LIVE UPDATES
Politike

Zgjedhjet e pjesshme lokale/ Gjergj Nika "heq dorë" nga Partia Demokratike, shpall kandidaturën e pavarur: E djathta është zhdukur nga harta politike e qytetit

Në një deklaratë, Nika tha se Vlora ka nevojë për një përfaqësim të denjë dhe të sinqertë, duke theksuar se ka vendosur të kandidojë si i pavarur për të përfaqësuar interesat e qytetarëve përtej partive politike.

19 Tetor 2025, 16:54 Nga M.L
Zgjedhjet e pjesshme lokale/ Gjergj Nika "heq dorë" nga Partia
Gjergji Nika

VLORË- Gjergji Nika, anëtar i Këshillit Bashkiak në Vlorë Partia Demokratike, ka shpallur zyrtarisht kandidaturën e tij të pavarur për zgjedhjet e pjesshme lokale që do të mbahen më 9 nëntor 2025. Në një deklaratë, Nika tha se Vlora ka nevojë për një përfaqësim të denjë dhe të sinqertë, duke theksuar se ka vendosur të kandidojë si i pavarur për të përfaqësuar interesat e qytetarëve përtej partive politike.

Edhe pse vjen nga PD, Nika nuk ka mbështetjen zyrtare të demokratëve, të cilët në këtë garë mbështesin një tjetër kandidat të pavarur, Dionis Sota. Si anëtar aktual i Këshillit Bashkiak, Nika nuk ka pasur detyrimin ligjor për të dorëzuar formularët për regjistrimin e Komitetit Nismëtar në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve, pasi ligji i njeh automatikisht të drejtën për të kandiduar pa kaluar nëpër hapat burokratikë që kërkohen për kandidatët e tjerë të pavarur.

DEKLARATA E PLOTË: 

Kandidoj në zgjedhjet e pjesshme vendore në Vlorë, sepse pavarësisht se janë zgjedhje për pushtetin vendor, në të vërtetë janë zgjedhje thellësisht politike.

Vlora ka nevojë për një përfaqësim të vërtetë, të ndershëm dhe të përgjegjshëm. Vlora nuk është një bashki që thjesht menaxhohet, është një qytet që duhet çliruar nga interesat e ngushta, kapja politike e ekonomike, korrupsioni dhe klientelizmi, që e ka mbajtur peng prej gati 30 vjetësh.

E majta e ka kthyer Vlorën në një pronë private, ku pushteti nuk u shërben qytetarëve, por miqve të pushtetit. Tenderat, emërimet, vendimmarrjet, gjithçka sillet rreth një qarku vicioz interesash ndërsa qytetari i zakonshëm është i pafuqishëm në shfaqjen e përditshme të arrogancës dhe abuzimit.

Nga ana tjetër, e djathta, pothuajse është zhdukur nga harta politike e qytetit. Prej vitesh, demokratët në Vlorë janë tallur e nëpërkëmbur me kandidatë të imponuar, që nuk kanë asnjë lidhje me Partinë Demokratike, me historinë e saj dhe me qytetin tonë, me të djathtën apo me parimet që përfaqësojmë.

Kandidatë që kanë qenë produkt i pazareve të lidershipit dhe enturazhit të tij, jo i vullnetit të demokratëve të vërtetë.

Unë kam qenë aktiv dhe i angazhuar në Këshillin Bashkiak, një zë i fortë dhe i pandikuar në mbrojtje të qytetarëve vlonjatë, të drejtave të tyre dhe të interesit publik edhe kur të tjerët heshtnin. Kam qenë gjithmonë në krah të njerëzve të ndershëm që duan një qytet më të mirë, më të drejtë dhe më të lirë.

Sot kandidoj sepse nuk dua ta shoh më qytetin tim pa zë dhe demokratët pa dinjitet. Kandidoj, sepse nuk dëshiroj që PD të zhbëhet nga individë groteskë!

Kandidoj, sepse në këto vite, kryesia e degës lokale të PD-së ka larguar sistematikisht njerëzit më të aftë, më të përkushtuar, më të ndershëm dhe më të lirë, për të mbajtur afër vetëm të bindurit dhe idealistët, idealizmin e të cilëve e përdor.

Kandidoj sepse nuk dua ta shoh më Vlorën peng të një partie që s’qeveris dot ndryshe veçse për klientët e saj, dhe as të një opozite që rri në radhë për emërime, jo për ideale.

Sot, Vlora ka nevojë për një alternativë të re, për një kandidaturë që nuk ndan, por bashkon.

Unë jam kandidati sot dhe nesër kryetari përbashkues, për të gjithë qytetarët e Vlorës, që për shumë kohë nuk kanë pasur zë dhe përfaqësim. Do të jem zëri i të gjithë atyre që janë lodhur nga servilizmi, nga pazaret, nga fytyrat që nuk ikin kurrë! Do të jem kandidati sot e kryetari nesër i qytetarëve, jo i pazareve.

Ndaj ftoj të gjithë qytetarët e paangazhuar, opozitarët e sinqertë, demokratët e vërtetë, dhe të majtët e zhgënjyer të më bashkohen në këtë përpjekje për ta kthyer Vlorën në një qytet që i përket qytetarëve, jo klientelës politike.

Një qytet i lirë fillon me një votë të lirë!

Gjergji Nika./ Dosja.al

gjergji nika

Sondazh

Poll

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin qytetin e Vlorës

Shi dhe erë e fortë, stuhia e befasishme godet Vlorën

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Rama batuta me banorin që iu shemb ndërtimi pa leje në Theth:Koka bën, koka pëson

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimi

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet