Protestë masive kundër projektit në Zvërnec/ Qytetarët para Kryeministrisë thirrje kundër qeverisë: Rama të japë dorëheqjen (PAMJET)
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar! ...
Ish-ushtarak dhe njohës i armëve/ Kush është Violand Braçellari, 43-vjeçari që vrau një polic e...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Ai tha se kjo nuk është Shqipëria që meritojnë shqiptarët.
BERAT- Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Ervin Salianji, ka deklaruar ditën e sotme se qeveria duhet të jetë garanci për ditët e këqija, por kjo aktualja sipas tij e ka shkrirë shtetin me krimin. Gjatë fjalës së tij në takimin me demokratët në qytetit të Beratit, ai u shpreh se kur rinia ikën, gjithçka fiket.
Ai tha se kjo nuk është Shqipëria që meritojnë shqiptarët. Ish-deputeti demokrat theksoi se vendi është i lodhur dhe shpresa është më e rrallë se zhgënjimi.
“Është e vështirë të flasësh për vlera e sakrifica, sepse duket sikur shoqëria është futur në një kafaz. Sot jemi mbledhur jo vetëm për të folur për politikën, por për fatin e Shqipërisë. Për vendin tonë të bekuar, që sot është më i lodhur se kurrë, ku shpresa është më e rrallë se zhgënjimi dhe ku të rinjtë pyesin kur është momenti të largohen.
Kur rinia ikën, gjithçka fiket. Kjo nuk është Shqipëria që meritojnë shqiptarët. Një vend ku ekonomia kontrollohet nga 2-3 duar dhe ku politikanët nuk kanë as përgjegjësi dhe as dashurinë më të vogël për vendin.
Kemi takuar qytetarë që nuk flasin një fjalë të mirë për qeverinë. A mund të thotë dikush një të mirë për qeverinë e Edi Ramës? Qeveria duhet të jetë garanci për ditët e këqija, por këta kanë shkrirë shtetin me krimin. E keni parë si bien rrugët e ndërtuara me miliona euro? Kanë vjedhur edhe hekurin e rrugëve, pa menduar se do bjerë shi apo dëborë”, deklaroi Salianji gjatë takimit me demokratët në Berat./Dosja.al
Foto ilustruse BERAT- Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Ervin Salianji, ka nisur ditën e sotme takimin me demokratët në qytetin ...
TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, priti sot në një takim në selinë e PD, eurodeputetin Michael Gahler, koord...
Nancy VanHorn, Taulant Balla TIRANË- Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Sociaëiste, Taulant Balla zhvilloi një takim me t&e...
pamje nga takimi TIRANË- Sekretari i Përgjithshëm i Partia e Lirisë, Tedi Blushi ka zhvilluar një takim me Komisionin e Jashtë...
Ilir Meta TIRANË- Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta e ka cilësuar paraburgimin e tij, si persekutimi politik, ndërsa kisht...
Ilir Meta TIRANË- Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta i ka cilësuar ndryshimet në Kodin e Procedurës Penale, si një...
Foto ilustruse Statusi i strukturave dhe shërbimeve shëndetësore dhe arsimore që Serbia i mbështet në Kosovë do të ...
Erion Veliaj TIRANË- Gjykata e Posaçme e Apelit ka caktuar datën e shqyrtimit të ankimimit të kryebashkiakut Erion Veliaj,...
Jakup Krasniqi HAGË– Ish-kryetari i Kuvendit të Kosovës, Jakup Krasniqi, deklaroi se çdo akuzë është vazhdi...
foto ilustruese TIRANË- Gjykata e Posaçme ka mbyllur shqyrtimin gjyqësor për dosjen “Sterilizimi”. Bëhet me dije se...