Protesta për Zvërnecin/ Protestuesit çajnë kordonin metalik, policia i sulmon me ujë. Tubimi shpërndahet në gjithë Tiranën
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital 3 Qersho...
“Ka forca në Shqipëri dhe jashtë që janë kundër”/ Rama: Të rreshtohesh me PS, do të thot&eum...
"Shqipëria është e shqiptarëve"/ Qytetarët mbushin rrugët e Tiranës, kërkojnë anulimin e pr...
Në një deklaratë për mediat, zëdhënësja e Antikorrupsionit në PD, Genta Vangjeli tha se nuk është hera e parë që helmime masive ndodhin në institucione publike.
TIRANË- Partia Demokratike bën përgjegjës korrupsionin qeveritar, si shkak i helmimit të 56 studentëve në Akademinë e Sigurisë, të cilët përfunduan në spital për shkak të gjendjes së rëndë. Në një deklaratë për mediat, zëdhënësja e Antikorrupsionit në PD, Genta Vangjeli tha se nuk është hera e parë që helmime masive ndodhin në institucione publike.
Teksa nxori edhe dokumentet, Vangjeli theksoi se shkaku i vërtetë i këtij helmimi nuk është vetëm ushqimi i kontaminuar, porse vetë shteti, ministrat, drejtorët dhe zyrtarët që kanë kthyer tenderat publikë në mekanizëm grabitjeje dhe pasurimi personal. Sakaq Partia Demokratike kërkon hetim të plotë dhe transparent për këtë skandal, si dhe mbajtjen e përgjegjësisë penale dhe administrative për çdo zyrtar të përfshirë në këto prokurime abuzive që rrezikojnë jetën dhe shëndetin e qytetarëve.
Deklarata e Plotë:
Këtë të mërkurë, rreth 56 studentë të Akademisë së Policisë përfunduan në urgjencën e QSUT me simptoma helmimi, pasi dyshohet se konsumuan ushqim të kontaminuar në ambientet e Akademisë së Sigurisë. Komplikacionet nisën pas konsumimit të vaktit të drekës, duke vënë në rrezik shëndetin e të rinjve. Nuk është hera e parë që helmime masive ndodhin në institucione publike, ku viktima bëhen studentë, fëmijë dhe qytetarë të pafajshëm. Sa herë duhet të përsëriten këto skandale që shteti të mbajë përgjegjësi? Shkaku i vërtetë i këtij helmimi nuk është vetëm ushqimi i kontaminuar. Shkaku është vetë shteti. Janë ministrat, drejtorët dhe zyrtarët që kanë kthyer tenderat publikë në mekanizëm grabitjeje dhe pasurimi personal.
Nga viti 2019 e në vijim, kontratat për shërbimin e gatimit nuk lidhen më me afat njëvjeçar, por trevjeçar, ndërkohë që kushtet bazë pothuajse nuk ndryshojnë. Ajo që ndryshon është vetëm vlera, e cila vetëm rritet dhe sigurisht paguhet nga taksat e shqiptarëve. Në vitin 2019, Agjencia e Blerjeve të Përqendruara pranë Ministrisë së Brendshme prokuroi shërbimin e gatimit dhe shpërndarjes së ushqimit për Akademinë e Sigurisë me rreth 47 mijë euro në muaj, ose 1.7 milion euro për tre vite. Ndërsa në tenderin e fundit të vitit 2025, të zhvilluar nga Operatori i Blerjeve të Përqendruara, përveç një garë fiktive, ku nga tre operatorë pjesëmarrës, vetëm fituesi paraqiti ofertë reale dhe dokumentacion, ndërsa dy të tjerët nuk dorëzuan asgjë dhe u skualifikuan, për të njëjtin objekt u prokuruan pothuajse 80 mijë euro në muaj, ose 2.8 milion euro për tre vite.
Pyetja që shtrohet sot është e thjeshtë: ku shkuan milionat shtesë të shqiptarëve? Kush përfitoi nga fryrja me gati 70% e këtyre kontratave? A po përdoren këto tendera si skema korruptive për të mbushur xhepat e ministrave dhe drejtorëve të Edi Ramës, ndërkohë që studentëve u jepet ushqim që i çon në spital? Partia Demokratike kërkon hetim të plotë dhe transparent për këtë skandal, si dhe mbajtjen e përgjegjësisë penale dhe administrative për çdo zyrtar të përfshirë në këto prokurime abuzive që rrezikojnë jetën dhe shëndetin e qytetarëve. Sot nuk kemi thjesht një helmim masiv. Sot kemi një shtet të kalbur nga korrupsioni, ku fondet publike vidhen, ndërsa qytetarëve u kthehet pasiguri, varfëri dhe rrezik për jetën. Ndaj, ftojmë të gjithë qytetarët sot në orën 19:00 përpara Kryeministrisë, për të protestuar kundër këtij regjimi që po vjedh, po shtyp, po varfëron dhe tashmë po rrezikon edhe jetën e shqiptarëve./Dosja.al
“Bashkimi i së djathtës” në Lidhjen Demokratike të Kosovës (LDK), i paralajmëruar si synim i kësaj partie deri ...
Protesta e opozites TIRANË- Skenari i protestës së sotme të Partisë Demokratike ka pësuar ndryshime, duke u fokusu...
KOSOVË- Lëvizja Vetëvendosje ka zyrtarizuar sot koalicionin për zgjedhjet e 7 qershorit me tre parti të tjera, Guxo dhe Al...
Veliaj Dado TIRANË-Gjykata Administrative shqyrton sot padinë e Erion Veliajt ndaj prokurorit të SPAK, Ols Dado. Veliaj pretendon se Dado ...
foto nga protesta TIRANË- Sot në orën në orën 19:00 Partia Demokratike ka thirrur protestën e radhës në kryeqy...
Belind Këlliçi TIRANË- Deputeti i Partisë Demokratike, Belind Këlliçi gjatë fjalës së tij në Kuvend, ...
Agron Duka TIRANË- Kreu i Partisë Agrare Ambientaliste, Agron Duka ka folur për strategjinë e forcës së tij politike në ...
Sali Berisha TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike deklaroi se ndërhyrjet më të fuqishme të PD-së do të jenë...
Sali Berisha, Erion Braçe TIRANË- Top Channel zbulon se pse senatori socialist Erion Braçe, në një skenë të rrall&eu...
Sali Berisha TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike e cilësoi qeverisjen e kryeministrit Rama një sistem kolonial. Gjatë...