All - Scripts - 5
LIVE UPDATES
All - General - 1
Politike

Berisha: Gjykata Kushtetuese dëshmoi dje se ajo përbën dje seksionin më militant të PS. Vendimi tejkalon çdo imagjinate

Nga mbledhja e Kryesisë së PD-së, Berisha tha se vendimi i marrë tejkalon çdo imagjinatë.

21 Dhjetor 2023, 19:33 Nga I.A
Berisha: Gjykata Kushtetuese dëshmoi dje se ajo përbën dje
Sali Berisha
All - Paragraf - 1

TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha tha se, Gjykata Kushtetuese dëshmoi dje se ajo përbën seksionin më militant të PS. Nga mbledhja e Kryesisë së PD-së, Berisha tha se vendimi i marrë tejkalon çdo imagjinatë. Po ashtu Berisha tha se ata arritën që të asgjësojnë de facto parlamentin monist.

"Do t’u thosha se në këtë proces, akti më i turpshëm që tejkalon çdo imagjinatë, është vendimi i Gjykatës Kushtetuese.
Gjykata Kushtetuese dëshmoi dje se ajo përbën dje seksionin më militant të PS. Vendimi i djeshëm i gjykatës, tejkalon çdo imagjinate. A mund të imagjinohen gjykatës, të cilët pasi u rritën rrogat në 6 milionë, u verbohen sytë për të lexuar Kushtetutën? Dy-tre gjëra mund t’u them. Në vendimin e tyre, mashtrojnë në mënyrën më të turpshme. Dhunojnë ligjin dhe logjikën njerëzore, kur thonë se grupi i një të pestës së deputetëve, është entitet me fuqi të kufizuar në kërkesat para Gjykatës Kushtetuese. Dhe se entiteti Kuvend merr përparësi. Për ta ditur qytetarët, neni 7 i Kushtetutës shprehet se sistemi qeverisës në Shqipëri ndërtohet nga pushteti legjislativ, ekzekutiv dhe gjyqësor. Nuk i referohet parlamentit. Nuk thotë pushteti i parlamentit. Nuk vë në bazë parlamentin me organet e tij drejtuese, por vë ligjvënësin, deputetin.

Në pasqyrim të këtij neni, neni 134 që pasqyron se kush ka të drejtë t’i drejtohet gjykatës, në mbi 100 fjalë të tij, nuk ekziston fjala parlament. Në pikën C, i njeh këtë të drejtë një të pestës së deputetëve. Dhe këtë të drejtë ia njeh baras me presidentin, kryeministrin dhe Avokatin e Popullit. Pra, kjo e drejtë është e pakufizuar. Nuk ia njeh këtë të drejtë kryetares së parlamentit apo kryetarit, i cili në hierarki është numri 2 i shtetit. Nuk ia njeh kryesisë, nuk ia njeh komisioneve, kurse gjykata mashtron, nxjerr entitet atë që nuk është subjekt ligjor për t’u paraqitur në gjykatë. Gjykatësit mashtrojnë në mënyrë të paimagjinueshme. Çfarë përfaqëson një e pesta e deputetëve? Për ata që kanë të qarta parimet më bazë të lirive në një shoqëri, kjo përcakton të drejtën e pakicës. Kjo nënkupton se ata janë opozitarë. Por me kusht që të jenë një e pesta, jo më pak.

Këtij përcaktimi të kristaltë kushtetues, gjykatësit i kundërvunë fantazinë e tyre të sëmurë militante. Po në këtë rrjedhë, duke shpërfytyruar veten e tyre, duke shkelmuar mbi veten dhe dinjitetin e tyre, thonë se një e pesta nuk legjitimohet se kjo kërkesë duhet të jetë e parlamentit dhe jo e deputetëve. Me një fjalë, për këta deputetë që Kushtetuta u njeh të drejtën e pakufizuar në të drejtën ndaj kësaj gjykate, që gjykata gjer dje ua ka njohur dhe respektuar këtë të drejtë. Vetëm tre javë më parë, gjykata ka pranuar ankesën e tyre për protokollin e marrëveshjes Shqipëri-Itali, që në fund të fundit ishte marrëveshje mes dy qeverive. Por sigurisht nëse gjykata ka përjashtuar një të pestën e deputetëve si entitet me fuqi të pakufizuar, kjo një e pestë, në emër të shtetit, në emër të pakicës që përfaqëson në atë shtet, i ka të hapura dyert e gjykatës. U ndala pak më gjatë se ç’duhet në këtë, por po të kemi parasysh se ka përkufizime në të cilat gjykata konsiderohet garant i Kushtetutës, do të thotë se sot një seksion i PS në gjykatë, është garant i monizmit, është garant i vendosjes së një pushteti monist të përqendruar totalisht në duart e një njeriu," tha Berisha.

sali berisha

All - ArticleEnd - 1
All - ArticleEnd - 1
All - ArticleEnd - 1
All - ArticleEnd - 2
All - ArticleEnd - 2

Sondazh

Poll

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin qytetin e Vlorës

Shi dhe erë e fortë, stuhia e befasishme godet Vlorën

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Rama batuta me banorin që iu shemb ndërtimi pa leje në Theth:Koka bën, koka pëson

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimi

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet