama ka shpenzuar qindra milionë euro lobingje kundër nesh, mashtrime, blerje opinionesh, blerje deklaratash, blerje raportesh, por të gjitha po i përfundojnë në kosh të plehrave. Zhvillimet e fundit shënojnë fundin e tij politik.
Sa kohë që të qëndrojë në karrige dhe ai jep dorëheqjen, ai qëndron si kufomë politike. Është në detyrimin tonë madhor ta largojmë një minutë e më parë./Dosja.al

sali berisha pd edi rama

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj