LIVE UPDATES
Politike

Berisha: Irena me 5 mbiemra nuk duhej të ishte më gjyqtare sipas tre ligjeve me tre të pestat

Në fjalimin e tij para SPAK për gazetarët, Berisha u shpreh se sipas fakteve të bëra publike nga gazetat greke dhe nga dokumente zyrtare, Gjoka nuk duhet ta ushtronte më profesionin e saj.

20 Tetor 2025, 10:38 Nga E.d
Berisha: Irena me 5 mbiemra nuk duhej të ishte më gjyqtare sipas tre
Sali Berisha

TIRANË- Kreu i Paritisë Demokrastike, Sali Berisha ka thënë se Irena Gjoka, gjyqtarja e cila sipas tij mban pesë mbiemra nuk duhet të ushtronte më profesionin e gjyqtares. Në fjalimin e tij para SPAK për gazetarët, Berisha u shpreh se sipas fakteve të bëra publike nga gazetat greke dhe nga dokumente zyrtare, Gjoka nuk duhet ta ushtronte më profesionin e saj.

Kryedemokrati tha se sipas tre ligjeve të miratuara me tre të pestat, Irena Gjoka nuk duhej të ishte magjistrate. Në fund Berisha akuzoi Kreun e SPAK, Altin Dumani se po mbron gjyqtaren Irena Gjoka kundrejt një ryshfeti të majmë apo një urdhri antiligjor.

"Të dashur qytetarë dhe qytetare, sot unë kam këtë deklaratë para jush, me të cilën faktohet se narkoshteti është shteti i Irenës me 5 mbiemra, i Troplinit dhe Troplinëve të tjerë. Ndaj dhe ju lutem, sipas dëshirës, të ndiqni këtë deklaratë sot. Pra, ky është shteti i Irenës me 5 mbiemra që vazhdon detyrën në shkelje flagrante të Kushtetutës dhe ligjeve të vendit.

Për sa më sipër deklaroj se: Ne kemi bërë kërkesë pranë KLGJ-së për konstatimin e mbarimit të mandatit të Irena Gjokës pasi kur ka marrë mandatin nuk ka pasur kriteret e përcaktuara në ligj për të qenë gjykatëse pasi kishte një vendim penal që kishte marrë formë të prerë. Konkretisht, Kushtetuta në nenin 6/1, parashikon se një person, integriteti publik i të cilit është cenuar, nuk mund të vijojë funksionet në organet kushtetuese.

Ndalohet, thotë neni, zgjedhja, emërimi apo ushtrimi i një funksioni publik në një nga organet e parashikuara në këtë Kushtetutë, ose të krijuara me ligj, pavarësisht përcaktimeve të bëra në dispozita të tjera. Nëse verifikohen rrethana që cenojnë integritetin publik të funksionarit publik, sipas kushteve të miratuara me ligj, të miratuara me tre të pestat e të gjithë anëtarëve të Kuvendit. Ky pra është përcaktimi i Kushtetutës, ligji i miratuar me tre të pestat në vitin 2016, ligji 96 i vitit 2016, parashikon në nenin 28/D për statusin e gjyqtarëve dhe prokurorëve parashikon se nuk mund të ketë statusin e magjistratit një shtetase që është dënuar me vendim penal të formës së prerë, në rastin konkret pra, Irena Gjoka. Po ky ligj parashikon në nenin 66/3, detyrimin e çdo magjistrati për të njoftuar KLGJ-në menjëherë për ekzistencën e një kushti që çon në mandatin e mandatit.

Po ky ligj parashikon se gjyqtarët e Gjykatës së Krimeve të Rënda, ku ishte gjykatëse Irena Gjoka, do vazhodnin të qëndronin në pozicionin e tyre me përjashtim të rastit kur kishte shkaqe përmbarimin e statusit të magjistratit.
A e kuptoni pra miqtë e mi se kjo delinkuente që fshihet nga Altin Troplini, nga prokurori i përgjithshëm, nga kryeinspektori i përgjithshëm që thotë se nuk na kanë njoftuar, por duket se punonjësit e tij ia kanë fshehur dokumentet, pra kjo qëndron në detyrë duke shkelmuar Kushtetutën e vendit, duke shkelmuar ligjet me tre të pestat, që i diktojnë asaj largimin e menjëhershëm.

Sipas ligjit të dekriminalizimit, të miratuar me tre të pestat, fshehja, refuzimi për të deklaruar dënimet qoftë edhe jo të formës së prerë- Irena me 5 mbiemra e ka të formës së prerë- shkakton ndërprerjen e menjëhershme të funksionit të gjyqtarit dhe Irena Gjoka nuk ka deklaruar një gjykim, një dënim dhe dy dëbime, por mbrohet në mënyrë antikushtetuese, antiligjore nga një bashkëpunëtor krimi që quhet Altin Troplini. Dhe jo vetëm ai, mbrohet nga KLGJ-ja, mbrohet nga prokurori i përgjithshëm, paçka se gjithçka e akuzon këtë kriminele për fshehje të veprave të saj penale. Sipas ligjit 95 të vitit 2016, ligj për strukturat e posaçme, gjykatë, prokurori, BKH, të gjithë ata që duhet të punonin në këto struktura, duhet të deklaronin nëse kishin dënime brenda ose jashtë vendit të formës së prerë ose jo për çfarëdo lloj shkelje ligjore.

Dhe Irena me 5 mbiemra përsëri nuk ka deklaruar dënimin e saj në Greqi.Refuzimi për të deklaruar përbën shkak për shkarkimin e saj të menjëhershëm. Pra, sipas tre ligjeve të miratuara me tre të pestat, Irena Gjoka nuk duhej të ishte magjistrate të paktën që në hyrje në fuqi të ligjit për dekriminalizimin. Faktet u bënë publike si fillim nga gazetat greke dhe më pas nga dokumente zyrtare me vulë apostile të sjella dhe dorëzuara në organet kompetente shqiptare që në shkurt të vitit 2024. Por kur faktet u bënë publike, kur dokumentet u dorëzuan në institucionet zyrtare shqiptare, këto të fundit kishin detyrimin të vendosnin vetë për konstatimin e mbarimit të mandatit për Irena Gjokën që në momentin kur ligji ia ndalon asaj të ishte gjykatëse dhe ndjekjen e saj penale. Por ajo mbrohet nga Altin Troplini kundrejt një ryshfeti të majmë apo një urdhri antiligjor. Sidoqoftë Altin Troplini bëhet bashkautor në një krim të shëmtuar ku është shkelur Kushtetuta dhe ligjet e vendit." tha Berisha./Dosja.al

sali berisha pd irena gjoka

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj