LIVE UPDATES
Politike

Prezantohet Kandidati i pavarur i opozites për Bashkinë Tepelenë, Gabriel Duma: Kalova shumë filtra, do bëj me të mirën për Tepelenën

Gjatë takimit prezantues Guma ka thënë se qyteti i Tepelenës ka nevojë për një frymë të re dhe se ai e mori këtë iniciativë për të përmirsuar gjera që ende çalojnë.

19 Tetor 2025, 09:55 Nga E.d
Prezantohet Kandidati i pavarur i opozites për Bashkinë Tepelenë,
Gabriel Guma

TIRANË - Gabriel Guma është prezantuar si kandidat i pavarur i mbështetur nga opozita, për Bashkon Tepelenë, në zgjedhet të cilat do të mbahen më 9 nëntor. Gjatë takimit prezantues Guma ka thënë se qyteti i Tepelenës ka nevojë për një frymë të re dhe se ai e mori këtë iniciativë për të përmirsuar gjera që ende çalojnë.

Kandidati i pavarur shtoi se Tepelena është një udhëkryq ku kryqëzohen të gjitha rrugët dhe vendeve më të bukura, ndaj i duhet kushtuar një vëmendje e duhur. Gabriel Guma do të konkurojë me ish-komandant i Gardës për 11 vjet, socialistin Gramoz Sako.

“Ne jemi të rinj dhe të vish e të kandidosh për një bashki nuk është e lehtë. Kalon shumë filtra që shumë nuk i kuptojmë. Ishin filtra të vështira, ku unë duhet të jepja besim jo vetëm te njerëzit por gjithë qyteti që duhet të më dëgjojë. Mbështetja duhet të nisë nga portat dhe të vijmë së bashku në këtë qytet. Jam i emocionuar. Tepelena ka nevojë për entuziazëm, për frymë të re dhe prandaj e mora këtë iniciativë që t’i kthej Tepelenës një fytyrë të lumtur. Nuk jam këtu ai kryetari i ardhshhëm që besimi te vetja e ka në maksimum se do ia dal.

Nuk do to të vazhdoj të flas për gjërat jetike, rrugët, energjia, uji sepse nevojat ngelet nevoja dhe janë detyrime jo vetëm për mua në këtë rrugëtim. Unë e kam gjenezën time që në një moshë të vogël jam rritur me frymën e fortë për këtë qytet, vend dhe djep kulture dhe tradita. Tepelena është një udhëkryq ku kryqëzojnë të gjitha rrugët e vendeve më të bukura. Ne jemi në mes dhe siç e shikojmë dhe ndjejmë për ditë, të harruar. Për mua fshatrat nuk do të konsiderohen si ca të nënës dhe ca të babës”, tha Guma./Dosja.al

gabriel guma zgjedhje pd

Sondazh

Poll

Banorët dhe pushuesit përballen me fenomenin e pazakontë në Ksamil

Banorët dhe pushuesit përballen me fenomenin e pazakontë në Ksamil

"Ktheni ligjin për investimet strategjike" Bozdo në Kuvend: Betonizuat bregdetin e jugut...