LIVE UPDATES
Politike

Berisha në Sukth: Jemi sot në një situatë më kritike se asnjë herë tjetër! Qeveria vjedh në mënyrë të papërmbajtur

Gjatë fjalës së mbajtur në Sukth, kryedemokrati u shpreh se kombi po plaket dhe se në të ardhmen vendi do të humbase rininë. 

18 Shkurt 2026, 18:41 Nga E.d
Berisha në Sukth: Jemi sot në një situatë më kritike se
Sali Berisha

SUKTH- Kreu i PD-së, Sali Berisha ka deklaruar se Portin e Durrësit e kontrollojnë Troplinët. Gjatë fjalës së mbajtur në Sukth, kryedemokrati u shpreh se kombi po plaket dhe se në të ardhmen vendi do të humbase rininë. 

Lideri i opozitës, theksoi se nga viti 1990 gjer sot, lindjet në Shqipëri janë ulur 74 përqind. Ai tha se kjo qeveri ka vjedhur në mënyrën më të papërmbajtur. Berisha u shpreh se vendi ndodhet sot në situatën më kritike se asnjë më parë.

Sali Berisha: Të dashur miq, ne jemi sot në një situatë më kritike se asnjë herë tjetër. E keqja më e madhe e njeriut, për njeriun dhe shoqërinë, është ajo e cila gradualisht pushton qenien tënde apo pushton shoqërinë. Dhe e vërteta është se këto 12 vite, po bëhet viti i 13, në një aspekt, shqiptarët dhe Shqipëria nuk kanë pasur kurrë një të keqe si kjo, në kuptimin, nuk po të them të shfarosjes, por në kuptimin e zbrazjes, boshatisjes së këtij vendi të bekuar më shumë se në çdo kohë tjetër që nga vitet 1300, vitet e Murtajës së Zezë, që përgjysmuan Europën. Miq, ne vijmë sot si një komb pa të ardhme.

Realisht, nuk ka të ardhme kombi që mplaket me shpejtësi të madhe. Nuk ka të ardhme kombi që humbet rininë me shpejtësi të rrufeshme. Unë do t’u jap vetëm dy shifra. Nga viti 1990 gjer sot, lindjet në Shqipëri janë ulur 74 përqind. Në një gjeneratë pra. Nga viti 2014 deri në vitin 2023, në 10 vite, nga Sukthi, Durrësi, Tirana, Shqipëria, u larguan vetëm në hapësirën e Shengenit 1 milionë e 100 mijë shqiptarë. Në qoftë se shtojmë ata që shkuan në Kanada, Meksikë, SHBA, vende të tjera, bëhet më shumë se 45 përqind e popullsisë. Nga këta u larguan për në BE, 720 mijë janë të moshës ndën 40 vjeç.

Çfarë ndodh? Pse kjo braktisje dhe boshatisje masive? Kjo nuk ndodh kurrë pa shkaqe. Askush nuk lind me dëshirën për të ikur nga vendi i tij. Ndodh sepse së pari mundësia ekonomike vjen gjithnjë duke u zvogëluar. Hapësirat ekonomike vijnë gjithnjë duke u ngushtuar. Nga viti 2013 gjer sot, çdo pensionist në çdo vend tjetër përveç Shqipërisë do të merrte tre herë më shumë. Çdo rrogëtar, nuk po them katër, se ka edhe katër mundësi, por po them, çdo rrogëtar duhet të merrte të paktën tre herë më shumë. Çfarë ka ndodhur?

Ka ndodhur që rrogat, pensionet, ndihma ekonomike janë rritur shumë më pak se çmimet. Çmimet janë rritur, në Shqipëri çmimi i ushqimeve bazë është 17 përqind më i lartë se në mesataren e vendeve të BE. Pra, kjo është. Dhe çfarë ka sjellë? Ka sjellë zhytjen e ngadaltë të shqiptarëve në varfëri. Atëherë ik bir, ik bijë, gjej fatin tënd rrugëve të botës se këtu nuk e shtyjmë dot, këtu nuk ushqehemi dot, këtu nuk jetojmë dot. Pse kjo? Absolutisht vetëm për një arsye kryesore, sepse kjo qeveri ka vjedhur në mënyrën më të papërmbajtur.

Ka vjedhur në mënyrën më të pakufishme pasuritë tuaja. Taksat që ju paguani në çdo gotë ujë që pini. Ka vjedhur në mënyrën më të pakufishme pasuritë tuaja publike. Vetëm porti i Durrësit, meqë e kemi këtu afër, ka një vlerë prej rreth 4 miliardë euro me truall dhe të gjitha. Ç’po ndodh me portin e Durrësit? Portin e Durrësit si port, prej 5 vitesh e kanë Troplinët. Portin e peshkatarëve, që e ndërtuam me taksat tuaja, e mori Luca, një trafikant që ndiqej nga 5 shtete për trafik. Bashkë me një Dorian Beu a si quhet.

E ndërton shteti, u jepet trafikantëve. Merreni tani edhe portin e peshkimit. Portet me radhë. 6 milionë metër katrorë bajlozëve të drogës. Investimet, 90 deri në 100 përqind e investimeve zhduken dhe nuk kryhen. Kjo do të thotë se vendi shkatërrohet. Kjo do të thotë se ato para të përcaktuara për investime, nuk prodhojnë punësim, ato përfundojnë në kontot e qeveritarëve. Përfytyroni për një moment, ku është djegësi i Tiranës? Asnjë tullë nuk ekziston aty. 130 milionë euro keni dhënë ju për të. Po nuk është vetëm djegësi, janë kështu të gjitha investimet, të cilat janë vjedhur në masën 90 gjer 100 përqind. Janë vjedhur edhe ato punime që janë bërë. Ju e shihni sikur janë rrugë kartoni, sikur janë mure kartoni. Bien të gjitha, rrugët shemben./Dosja.al

sali berisha shqipëri pd

Sondazh

Poll

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Protestuesit marshojnë drejt zonës së Bllokut, qytetarët e tjerë nuk iu bashkohen #dosja #protesta

Protesta nuk ka të ndalur, qyetarët bllokojnë rrugën te Ura e Tajvanit, thirrje në kor policëve

Nga Sheshi tek Banka, qytetarët bllokojnë rrugën: Edi Rama ka mbaru

Qytetarët nuk ndalen në protestë/ Bllokojnë rrugën te selia e PS-së, ulen në gjunjë

Vazhdon protesta për Zvërnëcin/ Protestuesit ngren nga kafet qytetarët te Opera

E mbuluar me flamurin kuq e zi, e reja shfaqet me foshnjën në krah gjatë protestës

"Edi Rama jep dorëheqjen/E reja nga protesta:Ka ardhur koha të shkosh me Berishën te Veliaj dhe Meta

Qytetarët protestë në Vlorë për Zvërnecin, me pankarta në duar marshojnë drejt Sheshit të Flamurit

Dy orë protestë, bulevardi plot qytetarë ndriçohet nga blicat e telefonave: Jep dorëheqje

"Studentët të ndërrojnë qeverinë"/ I riu thirrje të forta nga protesta: Mos u largoni nga Shqipëria

Protestuesit nuk i tremb as shiu, thirrje të forta nga Kryeministria: Revolucion!

“I preve në besë banorët e Rrjollit dhe Thethit”/ Protestuesi thirrje Ramës: Malet i nxore në shitje

PAMJE PREKËSE/ Vogëlushja mes lotësh mesazh Ramës: Pelikanin kaçurrel do ta sjellim në Surrel

Qytetarët njëzëri para Kryeministrisë: Rama në burg, Berisha në Burg

Banorja e Rrjollit: Mos bini pre e provokimeve! Këtu do rrimë deri sa Rama të japë dorëheqjen

Protesta kundër projektit të Zvërnecit/ Protestesit mesazh Ivanka Trump: Mbaj duart larg Nartës

Tensionohet situata në protestë, policia nuk kursen qytetarët hedh ujë me piper me presion

Protesta për Zvërnecin, përplasje mes qytetarëve dhe policisë

Përplasjt mes qytetarëve dhe policisë në protestë, çahet kordoni

PAMJE nga tubimi i i katërt kundër projektit në Zvërnec #dosja #protesta #zvernec

Protestë në Durrës kundër projektit në Zvërnec, qytetarët mblidhen para Bashkisë

Berisha: Shteti duhej të ishte garanti në Zvërnec.Ndërtimet të bëhen në përputhje me standardet e BE

Berisha: Aeroporti i Vlorës kurrë nuk mund të ndërtohej aty

Zvërneci,Berisha:Ne mbështesim plotësisht investimin e huaj.Sazani nuk është një investim i thjeshtë

Berisha në grupin parlamentar: Pas Kuvendit Kombëtar hyjmë në një etapë të re

Berisha: Meta është një i burgosur politik, Rama po vazhdon me besnikëri rrugën e babait të vet

Burgun apo dorëheqje? Rama kapet me gazetarin: Nuk meriton përgjigje

Protestuesit kërkojnë dorëheqjen, Rama: Film i vjetër, përfaqësoj të paktën 800 mijë shqiptarë

Protesta për Zvërnecin, Rama: SPAK po mban të ngrira fondet pa i lënë të kalojë te shitësi

Rama: Të rreshtohesh me PS, do të thotë të mbështesësh Shqipërinë drejt BE

Rama: Jemi këtu për të ndërtuar Shqipërinë e së ardhmes

Rama: Bëmë ligjin për hapjen e dosjeve të komunizmit, partia jonë u përball me të keqen në opozitë

"Kryeministri gënjeu"/ Gazetarja thirrje qytetarëve: Ai që të vjedh sot, do e bëjë dhe nesër

35-vjetori i PS në Tiranë/ Rama: Arsyeja e fitores së PS është aftësia për t’u hapur!

Mbyllet protesta për Zvërnecin #dosja #protesta #zverneci

Protesta për Zvërnecin/ Qytetarja: Ne nuk e lëshojmë sheshin pa u heq gardhi në Zvërnec dhe Rrjoll

Qytetarja: Kërkojmë anulimin e ligjit për zonat e mbrojtura, nuk ka negociata

"Anulo projektin"/ Me pankarta në duar, të rinjtë 'pushtojnë' kryeministrinë: Jep dorëheqjen

"Janë provokime"/ Çfarë po ndodh para ambienteve të Kryeministrisë?

Protestuesit i përgjigjen kryeministrit Rama: Jep dorëheqje nuk ka dialog!

Qytetarët zbresin sërish në shesh, protestojnë kundër projektit në Zvërnec

Ermonela Jaho mbështet protestën për Zvërnecin, shpërndan pamjet në rrjetet sociale

Skandali me ADS/ Berisha: U ngrit pa vendim qeverie, Rama krijoi një monstër për të vjedhur

"Populli flet në ditën e zgjedhjeve"/ Kryeministri: Thirrjet 'O Rama të QR' nuk funksionojnë me mua

Projekti për Zvërnecin/ Rama për hetimet e SPAK: Investimi nuk ndalon sa kohë unë jam këtu!

Antonio Costa: Zgjerimi një domosdoshmëri gjeostrategjike për Europën

Antonio Costa: Zgjerimi një domosdoshmëri gjeostrategjike për Europën

Mesazhi i Antonio Costës: Përshpejtoni luftën kundër krimit dhe korrupsionit në vend

Grabitet me armë një bankë e nivelit të dytë në Tiranë