LIVE UPDATES
Politike

Berisha: I ftoj qytetarët të mos kursejnë vezë dhe domate drejt surratit të hajdutëve! Protesta qytetare është jetike

Më tej Berisha u shpreh se ky mesazh duhet të jetë një motivim i fuqishëm për çdo shqiptar për t’u përballur dhëmb për dhëmb me hajdutë të pafytyrë.

10 Shtator 2024, 20:54 Nga E. D
Berisha: I ftoj qytetarët të mos kursejnë vezë dhe domate
Sali Berisha

TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha gjatë fjalimit të tij i ka bërë thirrje qytetarëve që të ngrihen në protesta pasi janë jetike për shpëtimin e vendit nga regjimi i Edi Ramës.

Më tej Berisha u shpreh se ky mesazh duhet të jetë një motivim i fuqishëm për çdo shqiptar për t’u përballur dhëmb për dhëmb me hajdutë të pafytyrë.

"Miqtë e mi, shikoni gjer ku arrin deformimi njerëzor. Shikoni gjer ku arrin antihumanizmi. Këta jo vetëm kanë vjedhur ilaçet e të sëmurëve, por këta përdhosin profesionin e mjekut dhe gjejnë shërbëtorë të tyre që kërkojnë t’i vrasin me heshtje të sëmurët e tyre. Vështirë, shumë vështirë, kurrë nuk kam lexuar. Kjo është njëlloj sikundër të bësh eksperimente tek njerëzit.
Të studiosh fatin e tyre pa mjekim. Ti ke kryer një akt shumë, shumë të rëndë. Dhe pse? Sepse ose ke dorë me ta, ose ke frikë dhe vdes në lëkurën tënde dhe nuk del në protestë dhe nuk i merr kolegët dhe të sëmurët përpara ministrisë, t’i pështyjmë në surrat këta horra që vjedhin të sëmurët. Miqtë e mi, u ndala në këtë rast të veçantë, vetëm e vetëm për të theksuar se sa e drejtë është kauza që mbroni.

Sa dramatike është situata në këtë vend. Sa jetike është protesta qytetare. Shërbimi shëndetësor, ky është niveli. Ky mesazh tregon nivelin e vërtetë të shëndetësisë. Ky mesazh tregon se si mafia ka pushtuar kujdestarët e shëndetit të njerëzve, shërbëtorët e shëndetit të njerëzve. Ndaj dhe ky mesazh duhet të jetë një motivim i fuqishëm për çdo shqiptar për t’u përballur dhëmb për dhëmb me këta hajdutë të pafytyrë. I përshëndes qytetarët për përçmimin që po tregojnë ndaj tyre. I përshëndes qytetarët për refuzimin e tyre. I ftoj qytetarët të mos kursejnë vezë dhe domate drejt surratit të tyre. Mosbindja civile ka mjetet e veta, le t’ua bëjmë ne rrugën sterrë këtyre hajdutëve të pamëshirë që marrin jetë njerëzish për të mbushur xhepat e tyre.

Përshëndes qytetarët që protestojnë te bashkia. Përshëndes qytetarët e Thumanës që protestojnë kundër ndëshkimit të Lubi Ballukut dhe Edi Ramës dhe i them Lubisë bashkë me Edi Ramën, se nuk do mund të ndëshkoni kurrë Krujën ju, nuk do mund të ndëshkoni kurrë veriun ju, se veriu do u japë ju atë që u ka dhënë çdo pushtuesi. Bastardë të etërve xhelatë, pasardhës të familjeve xhelate të Tiranës dhe Shqipërisë. Ndëshkoni shqiptarët çdo ditë dhe çdo natë. Edhe njëherë, mirënjohje të pakufishme ndaj jush. Zemërim dhe protestë, protestë dhe revoltë. Rrofshi ju, rroftë Shqipëria. Fitore, fitore, fitore!"tha Berisha.

sali berisha

Sondazh

Poll

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin qytetin e Vlorës

Shi dhe erë e fortë, stuhia e befasishme godet Vlorën

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Rama batuta me banorin që iu shemb ndërtimi pa leje në Theth:Koka bën, koka pëson

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimi

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet