LIVE UPDATES
Politike

PAKETAT/ Qeveria shqiptare jep 3 herë më pak para se Kosova, rrit me 5 herë çmimin e energjisë

Kur Kosova bën rimbursim për kursim energjie, një shembull ky i marrë nga vendet e tjera evropiane si Gjermania apo Italia, qeveria shqiptare shpërndan edhe fletushka sesi qytetarët duhet të ulin konsumin duke përdorur vetëm 2 herë në javë lavatriçen për të mos e kaluar fashën e 800 kW.

8 Shtator 2022, 11:19 Nga f.g
PAKETAT/ Qeveria shqiptare jep 3 herë më pak para se Kosova, rrit me 5
Albin Kurti dhe Edi Rama

TIRANE- Qeveria shqiptare shpalli sot Paketën e Dytë të Rezistencës Sociale me një total prej 6.1 miliardë lekë të reja, afro 52 milionë euro, për t’i ardhur në ndihmë kategorive në nevojë, pensionistëve, invalidëve dhe administratës publike. Me krenari, kryeministri tha se kjo ndihmë, gati gjysmë miliardi do të futet në ekonomi për të përballuar rritjen e pandalshme të çmimeve.

“është një mbështetje në kohë krize, gati gjysmë miliardi, afro gjysmë miliardi”. -tha Rama, që nxitoi të vinte në pah se pas prezantimit të masave nga qeveria e tij, kritikët do ti sillnin përballë paketat anti-krizë në vendet e tjera.

Duke futur me demagogji në tabelën e shpallur edhe nismën për rritjen e pagës minimale, Rama prezantoi indeksimin e pensioneve, apo rritjen e pagës vetëm për policët e burgjeve dhe ata të shtetit dhe rritjen e ndihmës ekonomike.

‘Dosja’ bëri një kërkim të thjeshtë nga informacioni i gjendshëm në lidhje me paketat anti-krizë që janë pranë nesh, dhe për të mos u larguar shumë, pamë masat anti-krizë në Kosovë. 5 ditë më parë, Qeveria e Albin Kurtit shpalli “Pakon për përballje me inflacion”, me një fond prej 150 milionë euro që prek 300 mijë familje.

Nuk do të donim ti “prishnim” porosinë kryeministrit që udhëzon mediat të mos i sjellin për krahasim paketat e vendeve të tjera, pasi sipas tij kanë kufizime të tjera në fushën e energjisë, por të ngelemi tek ndihma e drejtpërdrejtë që iu jepet qytetarëve.

Shqipëri- Paketa e dytë e Rezistencës Sociale

Indeksimi i pensioneve me 9.5%

Rritja e pagës minimale në 34 mijë lekë

Rritja e pagave në sektorin publik

10.800 policë të Policisë së Shtetit do të përfitojnë nga 5560 lekë në muaj më shumë për person
3600 të Policisë së Burgjeve do të marrin nga 10.548 lekë në muaj më shumë për person
20 mijë punonjës së Administratës Publike do të marrin nga 5000 lekë të reja më shumë në muaj për person

Ndihma ekonomike rritet me 10%  ndërsa për gratë kryefamilje me dy fëmijë dhe të moshuarit që jetojnë vetëm dhe janë pa pension do të rritet me 20%. Rritet me 7.5% ndihma ekonomike për personat me aftësi të kufizuar. Tetraplegjikët dhe të verbërit do të përfitojnë mbështetje shtesë për energjinë elektrike me 31 milionë lekë.

PAKETAT/ Qeveria shqiptare jep 3 herë më pak para se Kosova, rrit me 5

Tashmë të shohim çfarë ndodh në Kosovë? Qeveria Kurti parashikon lehtësi dhe mbështetje direkte financiare për çdo punonjës buxhetor me 50 euro, ndërsa 100 euro do t’i jepet çdo pensionisti dhe studenti.

Kosova në dallim nga qeveria Rama nuk e ka rritur me 10% ndihmën ekonomike, por ka vendosur ta dyfishojë asistencën për familjet që janë pjesë e skemës.

KOSOVË- Pakoja e përballimit me inflacion

Subvencionim i faturës për rrymë për ata që kursejnë energjinë elektrike

Projektligji për punë publike për kompesimin e inflacionit për materiale ndërtimore dhe punë përcjellëse

Dyfishim i njëhershëm i shumës së asistencës sociale për muajin shtator

100 euro mbështetje e njëhershme për pensionistët

100 euro mbështetje e njëhershme për studentët

100 euro mbështetje e njëhershme për punëtorë të ndërmarrjeve publike

50 euro shtesë për punëtorë të sektorit publik nga muaji shtator

SubvencionPAKETAT/ Qeveria shqiptare jep 3 herë më pak para se Kosova, rrit me 5im prej 50% të rritjes së pagës deri në 100 euro për punëtorët e sektorit privat për 3 muajtë e parë.

Këto masa kanë nisur të aplikohen në Kosovë ndërsa në Shqipëri, pensionistët dhe familjet në nevojë duhet të presin vjeshtën për të parë ndihmën e parë bazike që do vijë.

Me një paketë të dytë për ndihmë, qeveria njoftoi sot edhe lajmin se do të rrisë çmimin e energjisë elektrike për qytetarët që kalojnë fashën e 800 kW me një çmim as 1 dhe as 2 herë më të lartë por gati 5 herë më shumë. Kush djeg mbi 800 kW do të paguajë kW pa TVSH me 42 lekë.

Kur Kosova bën rimbursim për kursim energjie, një shembull ky i marrë nga vendet e tjera evropiane si Gjermania apo Italia, qeveria shqiptare shpërndan edhe fletushka sesi qytetarët duhet të ulin konsumin duke përdorur vetëm 2 herë në javë lavatriçen për të mos e kaluar fashën e 800 kW.

Paketa e dytë, pason atë të parën, e cila sërish u proklamua se u hodhën 50 miliardë lekë për familjet shqiptare, por pjesa më e madhe e këtyre fondeve shkuan për energjinë elektrike, pasi shteti ndërhyri për të mos rritur çmimin e energjisë. Banka Botërore e cilësoi si të pamjaftueshme paketën e parë të rezistencës sociale, ku theksoi se “Shqipëria shpenzoi vetëm 1.4 për qind të prodhimit të brendshëm bruto (PBB).”.

edi rama paketa e dyte sociale kosove albin kurti


Sondazh

Poll

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin qytetin e Vlorës

Shi dhe erë e fortë, stuhia e befasishme godet Vlorën

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Rama batuta me banorin që iu shemb ndërtimi pa leje në Theth:Koka bën, koka pëson

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimi

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet