9 Mars 2024, 19:26
Nga r.ll
sali berisha
TIRANË- Lideri i opozitës, Sali Berisha gjatë fjalës së tij mbrëmjen e sotme tha se gjyqi i Gentian Sharrës po shtyhet spse sipas tij ka dokumente të lidhura me ministrin e Brendshëm, Taulant Ballën.
Berisha thotë se gjyqtarët e kësaj çështjeje po japin njëri pas tjetrit dorëheqjen dhe po detyrohen të marin gjyqtarë nga rrethet për të krijuar trupën gjykuese.
PJESË NGA FJALA E BERISHËS:
Pak kohë më parë, kryetari i PS, partisë së krimit në Elbasan, grushtoi si kafshë një roje shkolle. Po ai ishte mik i ngushtë i Taulant Ballës, Taulant Bego Yaris. Ishte vetëm reagimi i opinionit publik që i detyroi të arrestojnë banditin, sepse fillimisht bënë gjithçka për të fshehur krimin. Ka një gjyq dhe ky është gjyqi i Gentian Sharrës. Gentian Sharra është mik me kokë i Taulant Ballës. Në dosjen e Skapit faqezi të partisë, ekzistojnë, ua them unë me përgjegjësi të plotë, kilometra të tëra biseda, ndërhyrje të Taulant Ballës që bashkëshortja e Gentian Sharrës të fitojë tenderat.
Ekzistojnë akuza për implikime nga më të tmerrshmet. Çfarë po ndodh me këtë gjyq miq?
Në këtë gjyq, i cili ka dosjen me dokumente shkatërrimtare për kriminelin Taulant Balla, gjyqtarët njëri pas tjetrit, japin dorëheqjen. Detyrohen të marrin gjyqtarë nga rrethet për të krijuar trupën gjykuese.
Çfarë ndodh? Misteri përsëri. Meqenëse avokati i çështjes rastisi të jetë një njeri me integritet dhe natyrisht po të kapte dosjen në dorë, do të gjente Taulantin, në mënyrë të befasishme, pa asnjë motiv, gjykatësja me urdhër e përjashton avokatin nga mbrojtja. Dhe gjyqi shtyhet për kalendar greke gjersa të dalë dikush të pastrojë plotësisht dosjen në të cilën Taulant Balla, njëlloj si në rastin e avokatit Gurra, përmendet për krime të shëmtuara. Të gjitha këto kryhen nga segmentet e krimit në pushtet. Imagjinoni ju se sa kushton jeta juaj në qoftë se me ju merren vrasësit e lidhur me qeverinë.
sali berisha
Politike
9 Mars 2024, 19:20
r.ll
sali berisha
TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha në fjalën e tij para mbështetësve tij të mbledhur posh...
Politike
9 Mars 2024, 18:58
r.ll
edi rama
TIRANË- Kryeministri Edi Rama pas përfundimit të mbledhjes së qeverisë tha për mediat se segmenti rrugor Thuman&eum...
Politike
9 Mars 2024, 17:40
r.ll
edi rama
TIRANË- Kryeministri Edi Rama u shpreh se Reforma Territoriale do një fazë të dytë, por tha se për t’u b&...
Politike
9 Mars 2024, 16:51
r.ll
edi rama
SHKODËR- Kryeministri Edi Rama, pas përfundimit të mbledhjes së qeverisë me kryebashkët e vendit ka zhvilluar nj&eum...
Politike
9 Mars 2024, 16:52
h.k
Foto ilustruese
TIRANË- Edi Rama Kryeministri Shqipëria ka folur ditën e sotme pas mbledhjes së qeverisë. Rama i është ...
Politike
9 Mars 2024, 16:44
r.ll
hil curri
SHKODËR- Kryetari i bashkisë Fushë Arrëzit, Hil Curri tha për mediat pas mbledhjes së zhvilluar në Shkodë...
Politike
9 Mars 2024, 16:42
h.k
Foto ilustruese
SHKODËR- Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka dhënë një deklaratë për mediat ditën e s...
Politike
9 Mars 2024, 16:25
h.k
Foto ilustruese
SHKODËR-Fisnik Qosja, Kryetari i Bashkisë Kavajë ka folur pas mbledhjes së qeverisë. Qosja është ndalur...
Politike
9 Mars 2024, 16:09
r.ll
TIRANË- Pas kongresmenëve të shumtë, këtë herë kundërshtimi dhe konstatimi i sanksionimit pa të drejtë i lid...
Politike
9 Mars 2024, 15:18
h.k
Foto ilustruese
SHKODËR-Anëtari i Kryesisë, Bardh Spahia reagon për takimin e Ramës me kryebashkiakët në Shkodër.
...