LIVE UPDATES
Politike

Berisha: Erion Veliajt po i kërkohet në mënyrë ultimative që të mos shkojë në Gjykatë Kushtetuese në mënyrë që të dalë nga burgu

Berisha shtoi se në Shqipëri shteti ligjor është zëvendësuar me narkoshtetin dhe se Rama e ka shëndërruar në leckë Gjykatën Kushtetuese.

25 Shtator 2025, 13:21 Nga E.d
Berisha: Erion Veliajt po i kërkohet në mënyrë ultimative
Sali Berisha

TIRANË– Kreu i Partisë Demokratike Sali Brisha denoncoi se Erion Veliajt po i kërkohet në mënyrë ultimative që të mos shkojë në Gjykatën Kushtetuese në mënyrë që të dalë nga burgu. Gjatë një konference për mediat, Berisha tha se mbledhja e sotme e Këshillit të Ministrave është antikushtetues. Berisha shtoi se në Shqipëri shteti ligjor është zëvendësuar me narkoshtetin dhe se Rama e ka shëndërruar në leckë Gjykatën Kushtetuese.

"Unë jam këtu për tu thënë të vërtetën shqiptarëve për ato që ndodhin. Ju përmendët një mbledhje të Këshillit të Ministriave. A e dini ju se çfarë po bëhet. Unë kam denoncuar arrestimin e Gjushit me qëllimin e vetëm, për ta futur në qeli me Erion Veliajn. Çfarë po ndodh? Erion Veliajt po i kërkohet në mënyrë ultimative që të mos shkojë në Gjykatë Kushtetuese në mënyrë që të dalë nga burgu, të ndiqet i lirë dhe të ketë lehtësira. Ky është misioni i Gjushit, që është një urith. E kuptoni vetë ju. Tani vijmë tek mbledhja? Cili është varianti. Varianti është antikushtetues. Çfarë ka ndërmend tu thotë Edi Rama sot shqiptarëve. Nuk e shkarkova unë, thotë. Noterizova vendimin. Por kurrë, kurrë fuqia ekzekutive nuk është noterizuese. Kurrë.

Fuqia e ekzekutivit është fuqi ekzekutivi. Ndaj dhe quhet ekzekutiv. Por si hipokrit dhe të mos përdor më epitete të tjera, kërkon tani të thotë se, unë po noterizoj vendimin e këshilltarëve, në mënyrë që, e rren mendja, që Erion Veliaj të mund të mos shkojë në Gjykatë Kushtetuese. A e kuptoni ju tani këtë. A mund të ja thoni ju mediave tani këtë. Ai pikërisht ka përhapur në media fjalën se, unë vetëm po noterizoj, por gjen këshilltarë të çdo lloj ngjyre që mund të thonë çdo gjë, siç ju thotë ai. Ju i patë këshilltarët e bashkisë. E kam dëgjuar këto ditë ti quajnë skllevër. Jo more, e fyeni skllavin, po të krahasosh këshilltarin bashkiak të PS-së me skllavin. Nuk kishte shpërfytyrim njerëzor më të madh. Mos harroni një gjë. Skllavi është me status, kurse këta shpërbëjnë karakterin e tyre, shpërfytyrojnë veten e tyre dhe mbajnë ato fjalë që turpërojnë çdo qenie njerëzore, çdo komb, çdo forcë politike, çdo shoqëri.

Tani Edi Rama mendon se, meqenëse Gjushi nuk pati efektin e duhur. Noterizova thotë. Unë e dija se, ajo që kishte ardhur tek ju, kishte ardhur edhe tek unë. Pra, ai e shkarkoi dhe don tani që ti japë, ta çojë te harami. Atë e ka peng ai. Kanë rrëmbyer së bashku pronat e shtetit shqiptar, dhe të shpallin zgjedhjet dhe ai të mos shkojë dot në Gjykatën Kushtetuese. Çfarë do thotë kjo? Kjo do të thotë shkelmim i Kushtetutës, i ligjeve dhe parimeve të shtetit. Për mua nuk ka asgjë të re. Ky është një narkoshtet. Kam kaq vite që deklaroj se në Shqipëri shteti ligjor është zëvendësuar me narkoshtetin. Por kjo është një histori turpi, turpi. Kur një njeri sillet si kryetar i një organizate kriminale për të cilin nuk ka kushtetutë, nuk ka kod, nuk ka ligj për qeverisjen vendore, por ka vetëm vullnete të liga. Ja pra, urdhëro.

Nuk duhet kurrë që degët apo gjethen të na pengojnë me pa trungun. Trungu është këto që po them unë. Ky tani bën çdo gjë që atë të mos e lejojë të shkojë në Gjykatë Kushtetuese. Çdo epitet mund ti vesh këtij. Vetëm shtet nuk ekziston. Ky vetë nuk pyet për vendimet e Gjykatës. A nuk është ky që djeg Kushtetutën për Oltën. Po. Nuk e pyet, e ka shndërruar në një leckë Gjykatën Kushtetuese. Por këto janë gjërat më të rënda për një vend. Sigurisht unë nuk them se, nuk është i rëndësishëm, gara e këto, por gjë më të rënda se këto nuk mund të ketë. Ai e merr tjetrin, voton absolutisht në shkelje të ligjit. Do thoni po ju? Jo është ndryshe, ne kemi kërkuar largimin e tij, kemi protestuar 46 jave, kemi kërkuar largimin e tij nga bashkia. Ne do votonim në mesnatë, në mesditë kundër tij. Por këto që u hodhën mbi kangjellat e Skapit dhe të gjykatës dhe që ligjëronin aty apoteoza për lalë Vjedhësin, tani duan ti zhdukin çdo lloj hapësire ligjore dhe kushtetuese.

U bëj thirrje. Një thirrje kam unë për avoketërit e tij, kur ne sulmonim nuk duhet të heshtnin, se nuk mbronin më Erionin që nuk duhet ta mbronit në atë kohë, por i dilni zot parimeve kushtetuese, i dilni zot kartës Europiane të Autonomisë Lokale. I dilni zot asaj që quhet siguri ligjor pa të cilën nuk ekziston shtet ligjor. Ja pra çfarë ndodh. Sigurisht të gjitha e kanë shpjegimin në Auruba. Se një njeri, një njeri që sposton qeverinë dhe vetë do saktësohet. Unë e kam akuzuar, edhe ky shkrimi nuk e hedh poshtë, përkundrazi po ta lexoni me vëmendje më shumë e aludon se ka marrë pjesë dhe vetë, por vetë kuptohet aty duke redaktuar, fshi e fshi, emri i parë që do të fshihej është emri i kryeministrit. Por kjo nuk mund të mbyllet më. Sot do fillojmë, nuk janë në garë atletike me orë dhe sekonda," tha Berisha.

sali berisha erion veliaj edi rama

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj