LIVE UPDATES
Politike

"Shqipëria në majën e historisë"/ Berisha për fjalimin e Ramës: 35 përqind e popullatës në 10 vite qeverisje nga Rama iku nga vendi

Shqipëria nuk është në majën e historisë, sipas Berishës si Rama shprehet, por është një vend që në këto 10 vite vetëm janë larguar shqiptarët.

8 Dhjetor 2023, 19:18 Nga h.k
"Shqipëria në majën e historisë"/ Berisha për
Sali Berisha

TIRANË-Sali Berisha, Kryetari i Partisë Demokratike ka bërë komente në lidhje me fjalën e Kryeminstrit Edi Rama në Kongresin e Partisë Socialiste. Ai tha se lavdërimi që Rama i jep punës së tij është një mashtrim. Shqipëria nuk është në majën e historisë, sipas Berishës si Rama shprehet, por është një vend që në këto 10 vite vetëm janë larguar shqiptarët.

Berisha:Shqipëria tha është në majën e historisë. Duhet të jesh armik i egër i Shqipërisë të shprehesh në këtë mënyrë. Shqipëria për herë të parë në historinë e saj ka më shumë vdekje se lindje. Shqipëria për herë të parë në të gjitha kohërat ka humbur 35 përqind të popullatës së saj në 10 vite të qeverisjes së Edi Ramës.
Shqipëria pas shekujsh e shekujsh varfërie reale në rrethana nga më të ndryshmet, arriti në vitin 2013 të ngjitet në grupin e vendeve me të ardhura të mesme të larta dhe të kenë rrogat më të larta në rajon. U vidhis e fundit dhe tani thotë Shqipëria në majat e historisë. Këtë mund ta thotë vetëm Pashiçi ose Çubrilloviçi. Këtë mund ta thotë vetëm ata që e duan Shqipërinë një vend që shpërbëhet, një vend që rrokulliset dhe shkretohet nga banorët e saj. Do bëhemi eksportues energjie. Nastradini kishte një dhunti, gënjeshtrat i kishte të sheqerosura me humor, kurse gënjeshtrat e tij u kushtojnë shqiptarëve shumë. 

Sot, falë një politike të ndjekur, para ardhjes së tij në pushtet, 48 përqind të nevojave të energjisë mbulohen nga sektori privat. Pra, sot Shqipëria ka prodhuar në tre vitet e fundit çdo vit 2 terravat energji më shumë nga sa prodhon. Për shqiptarët, ky është një fat. Shqiptarët duhet të kishin pasur një ulje të padiskutueshme të çmimit të energjisë. Po kush e përfitoi këtë prodhim? E përfitoi Rama dhe Belinda, të cilët bëjnë vjedhjen më të madhe me atë që për shqiptarët në energji është një mrekulli, kaskada e Drinit është një mrekulli rregullatore për sistemin energjetik. Këta ia heqin këtë veti sepse shesin energji në verë dhe mbushin xhepat duke importuar me çmime të larta. Nuk ka komb tjetër që penalizohet nga energjia siç penalizohen shqiptarët. 10 vite, janë ndërtuar gjithsej 35 megavat me prodhime diellore, në një kohë kur Shqipëria një nga vendet me më shumë ditë me diell në rajon. Nuk është ndërtuar asnjë fermë energjie prej erës, ndonëse kemi platformat më të mira të energjisë prej erës nga veriu në jug.

Pra, gjithçka është për t’u vjedhur. Shqipëria është një nga vendet më të ndëshkuara nga gjykata e arbitrazhit. Pas gjithë këtyre dënimeve që mund të arrijnë në 500 milionë euro, qëndron vetëm Edi Rama. Shteti shqiptar, thotë është modernizuar. Shteti shqiptar sot, si kurrë ndonjëherë, është plot kriminelë, trafikantë, falsifikatorë dhe hajdutë. E vërteta është edhe më keq se kaq.

Ministër rendi bëhet zyrtari më i lidhur publikisht me krimin e organizuar në Shqipëri. Taulant Balla që ka shoqëruar 54 herë Edmond Begon në ngarkesa droge jashtë shteti, duke e ndihmuar me pasaportën e tij diplomatike për të kaluar ngarkesën.
Njeriu që është akuzuar në sallën e gjyqit se ka gusht në vrasjen e avokatit Ravik Gurra, se ai mësoi se ky ishte i implikuar në vrasje nga regjistrimet. Njeriu që ka kilometra regjistrime në SPAK se është marrë me tenderat për të fituar bandat. Njeriu që banda e Bajrëve e kishte zëdhënës të vetin për ligjin e lojërave të fatit. Njeriu që Rrajat e futën në komisariat për të nxjerrë djalin e tyre kur keqtrajtoi në mënyrë shtazarake një vajze. Ky është sot ministër rendi. Flitet për modernizim, vjedhje skandaloze me rrugët. Shqipëria është vendi që ndërton rrugë me çmime 10-15 herë më të larta se vendet e tjera. Kroacia ndërtoi autostradë me 1.7 milion euro kilometri, ndërkohë Rruga e Arbrit na ka shkuar gjer tani 11 milion euro kilometri. 4 kilometër në Korçë-Kolonjë shkon në 20 milionë euro, kur maksimumi bëhej me 1 milion euro.
Këto, rroftë mashtrimi, trillimi dhe nuk ekzistojnë!

sali berisha

Sondazh

Poll

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin qytetin e Vlorës

Shi dhe erë e fortë, stuhia e befasishme godet Vlorën

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Rama batuta me banorin që iu shemb ndërtimi pa leje në Theth:Koka bën, koka pëson

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimi

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet