LIVE UPDATES
Politike

VD-'Sikur po çohej Enver Hoxha nga varri...'/ Berisha: Kjo qeveri ka për flamur atë të Beogradit, vepron për interesat e tyre

Madje, përmendi edhe njëherë Ballkanin e Hapur, duke u shpehur se në fakt e vetmja nismë që duhet të mbështesë Shqipëria është procesi i Berlinit. 

8 Shtator 2022, 12:45 Nga k.m.
VD-'Sikur po çohej Enver Hoxha nga varri...'/ Berisha: Kjo
Sali Berisha

TIRANË- Ish-kryeministri Sali Berisha ka akuzuar qeverinë dhe kryeministrin Edi Rama se ka vepruar në favor të Serbisë gjatë gjithë kohës kur këta të fundit dialogojnë me Kosovën. Nga foltorja e Kuvendit, Berisha u shpreh se kjo qeveri ka për flamur të vërtetë Beogradit dhe njeh si kryeqytet europian atë të Serbisë. Madje, përmendi edhe njëherë Ballkanin e Hapur, duke u shpehur se në fakt e vetmja nismë që duhet të mbështesë Shqipëria është procesi i Berlinit. 

“Që nga mesi i viteve 800 dhe deri sot ëndrra e shqiptarëve ishte ëndrra europiane. Ajo u formula me gjak. Me një qëndresë ndaj të tjerëve që parashikonin të na konvertonin në otomanë dhe të na shfarosnin nga trojet tona. Në këtë proces të ëndrrës së grabitur dhe të vjedhur një rol më të ligë se vetë pushtuesit kanë luajtur shqiptarët. Enver Hoxha për karrigen e tij e shkëputi Shqipërinë si asnjë vend tjetër në Europë nga qytetërimi dhe rrjedha europiane. Vendet tjera nuk qenë izoluese sa diktatura staliniste e Tiranës. Ato ishin vitet e burgut më të gjatë për ëndrrën europiane të shqiptarëve. Në këtë udhëtim drejt Europës ne do të kishim vështirësi të mëdha por u dëshmua një udhëtim i pandalshëm. Ëndrra europiane e shqiptarëve u konkretizua me anëtarësimin e Shqipërisë në NATO me një seri aktesh dhe marrëveshjesh me BE. Sot ne votojmë për flamurin europian dhe kjo është shumë normale,"-tha Berisha.

FJALA E PLOTË E BERISHËS:

Sot ne mblidhemi këtu për një akt fasadë të radhës. Në aparencë për një akt që synon të rregullojë vendosjen e flamurit evropian krahas flamurit tonë apo flamujve të tjerë, por de facto ne vijmë këtu si vendi, si kombi, si populli i ëndrrave të grabitura, i ëndrrave të rrënuara. Që nga mesi i viteve ‘800 dhe gjer më sot ëndrra e shqiptarëve ishte ëndërr evropiane. Ajo u formua me gjak. E vërteta para se të shkruhej në libër, u formua në një qendresë ndaj të tjerëve, që parashikonin të na konvertonin në otomanë, për të mos thënë se do na shfarosnin nga trojet tona. Por në këtë proces të ëndrrës së grabitur, ëndrrës së vjedhur, një rol shpeshherë më të lig se vetë pushtuesit, kanë luajtur vetë shqiptarët. Një përpjekje dydekadashe e Ahmet Zogut për të shkëputur Shqipërinë nga otomanizmi 5-shekullor, u ndërpre nga një diktaturë, nga një tradhti kombëtare, e cila jo vetëm la Kosovën nën sundimin e Jugosllavisë dhe Serbisë, por bëri gjithçka që edhe Shqipërinë ta shndërrojë në republikë të ish-Jugosllavisë. Në këto 46 vite të diktaturës staliniste, Enver Hoxha për karrigen e tij, e shkëputi Shqipërinë si asnjë vend tjetër në Europë, nga qytetërimi dhe rrjedha evropiane. Edhe vende të tjera ishin diktatura komuniste, por nuk ishin izoluese në shkallën e diktaturës staliniste shqiptare. Lëvizja studentore shënoi një akt madhor në historinë tonë kombëtare dhe krahas përmbysjes së diktaturës, ajo lëvizje i dha fund tentakulave të Beogradit në Tiranë dhe kjo ishte arritje madhore. Në këtë udhëtim drejt Europës, sigurisht që ne do kishim vështirësitë më të mëdha, por në mënyrën më të pamohueshme ai i dëshmua një udhëtim i pandalshëm. Ëndrra evropiane e shqiptarëve, ëndrra euroatlantike u konkretizua me anëtarësimin në NATO dhe një seri aktesh dhe marrëveshjesh me BE. Sot ne votojmë në njëfarë aspekti përflamurin evropian dhe kjo është normale, por problemi është se kjo qeveri ka flamurin e Beogradit për flamur të vërtetë. Kryeqytet të vëtetë ka Beogradin. Në mënyrë të befasishme, në vitin 2013, Edi Rama sikur të zgjohej nga varri Enver Hoxha, vrapoi me padurim drejt Beogradit. Mirëpo në vitet 2010-2013, pati një proces intensiv negociatash mes Prishtinës dhe Beogradit si palë të barabarta. Edi Rama u vu në shërbim të padronit të tij në Beograd dhe bëri gjithçka për të bllokuar atë proces, i cili eci deri te marrëveshja që sanksiononte njohjen indirekt mes dy vendeve. Shqipëria refuzoi të ndërhynte në procesin e negociatave. Ai ishte pozicioni që forconte më shumë se çdo pozicion tjetër, përfaqësimin e Kosovës nga qeveria e saj. Edi Rama me shpejtësi me udhëtimin e tij në Beograd, përmbysi këtë raport. Përçau klasën politike dhe mbështeti projektin e Soros për ndryshimin e kufirit dhe zhbërjes së Kosovës së pavarur. Shqipëria e përqendroi potencialin e saj drejt Beogradit dhe jo drejt Brukselit. Edi Rama, pasi dështoi me projektin e ndryshimit të kufijve si vasal i Vuçiçit, ndërmori projektin e Ballkanit të Hapur. Mos harroni se pas asaj firme tradhtare të aleancës që Vuçiç do e quante Jugosllavi plus Shqipëri, ata paraqitën hartën ku Kosova ishte fshirë. Shëtiti me hartat si një shtrig i vërtetë, si një Makbeth i çështjes shqiptare, karahas kësaj, i kundërvuri Ballkanin e Hapur projektit të Berlinit. Shqiptarët i janë mirënjohjës Angela Merkel për dy arsye. E para, sepse ajo krijoi Procesin e Berlinit që mbajti gjallë frymën e integrimit në rajon, pasi rrezikonim të kalonim në zonë partnere. Së dyti, hodhi në kosh çdo hartë të copëtimit të kufijve.

sali berisha seance plenare 8 shtator 2022

Sondazh

Poll

Aksidenti tragjik te rrethrrotullimi i TEG-ut, ja momenti kur betonierja humbi kontrollin dhe ra

Aksidenti tragjik te rrethrrotullimi i TEG-ut, ja momenti kur betonierja humbi kontrollin dhe ra

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, qytetarët marshojnë në rrugët e kryeqytetit: Ju erdhi fundi!

“67 vajzat e djemtë që sot morën diplomën”/ Rama: Transformimi nuk ndalet

Diplomimi i 67 oficerëve të rinj/ Rama: Deri në 2030 paga si të NATO-s

Aktivistja: Çështja e pronave të Rrjollit në Gjykatën e Lartë, nuk do t’i gëzoni!

Qytetari: Rama u rikthye përsëri atje në vendin e krimit, në Theth

Qytetari: Unë kam ardhur këtu sepse më ka sjellë halli

I riu: Ju merrni avionin dhe kuroheni jashtë, shqiptarët i keni lënë për bukën e gojës

Aksident i rëndë te rrethrrotullimi i TEG-ut, momenti kur betonieria bie nga lartësia

Dita e 53-të e protestës/ Qytetarja: Paguajmë 4.2 mln për Kanye West, spitalet janë pa ilaçe

Qytetari: I bëj thirrje të gjithë sistemit arsimor, të bashkohen në protestë

Dita e 53-të e protestës/Qytetarët nisin marshimin drejt godinës së Kryeministrisë

YouTuberi MrBeast dhe Thea Booysen i thonë ‘Po’ njëri-tjetrit, çifti kurorëzon dashurinë në martesë

Stuhia në Sarandë/ Era e fortë shkatërron çatinë e një pallati 12-katësh

"Më mirë sot sesa 10 vite më parë"/Shakira në qendër të vëmendjes në moshën 49-vjeçare

Aksidenti i rëndë te rrotullimi i TEG-ut, pamje nga vendngjarja

Rrezikuan të mbyteshin në det, Policia Kufitare shpëton pesë anëtarët e një familjeje në Himarë

Protestat para Kuvendit, Lamallari: Të intimidosh deputetët nuk është demokraci

Berisha: Protesta po firmos fundin e sundimtarit më të keq që ka pasur Shqipëria pas Enver Hoxhës

Berisha: Turizmin e ka shkatërruar narkoeuro dhe qëndrimi i Ramës ndaj shqiptarëve të Kosovës

Berisha: Rama po bën gjithçka kundër protestës duke përdorur policinë kriminale

Ministri Gogu: Reforma në Drejtësi po konsolidohet, por sistemi përballet ende me sfida

Bylykbashi:E papranueshme që nuk vjen drejtori i Policisë së Shtetit. Gjiknuri:Nuk ka asnjë detyrim

Debate në komisionin për Reformën Zgjedhore/Vokshi përplaset me Gjiknurin: Mos më thuaj mua e dashur

A do të realizojë regjisori Christopher Nolan një film horror pas suksesit global të “Odyssey” ?

Aksident në aksin Rrogozhinë-Lushnjë/Furgoni përplas mjetin bujqësor, 50-vjeçari përfundon te Trauma

Stuhia bën kërdinë, xhama të thyer e pemë të rrëzuara, tre persona përfundojnë në spital

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin qytetin e Vlorës

Shi dhe erë e fortë, stuhia e befasishme godet Vlorën

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Rama batuta me banorin që iu shemb ndërtimi pa leje në Theth:Koka bën, koka pëson

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimi

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para