LIVE UPDATES
Politike

"Këlyshët e Sorosit nuk më thyejnë dot"/ Meta: Paraburgimi im, jo si mjet hetimi, por persekutimi politik

Meta tha se të enjten, mbrojtja e tij do të bëjë në seancën gjyqësore parashtrimet për atë që e quan"tablonë sinoptike" të lexuar nga prokurorët, ku siç thotë ai nuk ekziston asnjë fakt apo provë penale kundër Ilir Metës.

18 Shkurt 2026, 16:35 Nga E. D
"Këlyshët e Sorosit nuk më thyejnë dot"/ Meta:
Ilir Meta

TIRANË- Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta e ka cilësuar paraburgimin e tij, si persekutimi politik, ndërsa kishte edhe një mesazh për atë që i cilëson bijë të sorosit. Ai theksoi se këlyshët e Sorosit kanë zgjedhur njeriun e gabuar për ta thyer apo për ta shtyrë në gabime të panevojshme.

Duke folur në një intervistë për Syri.net, Meta tha se të enjten, mbrojtja e tij do të bëjë në seancën gjyqësore parashtrimet për atë që e quan"tablonë sinoptike" të lexuar nga prokurorët, ku siç thotë ai nuk ekziston asnjë fakt apo provë penale kundër Ilir Metës.

Pjesë nga intervista:

Si po ecën procesi ndaj jush?

Të enjten ne bëjmë parashtrimet tona për "tablonë sinoptike" të lexuar nga prokurorët, ku nuk ekziston asnjë fakt apo provë penale kundër meje. Qartësisht është një pamflet politik i bazuar në një ekspertizë të paligjshme financiare, të bërë nga një punonjës i SPAK-ut, që është në konflikt të pastër interesi, përveçse nuk ka llogaritur të gjitha të ardhurat e mia për më shumë se 10 vite (nga Marsi ‘92 si deputet, e më pas si Ministër, zv. Kryeministër dhe Kryeministër).

Është pamflet politik se merret me DIA-n që është gjykuar plotësisht në Shqipëri e ku asgjëkund nuk ekziston emri im. Por që është gjykuar edhe në Arbitrazhin e Vjenës dhe ku kompania Clifford Chance ka dy reagime të qarta zyrtare ku përjashton emrin tim nga çdo spekullim që ishte bërë nga mediat sorosiste. Tashmë është provuar se DIA ishte një krijesë amerikane dhe si e tillë u përzgjodh nga CEZ-i. Kjo provohet nga të gjitha dokumentat e Arbitrazhit të Vjenës gjithashtu. Kjo është arsyeja se përse McGonigali, kur mori porosi nga Rama që të provonte "lidhjet" e mia me DIA, hoqi dorë menjëherë nga kjo çështje.

Po kështu, në proçes do të provohet se letërporositë për lobimet në mënyrë të qëllimshme kanë synuar të fshehin të vërtetat sipas kontratave të LSI me GSIS për të mbajtur me pahir akuza që nuk mbështeten në asnjë fakt.
E njëjta lojë si me akuzën 1 milion dollarë me McKeon Group, që u katandis në 15 mijë dollarë të deklaruara që në fillim, si në Shqipëri dhe SHBA. Siç e dini, në SHBA nuk ka as Bilal dhe as McGonigal që bën burg për Ilir Metën dhe as mund të ketë gjykatë amerikane që mund të vërtetojë një shkelje sado të vogël të ligjeve amerikane nga Ilir Meta. Por të enjten, pas parashtrimeve që unë do të bej në seancë, fjala ime do t’u shpërndahet të gjitha mediave.

Ndërkohë avokatët tuaj dhe PL ankohen për izolimin tuaj ekstrem dhe shkeljen e të drejtave tuaja njerëzore dhe politike. Si e shpjegon?

Fakti që mbas 16 muajsh që nga rrëmbimi im i 21 Tetorit 2024, nuk i dimë ende zyrtarisht nga prokuroria, personat përgjegjës për këtë rrëmbim kriminal që e ka parë gjithë bota, flet më shumë se çdo gjë. Fakti se që nga 2 Korriku 2025 kur unë u dënova me izolim ekstrem, këtu në IEVP “Jordan Misja” nuk më është dorëzuar ende vendimi i zbardhur nga Drejtoria, as mua dhe as avokatëve, flet qartë se paraburgimi nuk ishte zgjedhur si mjet hetimi, por si mjet persekutimi nga organizata kriminale.

Por këlyshët e Sorosit kanë zgjedhur njeriun e gabuar për ta thyer apo për ta shtyrë në gabime të panevojshme.
Për fat të mirë kjo IEVP mban emrin e Jordan Misjes, njërit prej tre heronjve të Shkodrës. Në veçanti më kujtohen fjalët e Branko Kadisë: “Çka po thotë Kadia, flakë le të kallet shtëpia, ta marrë vesh Shqipnia se na i dalim zot”. Shumë shpejt do të nisë në themel gjyqi ndaj bandës sorosiste, që kujton se duke mbajtur peng Ilir Metën, do mbajë peng përjetësisht të ardhmen e Shqipërisë si një vend sovran dhe i lirë./Dosja.al

ilir meta

Sondazh

Poll

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin qytetin e Vlorës

Shi dhe erë e fortë, stuhia e befasishme godet Vlorën

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Rama batuta me banorin që iu shemb ndërtimi pa leje në Theth:Koka bën, koka pëson

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimi

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet