LIVE UPDATES
Politike

Berisha: Ftesa ime për mbarë qytetarët, t’i japim fund kësaj vjedhje që po zhyt shqiptarët në mjerim, varfëri dhe po i përzë nga Shqipëria

Ai thekoi se kjo rritje ky dyfishim është ndëshkim për qytetarët sepse është rritje stratosferike çmimesh të ushqimeve dhe apartamenteve. Berisha nxori në vëmendje se Qeveria e Kosovës deklaroi se do rrisë pensionet 20 përqind dhe më një akt të përgjegjshëm depozitoi në fondin e pensioneve, që ishte 500 milionë euro, edhe 100 milionë euro.

12 Tetor 2024, 13:29 Nga N.F
Berisha: Ftesa ime për mbarë qytetarët, t’i japim fund
Berisha

TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka mbajtur ditën e sotme një deklaratë para mediave ku ka folur në lidhje me buxhetin e vitit 2025. Berisha tha se rritja ekonomike e dyfishuar është parajsë për qeveritarët hajdutë, për narkoqeveritarët hajdutë, për oligarkët gjakpirës, për klientelën e qeverisë.

Ai thekoi se kjo rritje ky dyfishim është ndëshkim për qytetarët sepse është rritje stratosferike çmimesh të ushqimeve dhe apartamenteve. Berisha nxori në vëmendje se Qeveria e Kosovës deklaroi se do rrisë pensionet 20 përqind dhe më një akt të përgjegjshëm depozitoi në fondin e pensioneve, që ishte 500 milionë euro, edhe 100 milionë euro. Ndërsa sipas tij Edi Rama me njërën dorë ua dha 4 përqind indeksim, me dorën tjetër ua vodhi këtë shumë dhe i la me 1.6 përqind pensionistët tanë. 

Fjala e Berishës:

E njëjta gjë është rritja ekonomike. Do të dëgjoni ju këtu se buxheti u rrit në 8 miliardë.
Se rritja ekonomike u dyfishua. Kjo rritje ekonomike e dyfishuar është parajsë për qeveritarët hajdutë, për narkoqeveritarët hajdutë, për oligarkët gjakpirës, për klientelën e qeverisë. Por kjo rritje, ky dyfishim është ndëshkim për qytetarët sepse është rritje stratosferike çmimesh të ushqimeve dhe apartamenteve. Ajo i shndërron apartamentet në molla të ndaluara për qytetarin e thjeshtë.


Injorim, shumëzim me zero në rritjen 8 miliardë të 700 mijë pensionistëve shqiptarë. Edhe njëherë, rikujtoj çdo pensionist se ky është një qëndrim më çnjerëzor, për përçmues dhe përbuzës që mund të ketë mbajtur kush ndaj tyre. E them këtë jo për politikë, por e them me bindje të madhe sepse nuk po kthehem mbrapa te koha kur pensionet u dyfishuan, por po qëndroj këtë vit në Kosovë. Çfarë bëri qeveria e Kosovës? Qeveria e Kosovës deklaroi se do rrisë pensionet 20 përqind dhe më një akt të përgjegjshëm depozitoi në fondin e pensioneve, që ishte 500 milionë euro, edhe 100 milionë euro. Shtoj këtu se në Kosovë, çdo qytetar, pavarësisht se a ka punuar një ditë, por ka ardhur në moshën e pensionit, merr 100 euro. Dhe që nga java e kaluar, do marrë 120 euro.


Kurse Edi Rama me njërën dorë ua dha 4 përqind indeksim, me dorën tjetër ua vodhi këtë shumë dhe i la me 1.6 përqind pensionistët tanë. Duke përfunduar, unë u bëj thirrje shqiptarëve, të ngrihemi një betejë pa kthim. Të mos lejojmë që parlamenti i krimit dhe drogës, që qeveria organizatë kriminale, të realizojë vjedhjen më të madhe në histori në kurriz të qytetarëve shqiptarë. Rruga e vetme është krijimi i një qeverie teknike dhe unë edhe njëherë zotohem para jush se Shqipëria në aktin e parë do vendosë minimumin jetik 200 euro, çka nënkupton se nuk mund të ketë pension të asnjëlloji dhe nuk mund të ketë shqiptar që nuk do marrë 200 euro si minimum. Dhe rroga minimale do rritet në 500 euro.


Nuk do paguajnë shqiptarët 215 euro për turist dhe të marrin gjithsej 4 euro. Merr fund kjo.
Merr fund koha kur ndërtohen rrugët me çmime 10 herë më të shtrenjta se në Kroaci. Merr fund koha kur rrugët ndahen në llokma. Po ju rikujtoj vetëm Unazën e Madhe të Tiranës. Në vitin 2013 mbaruan 3 lotet e para të saj. Nga viti 2013 për 11 vite, në një autostradë që është gjithsej 27 kilometra, dhe që 6 ishin të përfunduara, para një muaji Rama dhe Lubia e tij Balluku deklaruan se është përfunduar në 70 përqind. Sepse e ndajnë në kilometër pas kilometri, për të vjedhur kilometër pas kilometri. Kjo është teknika e tyre. Ndaj dhe njëherë, ftesa ime për mbarë qytetarët, t’i japim fund kësaj vjedhje që po zhyt shqiptarët në mjerim, varfëri dhe po i përzë nga Shqipëria.

berisha rama

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj