LIVE UPDATES
Politike

Berisha: Ibrahim Rugova ia doli të ideojë dhe të realizojë ëndrrën e shqiptarëve të Kosovës për pavarësi

Lideri i opoazitës u shpreh gjithashtu se nuk ka një të dytë në politikë si Rugova, natyrisht ka shumë ngjashmëri edhe në karrierën e tij politike me Gandin.

24 Mars 2025, 20:04 Nga E. D
Berisha: Ibrahim Rugova ia doli të ideojë dhe të realizojë
Sali Berisha

TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha gjatë përshëndetjes në ceremoninë e librave për Ibrahim Rugovën, u shpreh se, ai i’a doli të ideojë dhe të realizojë ëndrrën e shqiptarëve të Kosovës për pavarësi. Lideri i opoazitës u shpreh gjithashtu se nuk ka një të dytë në politikë si Rugova, natyrisht ka shumë ngjashmëri edhe në karrierën e tij politike me Gandin. Sipas tij Rugova ishte nismëtar i asaj që realizoi dhe në kushtet më të vështira.

"Tani do u rrëfej një sekret timin. Si pedagog në Universitetin e Mjekësisë, kisha lexuar shumë për Nënë Terezën.
Dhe mahnitesha ku e gjen atë forcë ajo që operonte aty ku të gjithë të tjerët dorëzoheshin. Aty ku familja, kisha, shëndetësia, kishin ngritur duart. Kurse ajo pikërisht aty operonte me sëmundje nga më të tmerrshmet. Dhe kur e takova për herë të parë, kureshtja ime më kryesore ishte të mësoja se ku e gjen forcën. Forca e saj ishte identike me forcën e këtij burri. Ajo, në katër fjali, me një përqendrim absolut te dashuria, Krishti, Zoti, ishte e gjithë bota e saj. Ibrahim Rugova, si asnjë politikan tjetër, pavarësia e Kosovës, Kosova protektorat, Kosova nën OKB, Kosova nën NATO-n, Kosova e pavarur.

Ky strateg, ky gjeni, kudo që shkoi, shkoi me këtë projekt që nuk ia pranonte kërkush. Por përsëri ky ishte i parefuzueshëm. Projekti i tij, i paraqitur prej tij, dëgjohej, nuk pranohej, por dëgjohej ama. Dëgjohej për shkak të tij. Gjatë luftës, përsëri, thashë se Tirana u soll keq. U soll me stilin e saj. Dhe këtu erdhi një ambasador amerikan, një burrë i rrallë. Ai ishte ish-këshilltar i tre presidentëve amerikanë. Gjatë luftës, hoqën ambasadorin, sollën këtë, Bob Froulik. Një ditë po pija një kafe me të dhe i thashë: Bob, tani ky presidenti yt dhe qeveria jote nuk kanë nevojë për këshilltarë, por ty si mik do të them një gjë. E kanë shumë gabim të zemërohen me Rugovën dhe nuk e fitojnë këtë betejë. Nuk e fitojnë sepse në asnjë rrethanë politikani nuk fiton në betejë ndaj një misionari.

Po qe se një politikan merr përsipër të përballet një misionar, e ka të humbur betejën. Rugova është politikan, por është edhe misionar. Kur nga Roma shkoi në kampet e shqiptarëve në Maqedoni, bota u mahnit. Mediat më të mëdha në botë, me një habi të madhe, paraqitën entuziazmin e papërmbajtur me të cilin e pritën qytetarët e Kosovës presidentin e tyre që kthehej pasi ishte marrë peng nga Beogradi dhe kishte ndërhyrë shenjtëria e tij, Papa Gjon Pali, të cilit shqiptarët i detyrohen në shumë aspekte. Ibrahim Rugova, sigurisht që lufta dhe ndërhyrja e NATO-s qenë faktorë madhorë, por përsëri u garantoj se edhe pas çlirimit, pa Ibrahim Rugovën, pavarësia e

Kosovës e kishte shumë të ngushtë hapësirën. Jam dëshmitar. Pse kjo? Ndoshta për herë të parë në histori, kombet mike kishin bombarduar një vend mik. Serbia ishte një vend mik i atyre që e bombarduan. Dhe, një vend mik do të thotë që u bombardua me zemër të thyer dhe për këtë nuk mund t’i qortosh se e mposhtën, e nënshtruan. Së këtejmi, edhe superpreokupimi i tyre për serbët në Kosovë. Sepse ata nuk luftuan, nuk ndërmorën betejën më të madhe ajrore pas Luftës së Dytë Botërore për të parë serbët në Kosovë të pësojnë shtypje, të pësojnë ato për të cilat ata nuk mund ta pranonin kurrë të luftonin.

Një garant ishte, dhe garant ishte Ibrahim Rugova. Ai nuk ishte një arenën politike të Kosovës një person që mund të vinte dyshim se do ishte president i të gjithë qytetarëve të Kosovës. Pra, në rast se komuniteti ndërkombëtar eci drejt pavarësisë, eci sepse Rugova punoi me përkushtimin më të madh për institucionet e atij shteti. Rugova, në kushtet e pushtimit, ngriti institucione të shqiptarëve dhe institucione të cilat u qëndruan besnikë parimeve të shpallura. Tani, Rugova në liri, pa diskutim që ishte i plotë për të qenë president i të gjithë qytetarëve të Kosovës. Dhe unë jam dëshmitar i sa e sa kundërshtive që kishte pas çlirimit të Kosovës për të pranuar si variant pavarësinë.

Por përsëri kthehemi tek e para, për Rugovën tjetër zgjidhje nuk kishte përveç pavarësisë. Pra, ky burrë ia doli.
Ia doli të ideojë ëndrrën e shqiptarëve të Kosovës për pavarësi. Ta ndryshojë. Ajo ëndërr ishte për bashkim kombëtar. Por ajo ëndërr për bashkim nuk ishte e realizueshme. Ajo kishte një kosto të tmerrshme për Kosovën.
Edhe e thoshte, pavarësia njëherë, pastaj shohim më vonë. Pra, nuk ka një të dytë në politikë, natyrisht ka shumë ngjashmëri edhe në karrierën e tij politike me Gandin. Gandi ishte nismëtar i asaj që realizoi. Rugova ishte nismëtar i asaj që realizoi. Në kushtet më të vështira. Ndaj dhe e falënderoj me shumë mirënjohje Adnanin për kolonën e librave, të cilat janë monumentet më madhështore, më të bukura që i ke ngritur mikut tënd, i ke ngritur gjeniut të kombit shqiptar, presidentit Ibrahim Rugova," tha Berisha. 

sali berisha

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj