Protestë masive kundër projektit në Zvërnec/ Qytetarët para Kryeministrisë thirrje kundër qeverisë: Rama të japë dorëheqjen (PAMJET)
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar! ...
Ish-ushtarak dhe njohës i armëve/ Kush është Violand Braçellari, 43-vjeçari që vrau një polic e...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Ai shtoi më se për faktin që ambasadorja e SHBA-ve Yuri Kim e ka konsideruar thjesht deputet, ia ka kthyer 'reston'.
TIRANË- Kryedemokrati Sali Berisha thotë se është i bindur se pas sulmit që iu bë në protestën e 6 dhjetorit qëndron kryeministri Edi Rama. Në një intervistë për "Çim Peka Live", Berisha thotë se ka të gjitha provat eqë e vërtetojnë këtë gjë. Ai shtoi më se për faktin që ambasadorja e SHBA-ve Yuri Kim e ka konsideruar thjesht deputet, ia ka kthyer 'reston'.
Pjesë nga Intervista:
Peka: Z. Berisha, është e vërtetë që është folur shumë, sidomos për dy protestat e mëdha, është folur për primaret, por viti u mbyll duke u folur shumë për një sulm fizik ndaj Sali Berishës. Keni kaluar ngjarje nga më të ndryshmet, sulm edhe me bomba, fatmirësisht të pashpërthyera. Por sulm fizik, personal ndaj Sali Berishës...
Berisha: I organizuar absolutisht nga Edi Rama...
Peka: I organizuar sigurisht nga Edi Rama ...
Berisha: Me një agjent informator të dokumentuar të policisë kriminale.
Peka: Z. Berisha të flasim pak hapur. Keni diplomat perëndimor. Disa kanë reaguar me seriozitet, por a ju duket se në mënyrë të veçantë ambasada e SHBA po ju hedh në terren dhe po ju hedh për gjah. Sulmin e dënon në mënyrë indirekte. Sali Berishës i referohet një deputet, pa ja përmendur emrin. Gjatë gjithë kohës sulmoheni prej tyre.
Berisha: Unë besoj se i kam kthyer reston guvernatores. Ky është problem krejtësisht i veçantë. Qëndrimi dhe deklaratat për guvernatorin nuk i heq asnjë presje.
Peka: Ka dy teza për Edi Ramën, një që nuk i interesonte dhe kjo tjetra që i interesonte.
Berisha: Ata që mendojnë se nuk i interesonte kanë një logjikë naive. Nëse nuk i interesonte Edi Ramës, ai nuk mohonte që ai është informator i policisë kriminale. Nëse nuk i interesonte Ramës, gjente menjëherë të gjitha gjurmët kush qëndron pas. Nëse nuk i interesonte Ramës nuk shpërndante një deklaratë klishe nga zyra e tij. Edi Rama tregoi vetë se është, pasi gjërat janë shumë të kthjellta. Pra i interesonte Edi Ramës, e kam thënë dhe e them, se në gjithë jetën politike, Rama për arsyet e tij, nuk feston dot një sukses pa sulmin ndaj kundërshtarit. Ai më shumë gëzon suksesin si një goditje për kundërshtarin, se sa një meritë për veten e tij. Në këtë kontekst ai rriskoi, pasi e kalkuloi keq, por më shumë se atij, askujt nuk interesonte ajo. Ai mendoi se në këtë rast do të lante hesapet me një zhurmë që do të mbulohej, pavarësisht se çfarë do të ndodhte. Dhe kaq. Por Edi Rama, ta marrim se këto që thashë unë nuk janë të vërteta. Çfarë ndodhi pas. Nxori menjëherë Met Rrumbullakun dhe deklaroi se nuk është agjent. Ai është informator dhe nuk e mohon më. I kam të gjitha të dhënat për të. Unë tani nuk dua të flas se e kam folur atë.
Peka: Unë jam prej gazetarëve që e besoj se Rama është, pasi mënyra se si u shfaq pas ngjarjes, ai sikur donte ta merrte përsipër autorësinë. Kjo më bën të dyshoj se ai kishte një qëllim. Po u jepte mesazh grupeve kriminale dhe kundërshtarëve të tij se meqë ju nuk po e sulmoni, po e marr unë i pari përsipër. A është rrëzuar miti i Sali Berishës, pas atij grushti.
Berisha: Përkundrazi është dëshmuar edhe më i pamposhtur, po të jetë për mite, por unë nuk funksionoj me mite. Por ata e panë se çfarë realizuar.
Peka: Ata ju trajtojnë si mit, kjo është e vërteta...
Berisha: Për të goditur, eliminuar një njeri, ajo është një gjë që ka ndodhur, e do të ndodhë gjithë kohërat. Por cili është pas, dhe ajo që vjen më pas ata e panë se çfarë leverdie patën.
Edi Rama TIRANË- Socialistët rrëzuan të enjten në Konferencën e Kryetarëve një kërkesë të deputet&eu...
Jorida Tabaku TIRANË- Deputetja e Partisë Demokratike Jorida Tabaku tha se ligji për ish-spiunët në politikë është ...
Ervin Salianji TIRANË- Deputeti i Partisë Demokratike, Ervin Salianji ka vijuar sërish takimet me deputetë të grupit parlame...
Dorian Teliti TIRANË- Anëtari i Këshillit Kombëtar të Partisë Demokratike Dorian Teliti ka deklaruar se ekonomia shqipta...
Dashnor Sula TIRANË- Deputeti demokrat Dashnor Sula është shprehur se bashkimin e demokraëve e ka në dorë Sali Berisha. N&eum...
Enkelejd Alibeaj TIRANË- Deputeti i Partisë Demokratike, Enkelejd Alibeaj ka komentuar vendimin e tij për përjashtimin nga grupi të...
Ilir Meta TIRANË- Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, ka komentuar zhvillimet brenda Partisë Demokratike. Gjatë konferen...
Ilir Meta TIRANË- Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta teksa u pyet sërish ditën e sotme për largimin nga partia e tij, t...
Taulant Balla TIRANË- Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla deklaroi se Partia Demokratike është shkak i ...
Jorida Tabaku TIRANË- Deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku, në një dalje për mediat tha se nuk ka dijeni për m...