Protestë masive kundër projektit në Zvërnec/ Qytetarët para Kryeministrisë thirrje kundër qeverisë: Rama të japë dorëheqjen (PAMJET)
FOTO/ Protesta për Zvërnecin, babai i Martin Canit i bashkohet protestuesve në shesh 4 Qershor, 18:43 PAMJE ng...
FOTO/ Protesta për Zvërnecin, babai i Martin Canit i bashkohet protestuesve në shesh 4 Qershor, 18:43 PAMJE ng...
"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar! ...
Ish-ushtarak dhe njohës i armëve/ Kush është Violand Braçellari, 43-vjeçari që vrau një polic e...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Ai tha gjithashtu se rishikimi i zonave të mbrojtura vjen pas kërkesave në rritje të kryetarëve të bashkive dhe nën presionin e madh për zhvillim ekonomik. Rama shtoi se mes konservimit të natyrës dhe zhvillimit ekonomik do të gjendej një “ekuilibër harmonik”.
TIRANË- Kryeministri Edi Rama e shfrytëzoi tribunën e një konkursi për Vjosën të mërkurën për të marrë në mbrojtje një projektligj të deputetëve të PS për rishikimin e zonave të mbrojtura, ndërsa u kujtoi ndërkombëtarëve se qeveria e tij nuk i pranon “leksionet morale” për mbrojtjen e mjedisit.
Ai tha gjithashtu se rishikimi i zonave të mbrojtura vjen pas kërkesave në rritje të kryetarëve të bashkive dhe nën presionin e madh për zhvillim ekonomik. Rama shtoi se mes konservimit të natyrës dhe zhvillimit ekonomik do të gjendej një “ekuilibër harmonik”.
“Na duhet turizmi i luksit për njerëzit e zakonshëm,” tha Rama duke iu referuar projektligjit, ndërsa shtoi se njerëzit e zakonshëm do të marrin “të ardhura më të mëdha”.
Projektligji për rishikimin e zonave të mbrojtura është paraqitur në Kuvend si një nismë e 12 deputetëve të Partisë Socialiste dhe synon t'i hapë rrugën lejimit të investimeve me karakter ekonomik. Ndërkohë, ekspertë dhe aktivistë mjedisorë e kanë kundërshtuar ashpër atë, duke argumentuar se kjo do të lejonte shkatërrimin e mëtejshëm të natyrës dhe biodiversitetit.
Ekspertët e mjedisit thonë gjithashtu se drafti është “një katrahurë” ligjore që bie ndesh me direktivat e Bashkimit Europian dhe konventat ndërkombëtare për mbrojtjen e natyrës.
Në fjalën e tij, kryeministri Edi Rama nuk i kurseu mesazhet edhe për ata që i quajti “miqtë tanë ndërkombëtarë”.
“Më parë sesa të na japin leksione se si ruhet një lumë i egër, duhet t'u kujtojmë se të egër kanë qenë edhe lumenjtë e tjerë të Europës, por ata i kanë zbutur,” tha Rama.
“Leksionet morale se si duhet të sillemi me natyrën, qeveria jonë nuk i pranon dot..,” shtoi ai.
Në dy vitet e fundit nëpërmjet vendimeve të kontestuara Komiteti i Investimeve Strategjike ka miratuar të paktën 5 projekte brenda territorit të Zonave të Mbrojtura ose pranë Monumenteve Natyrore, duke anashkaluar shqetësimet e Agjencisë Kombëtare për Zonat e Mbrojtura.
Aktivistët kanë apeluar se këto investime rrezikojnë dëmtimin pa kthim të pasurive natyrore kombëtare dhe ndërkombëtare dhe duke kërcënuar speciet e rralla që i popullojnë ato.
Marrë nga Reporter.al
Taulant Tusha TIRANË- Taulant Tusha është drejtori i Punëve Publike në bashkinë e Tiranës, që u vu në pra...
Sali Berisha TIRANË-Berisha: 8 dhjetori dita më e rëndësishme pas Pavarësisë. Studentët vendosën të ngrihen p...
Sali Berisha TIRANË-Sali Berisha, Kryetari i Partisë Demokratike ka bërë komente në lidhje me fjalën e Kryeminstrit Edi Rama...
Sali Berisha TIRANË- Kryedemokrati Sali Berisha pasditen e sotme gjatë një konference për mediat komentoi Kongresin e Partisë Soc...
Sali Berisha TIRANË-Sali Berisha, Kryetari i Partisë Demokratike u ndal pasditen e sotme në konferencën për shtyp te fjalimi i Kry...
Sali Berisha TIRANË- Sali Berisha, Kreu i Partisë Demokratike ka komentuar ditën e sotme fjalimin e Kryeminstrit Edi Rama në Kongresin...
Sali Berisha TIRANË- Sali Berisha Kryetari i Partisë Demokratike, pasditen e sotme u ndal në komente ndaj fjalimit të Kryeministrit Edi...
Edi Rama TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka deklaruar se në pranverë do të mbahet Kongresi zgjedhor i PS-së. Në Kongresin ...
Edi Rama TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka deklaruar se nga viti ardhshëm, pensioni i pensionistëve do të kalojë në bankë...
Edi Rama TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka paralajmëruar socialistët që kanë detyra shtetërore që të mos e e sh...