LIVE UPDATES
Politike

Berisha: Rama do vjedhë deri në 90 përqind të buxhetit prej 8 miliardë euro! Buxheti përjashton vendosjen e minimumit jetik prej 200 eurosh

Berisha tha se buxheti përjashton tërësisht vendosjen e minimumit jetik, i cili ka një rëndësi themelore për mbrojtjen dhe mbështetjen e qytetarëve shqiptarë më në nevojë. Ai shtoi se Shqipëria sot ka hendekun midis rrogave më të larta dhe atyre më të ulëta dhe pensioneve, më të madhin në Europë dhe ndër më të mëdhenjtë në botë.

12 Tetor 2024, 13:10 Nga N.F
Berisha: Rama do vjedhë deri në 90 përqind të buxhetit prej
Berisha

TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka mbajtur ditën e sotme një deklaratë para mediave ku ka folur në lidhje me buxhetin e vitit 2025. Berisha tha se buxheti përjashton tërësisht vendosjen e minimumit jetik, i cili ka një rëndësi themelore për mbrojtjen dhe mbështetjen e qytetarëve shqiptarë më në nevojë. Ai shtoi se Shqipëria sot ka hendekun midis rrogave më të larta dhe atyre më të ulëta dhe pensioneve, më të madhin në Europë dhe ndër më të mëdhenjtë në botë.

Berisha tha se është rikthyer absolutisht proporcioni kur rroga e presidentit të Shqipërisë në diktaturë ishte rreth 14 herë më e madhe se rroga mesatare e një punëtori. Ai shtoi se ky disproporcion i pamëshirë i kultit të pagesave super të larta të zyrtarëve ku presidenti merr një rrogë të barabartë me 60 pensionistë në muaj, ku kryeministri merr një rrogë të barabartë me 50 pensionistë në muaj, nuk mund të ekzistojë askund në një vend të lirë, ku të mirat, të ardhurat kthehen në mirësi për mbarë qytetarët.

Fjala e Berishës:

Buxheti i shpallur më i madhi në histori prej 8 miliardë eurosh, rikujtoj shqiptarët se rrogat vjetore të tyre janë rreth 800 milionë euro, pra buxheti prej 8 miliardë eurosh, në vend se t’i japë përgjigje përfundimtare probleme të kafshatës së përditshme me të cilën përballen qindra mijëra shqiptarë, përballën 600-700 mijë pensionistë, por edhe dhjetëra mijëra familje shqiptare, pra në vend që t’i japë zgjidhje problemit të kafshatës, duke vendosur minimumin jetik prej 200 eurosh, ky buxhet përjashton tërësisht vendosjen e këtij minimumi, i cili ka një rëndësi themelore për mbrojtjen dhe mbështetjen e qytetarëve shqiptarë më në nevojë.


Mos harroni se Shqipëria sot ka hendekun midis rrogave më të larta dhe atyre më të ulëta dhe pensioneve, më të madhin në Europë dhe ndër më të mëdhenjtë në botë. Është rikthyer absolutisht proporcioni kur rroga e presidentit të Shqipërisë në diktaturë ishte rreth 14 herë më e madhe se rroga mesatare e një punëtori. Është kthyer një disproporcion çnjerëzor. Rikujtoj shqiptarët se rroga e presidentit të SHBA nuk është kurrë 4-5 herë më e madhe se rroga mesatare e shtetasve të SHBA. Dhe ky proporcion që ekziston në SHBA, ekziston në tërësi në të gjitha vendet e lira.


Ky disproporcion i pamëshirë i kultit të pagesave super të larta të zyrtarëve ku presidenti merr një rrogë të barabartë me 60 pensionistë në muaj, ku kryeministri merr një rrogë të barabartë me 50 pensionistë në muaj, nuk mund të ekzistojë askund në një vend të lirë, ku të mirat, të ardhurat kthehen në mirësi për mbarë qytetarët. Edi Rama kthen në këtë mënyrë buxhetin 8 miliardë në një lloj ndëshkimi për qytetarët, në kuptimin që ai e vjedh me lukuninë dhe organizatat e tij kriminale, 70 deri në 90 përqind të këtij buxheti.


Njëlloj siç kthen miliona turistë që vijnë në Shqipëri. Sepse ju, për çdo turist paguani nga taksat tuaja, 230 euro në një kohë kur përfitoni nga të ardhurat që krijohen nga turistët që vijnë në Shqipëri, 4 euro për frymë. Kështu, turizmi është shndërruar në një parajsë për oligarkët e qeverisë dhe një ndëshkim për qytetarët shqiptarë.

berisha rama buxheti 2025

Sondazh

Poll

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët