LIVE UPDATES
Politike

Berisha: Gjykatësja famoze Gjoka, e cila fshihet prapa krimit të saj, amnistoi Ramën për djegësin e Tiranës

Në një deklaratë për mediat, Berisha ka deklaruar se Gjoka po fshihet prapa krimit të saj.   

9 Dhjetor 2023, 12:43 Nga I.A
Berisha: Gjykatësja famoze Gjoka, e cila fshihet prapa krimit të saj,
Sali Berisha

TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha ka deklaruar se ka qenë gjykatësja Irena Gjoka, ajo që ka amnistuar Edi Ramën dhe Erion Veliajn për inceneratorin e Tiranës. Në një deklaratë për mediat, Berisha ka deklaruar se Gjoka po fshihet prapa krimit të saj.  Po ashtu Berisha ka quajtur se arrestimi i Taulant Tushës është amnisti për Ramën dhe Veliajn. 

"Dëgjoni se çfarë shkruan famozja Gjoka, që fshihet prapa krimit, në vendimin e saj. Me shkresën numër 5474/8, protokoll 2.11.2016, ministri i Mjedisit ka dërguar një projektvendim për miratim pranë Ministrisë së Drejtësisë, Ministrisë së Ekonomisë, Ministrit të Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, Ministrisë së Energjetikës dhe Industrisë, nëpërmjet të cilës ka kërkuar që shoqërisë Integrated Energy BV, t’i jepet bonos prej 8 përqind të pikëve në rast se merrte pjesë në garë. E kuptoni ju këtë formulim? A mund të ketë formulim të tillë? Në rast se merrte pjesë në garë... Kjo do të thotë që kompania e tyre duhej të fitonte 8 përqindëshin me çdo kusht në rast se do merrte pjesë në garë. Nuk dëgjon kurrë në një akt qeverie të jepet me ‘një në rast se...’ Dhe një zonjë aty, drejtoresha juridike e Ministrisë së Mjedisit, bashkë me Alqi Bllakon e miratojnë dhe shkruajnë se shoqëria është e regjistruar konform ligjit. Kurse Ermonela Felaj, si ministre në atë kohë për marrëdhëniet me parlamentin, i dërgon shkresën Edi Ramës dhe Lefter Kokës ku shkruan se kjo kompani nuk ekziston e regjistruar askund dhe se ky vendim nuk mund të merret.

Por Edi Rama me ndërgjegje të plotë dhe kriminale, sepse ishte sipërmarrja e tij, pavarësisht nga paralajmërimi me shkrim i Felajt, firmos aktin e akordimit të 8 pikëve një kompanie, e cila do të krijohej vetëm ditën e fundit të gushtit 2017, tetë muaj pasi kishte marrë bonusin dhe një ditë pasi ishte shpallur fituese. E thoshte sot një publicist dhe humorist i yni i shquar, të kapësh Tushën për këtë aferë, është si të akuzosh fatorinon në vend të shoferit për aksidentin që ka bërë. Kjo ndodh vetëm në Shqipëri. Por tani i rikthehemi pak gjykatëses që fshihet prapa krimit të saj, Gjoka. Gjoka thotë se Koka ka dërguar një projektvendim për miratim të 8 pikëve në rast se merr pjesë në garë. Por nuk thotë se Edi Rama megjithëse kishte informacionin e Ermonela Felajt, kjo gjykatëse është byk-gjykatëse në ndërgjegjen e saj, nuk thotë se Edi Rama pavarësisht se u paralajmërua nga Ermonela Felaj, firmosi aktin e dhënies të 8 pikëve në Këshillin e Ministrave. A ka krim më të shëmtuar se ky? Pra, tregon për Lefterin se ua dërgoi këtë, por nuk thotë një fjalë se Edi Rama kishte shkresën e Ermonela Felajt që i thoshte se kompania nuk ekziston, e megjithatë ai firmosi," tha Berisha.

sali berisha irena gjoka

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj