Protestë masive kundër projektit në Zvërnec/ Qytetarët para Kryeministrisë thirrje kundër qeverisë: Rama të japë dorëheqjen (PAMJET)
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar! ...
Ish-ushtarak dhe njohës i armëve/ Kush është Violand Braçellari, 43-vjeçari që vrau një polic e...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Berisha shtoi se zgjidhja e vetme për krizën aktuale është opozita, ndërsa i bëri thirrje vendeve anëtare të BE-së dhe parlamenteve të tyre të dërgojnë misione faktmbledhëse në Shqipëri për të parë nga afër situatën.
TIRANË- Kryetari i PD, Sali Berisha akuzoi ambasadorin e Bashkimi Europian në Tiranë, Silvio Gonzato, se sillet si ambasador i Edi Ramës dhe se ka fyer shqiptarët me deklaratat për AKSHI-n. Gjatë mbledhjes së Kryesisë së Partisë Demokratike, Berisha tha se cilësimi i AKSHI-t si “problem kulturor” i shqiptarëve është një dezinformim dhe një fyerje e rëndë për vendin. Sipas tij, pengmarrja nuk është pjesë e kulturës shqiptare dhe problemi lidhet me qeverinë e Ramës.
Berisha shtoi se zgjidhja e vetme për krizën aktuale është opozita, ndërsa i bëri thirrje vendeve anëtare të BE-së dhe parlamenteve të tyre të dërgojnë misione faktmbledhëse në Shqipëri për të parë nga afër situatën.
“Në këto kushte, zgjidhja dhe alternativa e vetme e kësaj krize ekzistenciale për shqiptarët është opozita. Bashkimi Europian, Komisioni Europian, sigurisht nuk mund dhe nuk do të pajtohet me asgjësimin e sistemit të drejtësisë, por duhet të jemi realistë, nisma Rama-Vuçiç, nuk është se nuk ka mbështetje të pjesshme. Ka mbështetje të pjesshme sepse ka anëtarë të BE që mendojnë se Shqipëria kurrë nuk mund të jetë anëtare e BE. Prandaj, Edi Rama dhe Aleksandër Vuçiç na dhanë një zgjidhje, nuk duam vetë dhe nuk merremi me ta. Ka edhe lobistë, ka edhe ekstremistë të majtë që janë të pandreqshëm në rrafshin ideologjik, ata bëjnë avokatinë e Ramës në çdo tryezë ku ndodhen. Çfarëdo që të bëjmë ne, ambasadori i BE në Tiranë, në Bruksel sillet në mënyrë absolute sikur të jetë ambasadori i Edi Ramës në Bruksel. Dhe unë, duke shprehur keqardhjen time më të thellë, u bëj thirrje vendeve anëtare të informohen direkt nga përfaqësitë e tyre, parlamenteve të vendeve anëtare të dërgojnë misione faktmbledhëse, sepse të shpallësh AKSHI-n problem kulturor të shqiptarëve në Bruksel, siç ka bërë zoti Gonzato, ky është shërbimi më i keq që u bën shqiptarëve dhe unë i them atij zotërie se pengmarrje nuk është kulturë e shqiptarëve.
Dhe është një fyerje e rëndë që u bëhet shqiptarëve. Se ky vend dhe ky komb edhe kur nuk kanë pasur shtet, kanë pasur një ligj për kontratat civile dhe kontratat e tjera, që e kanë respektuar pa pengmarrje. Dhe se AKSHI nuk është problem kulturor i shqiptarëve. AKSHI, shkëlqësia juaj, është problemi i baxhanakut të Edi Ramës, i bashkëshortes së Edi Ramës dhe vetë Edi Ramës. Sepse, shkëlqësi ambasador, Shqipëria ka me dhjetëra ndërmarrje të tjera, agjenci të tjera shtetërore dhe joshtetërore, problemi është se Rama nuk ka një kunat tjetër që të merret në fushën dixhitale përveç Armand Frangut. Dhe pikërisht se është Armando aty, kunati i Lindës, aty merren njerëzit peng dhe janë marrë peng. Dhe pengmarrja është kryekëput politike. Dhe unë e konsideroj një fyerje të rëndë që u bëni shqiptarëve ju me deklaratën tuaj jo vetëm dezinformim, por edhe fyerje, se qenka kulturë shqiptarë pengmarrja,' tha Berisha./Dosja.al
Sali Berisha TIRANË- Kreu i PD Sali Berisha ka paralajmëruar pasoja serioze në procesin e integrimit të Shqipërisë, pas vend...
Sali Berisha TIRANË- Kryedemokrati Sali Berisha, ka mbledhur sot Kryesinë e Partisë Demokratike, ku pritet të merren vendime p&eum...
Ted Blushi TIRANË- Sekretari i Përgjithshëm i Partisë së Lirisë, Tedi Blushi, u bëri thirrje...
Kuvendi i Kosoves Kuvendi i Kosovës ka kohë deri më 31 mars që të ratifikojë marrëveshjen e kredisë mes Kosovë...
Eskorta e Rames ne Vlorë VLORË- Kryeministri Edi Rama ka mbërritur mesditën e sotme në Vlorë. Gjatë kësaj vizi...
Sali Berisha TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka lëshuar akuza ndaj kryeministrit Edi Rama, duke thënë se ai &eum...
Sali Berisha TIRANË- Kryedemokrati Sali Berisha ka paralajmëuar kryeministrin Edi Rama nga SPAK. Gjatë fjalës së tij, Berish...
Sali Berisha TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha akuzoi institucionet e drejtësisë për mungesë reagimi ndaj sul...
Sali Berisha TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka folur për mediat pas daljes nga SPAK, ku u paraqit në zbatim t&e...
TIRANË- Kreu i opozitës është paraqitur sot në SPAK në respekt të masës së caktuar nga Gjykata. Në dalje, Be...