LIVE UPDATES
Politike

Berisha: Qeverisja e Ramës si një sistem kolonial. Një muaj më parë tha do u jap pensionistëve 2 kg domate shtesë

Gjatë fjalës së tij në tryezën për pensionistët e thirrur nga Departamenti i Ekonomisë në PD, Berisha u shpreh se bonusi i pensioneve vlen dy kilogramë domate.

7 Maj 2026, 19:30 Nga E.d
Berisha: Qeverisja e Ramës si një sistem kolonial. Një muaj
Sali Berisha

TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike e cilësoi qeverisjen e kryeministrit Rama një sistem kolonial. Gjatë fjalës së tij në tryezën për pensionistët e thirrur nga Departamenti i Ekonomisë në PD, Berisha u shpreh se bonusi i pensioneve vlen dy kilogramë domate.

Lideri i opozitës tha se kryeministri Rama flet për rritje të ekonomisë, ndërkohë kur sipas tij shpërndarja e të ardhurave është barbari.

Sali Berisha: Shpërblimi, ky ishte shpërblimi që morën nga kjo qeveri ata që ndërtuan Shqipërinë, që sakrifikuan, që derdhën lumenj djersë, që mbajtën arsimin, mbajtën shëndetësinë, që ndërtuan, që, të gjitha me radhë. Dhe papritur e pakujtuar e gjejnë veten të përjashtuar në një mënyrë të egër nga shoqëria, të keqshpërblyer në shkallën më ekstreme. Një muaj më parë tha Eureka, Edi Rama. E çfarë ishte Eureka? Ishte Eureka 8 euro. Ajo që thotë ai, bonus për pensionin, 8 euro. 8 euro, dy kilogram domate. 8 euro, 13 vite më parë mund të ishin 20 kilogram domate. Të mos s'flasim për ilaçet, s'i blejnë dot. Jo. Rrinë në mëshirën e sëmundjeve. Ky është krim. Absolutisht. Ndërkohë i bie me krenari gjoksit se ka buxhetin 8 miliardë. 8 miliardë. Ndërkohë, flet për rritje ekonomike, 3%, 4%. Është një sistem kolonial, sepse rritja ekonomike aty është po, nuk po, nuk po ndalem të analizoj strukturë, po shpërndarja është koloniale. Shpërndarja e të ardhurave është, është barbari.

Po në qoftë se ti nuk mendon për qytetarët si përfitues të parë të atyre të ardhurave, si detyrim absolut që ata të jenë të parët që përfitojnë. Është krijuar një, një polaritet i jashtëzakonshëm. I jashtëzakonshëm. 93% e kursimeve në bankat e Shqipërisë, sot i kanë 12.000 shqiptarë. Nuk ka vend si ky. Pastaj, e gjitha kjo, pse ky është një sistem i ngjashëm, pse ngjason ky kjo qeverisje e Edi Ramës me një sistem kolonial? Ngjason, çfarë ishin sistemet koloniale në fakt? Plaçkitje. Ato ishin plaçkitje e pasurive publike të vendeve që kolonizoheshin. Po ç'po ndodh në Shqipëri? Plaçkitje. Po ndodh plaçkitje. Fondet publike po plaçkiten në mënyrë të paimagjinueshme. 20 milionë euro kilometri i autostradës në fushë.

4 milionë euro kilometri në autostradë, Janinë -Kakavijë, në anën tjetër të kufirit, 26 metra e gjerë. Ç'ka ndodh? Plaçkitje, plaçkitje, plaçkitje të pafundme. Nuk ka komb të plaçkitur si ky. Plaçkitja ka arritur në ekstreme.
Objekt publik, punë publike 130 milionë euro, inceneratori nuk ekziston një tullë dhe eurot janë vjedhur. Janë vjedhur. Janë vjedhur 120 milionë dollarë tek impianti i ujërave të zeza të Tiranës, dhuratë bujare e qeverisë japoneze. U zhduk. Nuk ka patur njerëz të vjedhin në këtë mënyrë. Plaçkitje. Plaçkitje, plaçkitje e pasurive publike. Miliona, miliona metra katrorë tokë publike në vend që t'u kthehen pronarëve, të kompensohen pronarët legjitim, u jepen baronëve të drogës, familjarëve të qeveritarëve. Plaçkitje./Dosja.al

sali berisha pd takim

Sondazh

Poll

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë