LIVE UPDATES
Politike

Berisha: Këmbanat e Europës dhe botës bien për Ramën dhe bandat që ka aktivizuar në Elbasan, Durrës, Shkodër

Berisha u shpreh se 4 rezolutat e votuara nga ndërkombëtarët janë një arritje e jashtëzakonshme të cilat legjitimojnë kauzat e drejta që sipas tij Partia Demokratike mbron.

1 Maj 2025, 18:40 Nga r.ll

 

Berisha: Këmbanat e Europës dhe botës bien për Ramën
konferenca

 

TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha tha se nuk do t'i ndalë përpjekjet e tij për të mbrojtur votën e qytetarëve.

Berisha u shpreh se 4 rezolutat e votuara nga ndërkombëtarët janë një arritje e jashtëzakonshme të cilat legjitimojnë kauzat e drejta që sipas tij Partia Demokratike mbron. Ai tha se sot në politikën europiane Rama dhe presidenti i Bjellorusisë, Aleksandër Lukashenko janë të ngjashëm.

Kryedemokrati u shpreh më tej se më 12 maj, bandat kriminale të Elbasanit, Durrësit dhe Shkodrës do të shpallen organizata terroriste, për shkak se sipas tij, po terrorizojnë një popull dhe po cënojnë votën e lirë.

Berisha tha se 4 ditë më parë Suel Çela ka dhunuar shoferin e ministrit Taulant Balla se nuk mbështeti kandidaten socialiste në Elbasan, Sara Mile. 

PJESË NGA FJALA E BERISHËS:

Ju jeni dëshmitar se Sali Berisha është pyetur me dhjetëra herë nga gazetarë dhe qytetarë, si do mbroni votën ju. Dhe unë e kam quajtur të drejtë pyetjen dhe kam bërë çdo përpjekje që të mbroj votën dhe vazhdoj të bëj çdo përpjekje për të mbrojtur votën. Pra e tëra kjo që bëj dhe që është arritur dhe që është në një farë mënyre një mrekulli e kohës, është bërë me qëllimin absolut për ti dalë zot votës së shqiptarëve. Kjo është arritur me një betejë shumë të fuqishme në të cilën Edi Rama ka bërë gjithçka që kurrë të mos ndodhi.

Të lexoj unë këtu mesazhin e tij që ka shpërndarë tek Europarlamentarët para 4 muaj për rezolutën që miratoi EPP në Maltë, ju do çuditeni se si ky, sillej në mesazh si kujdestar i opozitës. E kuptoni padrinon. Mirë po ai aty e demaskoi aq keq veten sa ai mesazh u bë famoz në parlamentin Europian. Dhe përveç 4 rezolutave që është për mua, një arritje e jashtëzakonshme të cilat legjitimojnë kauzat e drejta që ne mbrojmë, ai që i cilëson broçkulla, se voton Partia Popullore broçkulla, nuk po e prish gojën me epitete me të.  Ai para 2 javësh përveç këtyre ka pasur një hiring në Parlamentin Europian, që janë procedura shumë të rralla. Ka ndodhur një hiring për Shqipërinë në vitin 2002, ku unë kam qenë aty, dhe ai ishte hiringi i dytë në historinë e Parlamentin Europian, pas një hiringu që kishin bërë në vitin 1991, për Ahmet Masugin, komandantin legjendar të muxhahedinëve të Afganistanit.

Megjithatë para 2 javësh, u bë hiring në grupin Parlamentar të Partisë Popullore Europiane në Këshillin Europës, asamblenë parlamentare. Dhe në grupin e Konservatorëve Europianë në Asamblenë Parlamentare. Pra nuk ka një personazh të dytë të nxirë. Sot në politikën europiane, mund tu them se, nuk them se është Putini, se është një diktator dhe gjakësor, por me Llukashenkon janë shumë, shumë të ngjashëm. Ndaj dhe merre vetëm kështu, ua them, është mbrojtja që ne u bëjmë votës së shqiptarëve. Dhe them se kemi bërë detyrën tonë. Po, denoncoj dhe do të denoncoj dhe ta dinë mirë, të gjithë terroristë në Elbasan, Durrës, Shkodër, Bajrët, Poja, Troplinët, të cilët mendojnë se mund të ja dalin, Suel Çela me bandën e tij në Elbasan, janë dhe këta të Ervin Hoxhës në Vorë. Absolutisht me 12 maj shpallen organizata terroriste dhe do të punoj fort me komunitetin ndërkombëtar që ti shpallin dhe ata organizata terroriste, sepse terrorizojnë një popull nuk e lanë të votojnë të lirë, për të mbrojtur veten e tyre, për të shndërruar krimin e tyre në votë, dhe votën në krim.

Dhe Edi Rama do të shkojë me ta. Sot është një ditë e veçantë janë të aktivizuar disa prej tyre. U kanë shpërndarë para, po shpërndajnë para. 4 ditë para ja theu kockat shoferit të Taulant Ballës, Sueli sepse nuk mbështeste. Është një famoze, një Sara Mile e cila sipas Ramës duhet të jetë patjetër në parlament. Një Jurgis Çyrbe me fustan. Kaq është. Plus të tjerë me radhë. Po ta dinë, ta dinë se këmbanat e Europës dhe botës bien për ta. Nuk do gjejnë vrimë ku të futen pas 12 majit.

sali berisha

Sondazh

Poll

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin qytetin e Vlorës

Shi dhe erë e fortë, stuhia e befasishme godet Vlorën

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Rama batuta me banorin që iu shemb ndërtimi pa leje në Theth:Koka bën, koka pëson

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimi

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet