Protestë masive kundër projektit në Zvërnec/ Qytetarët para Kryeministrisë thirrje kundër qeverisë: Rama të japë dorëheqjen (PAMJET)
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar! ...
Ish-ushtarak dhe njohës i armëve/ Kush është Violand Braçellari, 43-vjeçari që vrau një polic e...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Në një deklaratë për median, Berisha theksoi se dokumenti përmban vlerësime të forta kritike për procesin zgjedhor, institucionet dhe luftën kundër korrupsionit në vend.
TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka bërë publike disa nga gjetjet e raportit të Parlamentit Europian për Shqipërinë.
Në një deklaratë për median, Berisha theksoi se dokumenti përmban vlerësime të forta kritike për procesin zgjedhor, institucionet dhe luftën kundër korrupsionit në vend. Ai u ndal veçanërisht te pjesa e raportit që trajton zgjedhjet, duke pretenduar se ato nuk konsiderohen më si kompetitive, por si një proces me probleme serioze strukturore.
Pjesë nga deklarata e tij:
"Raporti i Andreas Schieder, është raporteri socialist që ka paraqitur projektin, u amendua nga 9 grupe parlamentare që votuan në këtë seancë.
Janë bërë mbi 300 ndërhyrje, amendime të raportit për të sjellë në aulën, në tempullin e demokracisë evropiane, realitetin e vërtetë shqiptar dhe jo ai që përshkruan qeveria.
Korniza e kushtëzimit thekson që në hyrje: Duke qenë se besueshmëria e procesit të zgjerimit varet nga kushtëzimi i rreptë, progresi i bazuar në meritë dhe zbatimi efektiv i reformave, në vend vetëm të miratimit formal të legjislacionit... cilësia e reformave të nevojshme të një vendi përcakton afatin kohor për anëtarësim.
Raporti i jep një goditje të rëndë përpjekjeve të Edi Ramës për të ecur me lobim korruptiv në procesin e integrimit. I bën të qartë se cilat janë kushtet për afatin kohor, cila është korniza që duhet të ndiqet për të pasur një integrim në një kohë sa më të afërt.
Demokracia dhe reforma zgjedhore.
Ky raport dallon nga raportete tjera për zgjedhjet. Në qoftë se në raportet e tjera mund të keni lexuar se zgjedhjet në Shqipëri ishin kompetitive, Komisioni i Jashtëm i Parlamentit Europian nuk i pranon si të tillë.
Pranon Komisioni i Jashtëm se kuadri zgjedhor vlerësohet 'përgjithësisht i përshtatshëm' nga OSBE/ODIHR — por me dështime të vazhdueshme.
Identifikohet: fushë e pabarabartë loje, pra nuk thotë se zgjedhjet ishin kompetitive, thotë se kuadri ligjor ishte kompetitiv, keqpërdorim i burimeve administrative, financim jo-transparent i partive.
Pretendime për blerje votash dhe presion mbi votuesit,
çështje të pazgjidhura strukturore.
Dhe mbi të gjitha, shuarja e linjës midis institicioneve shtetërore dhe strukturave partiake, përbën problemin themelor.
Opozita duhet të marrë pjesë pastaj në reformën zgjedhore.
Pra, në këtë raport, problem më kryesor del shkrirja, zhdukja e linjës midis institucioneve shtetërore dhe strukturave partiake.
Raporti ndalet tek imuniteti, i cili kërkon të hiqet pa asnjë lloj kufizimi, ndërhyrje dhe kushtëzimi në rastet e korrupsionit. Ka këtu parasysh çështjen Balluku.
Paralajmëron tentativa për të penguar dhe gërryer institucionalisht SPAK-un.
Kompetencat hetimore nuk duhet të kufizohen apo të mënjanohen.
Tek lufta kundër korrupsionit, raporti denoncon rrokullisjen e Shqipërisë 11 vende më poshtë dhe trendin negativ ët qartë në rritjen e korrupsionit.
Denoncon prokurimet publike, koncesionet, licencat dhe inspektimet.
Kërkon që të merren masa parandaluese veçanërisht në këto fusha.
Masat parandaluese kërkohen veçanërisht në: prokurimin publik dhe koncesionet, licencimin dhe inspektimet, ndërtimin dhe planifikimin urban.
Konfiskimi i aseteve: kërkohet gjurmim, ngrirje, konfiskim dhe administrim efektiv i aseteve kriminale.
Kërkohet hetime financiare sistematike dhe bashkëpunim i përmirësuar ndërinstitucional e ndërkufitar.
Të Drejtat e Pronës (Pika 9a): 'progres vendimtar mbi regjistrimin fillestar të pronës dhe kompensimin e drejtë'.
Transparenca e kadastrës shtetërore dhe respektimi i të drejtës për proces të rregullt ligjor në shpronësime.",tha Berisha./Dosja.al
Sali Berisha TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka paraqitur disa gjetje nga raporti i Parlamentit Europian për Shqip&eum...
Sali Berisha TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha denoncoi sot censurën e medias ndaj raportit të Komisionit t&...
Plaurent Dervishaj TIRANË- Prokuroria e Posaçme ka dhënë pretencën ditën e sotme për Plaurent Dervishajn dhe ...
Genta Vangjeli TIRANË- Partia Demokratike bën përgjegjës korrupsionin qeveritar, si shkak i helmimit të 56 studentëve n&...
“Bashkimi i së djathtës” në Lidhjen Demokratike të Kosovës (LDK), i paralajmëruar si synim i kësaj partie deri ...
Protesta e opozites TIRANË- Skenari i protestës së sotme të Partisë Demokratike ka pësuar ndryshime, duke u fokusu...
KOSOVË- Lëvizja Vetëvendosje ka zyrtarizuar sot koalicionin për zgjedhjet e 7 qershorit me tre parti të tjera, Guxo dhe Al...
Veliaj Dado TIRANË-Gjykata Administrative shqyrton sot padinë e Erion Veliajt ndaj prokurorit të SPAK, Ols Dado. Veliaj pretendon se Dado ...
foto nga protesta TIRANË- Sot në orën në orën 19:00 Partia Demokratike ka thirrur protestën e radhës në kryeqy...
Belind Këlliçi TIRANË- Deputeti i Partisë Demokratike, Belind Këlliçi gjatë fjalës së tij në Kuvend, ...