Protestë masive kundër projektit në Zvërnec/ Qytetarët para Kryeministrisë thirrje kundër qeverisë: Rama të japë dorëheqjen (PAMJET)
Dita e 5-të e protestës për Zvërnecin/ Nis marshimi drejt bulevardit: Revolucion 4 Qershor, 18:26 Sot pro...
Dita e 5-të e protestës për Zvërnecin/ Nis marshimi drejt bulevardit: Revolucion 4 Qershor, 18:26 Sot pro...
"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar! ...
Ish-ushtarak dhe njohës i armëve/ Kush është Violand Braçellari, 43-vjeçari që vrau një polic e...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Pas Vokshit edhe, Kreu i Grupit Parlamentar të PD-së, Gazment Bardhi tha se ishte ndaluar nga garda të shkonte te sekretaria. Dy deputetët demokratë i kërkuan Peleshit të largojë punonjësit e gardës dhe seanca të vijojnë normalisht.

TIRANË- Deputetja e PD-së Albana Vokshi, tha gjatë fjalës së saj se është ndaluar nga garda që të shkojë te sekretaria e seancës për t'i bërë një pyetje. Duke iu drejtuar Kryetarit të Kuvendit, Niko Peleshit, Vokshi e pyeti se nga kush po ruhet, ndërkohë shtoi se një situatë e tillë nuk ndodh në asnjë vend tjetër.
Pas Vokshit edhe, Kreu i Grupit Parlamentar të PD-së, Gazment Bardhi tha se ishte ndaluar nga garda të shkonte te sekretaria. Dy deputetët demokratë i kërkuan Peleshit të largojë punonjësit e gardës dhe seanca të vijojnë normalisht.
Nga ana tjetër, Peleshi u shpreh se ata kanë lirinë të shkojnë në çdo cep të Kuvendit dhe sipas tij kjo nuk qëndron. Ndër të tjera, Pelshi tha se nuk merret fare me çështjet e sigurisë dhe me Gardën dhe as nuk ka ndonjë merak për veten.
Debatet në Kuvend:
Albana Vokshi: Pak më parë tentova të shkoja te sekretari për t’i bërë një pyetje, por nuk u lejova sepse aty keni vënë një punonjës të gardës. Kjo është skandaloze, në asnjë parlament të botës nuk ka punonjës të Gardës brenda në sallë, njëherë na i vini këtu, aty mbrapa keni gardistë të tjerë, ne nuk lejohemi të shkojmë as te sekretaria, të flasim për listën, apo për ndonjë projektligj. Nga kush ruheni, nga kush ruheni ju kryetar? Nga ne? Nga kush ruheni? Kur unë nuk lejohem, kur ju e trajtoni deputetin e opozitës si armik, më falni ku e keni parë një seancë plenare të tillë, në cilin vend të Evropës, të rajonit? Është skandaloze kjo që bëni, nuk jemi në një juntë. Nuk jemi! Nxirni përjashta gardistët, na lejoni të flasim të paktën me sekretarinë se nuk kemi punë ne me ju. A e patë parlamentin e Kosovës, ore shkuan gratë deputete folën me drejtuesin e seancës, i morën dhe mikrofonin kryeministrit dhe nuk ndodhi asgjë. Kjo duhet të jetë në një seancë në një vend që do të aderojë në BE. Po flasim për të drejta të barabarta, si mundet juve të ndaheni me gardistë? Edhe një herë iu kërkoj, nxirreni gardën jashtë dhe të bëhet një seancë normale. Është skandaloze që unë të ndalohem nga garda, merrni masa.
Niko Peleshi: Zonja Vokshi, të jeni të sigurt se unë nuk merrem me çështjet e sigurisë dhe nuk e kam unë në komandë gardën. Nuk kam asnjë merak për vete. Absolutisht, por çështjen e gardës nuk e kam unë në dorë, as nuk e urdhëroj dot të qëndrojë apo jo. Nuk janë procedura që kalojnë nga kryetari i Kuvendit. Unë menaxhoj drejtimin e seancës, drejt seancës, pra dhe vetëm kaq. Kam rregulloren, kushtetutën, me këto merrem dhe jo me mënyrën se si institucionet mbrohen apo sigurohen. Pse flisni ndërkohë që dikush tjetër ka fjalën? Po pse ju mendoni se kur flisni ju janë të gjithë dakord?
Gazment Bardhi: Në fakt shqetësimi që ngriti zonja Vokshi është një shqetësim legjitim, dhe është e paprecedentë që e njëjta situatë që i ka ndodhur asaj i ndodhi kryetarit të grupit parlamentar të Partisë Demokratike, i cili në mëngjes e ka për detyrë funksionale të komunikojë me sekretarinë e Kuvendit për të regjistruar deputetët që flasin. Sapo thatë që nuk është detyra juaj, në fakt është në mënyrë të shprehur në rregulloren e Kuvendit që është detyrë e kryetarit të Kuvendit. Të vendosësh deputetëve gardistë dhe punonjës sigurie për të lëvizuar brenda ambienteve të sallës së seancave plenare është pa asnjë dyshim intimidim i deputetëve.
Ndaj ju kërkoj zyrtarisht të merrni masa për të larguar nga ambientet e brendshme të sallës së seancave plenare punonjësit e Gardës së Republikës. Ju nuk keni asnjë të drejtë të rrethoni deputetët me punonjës garde, t’i pengoni të ushtrojnë funksionet e tyre kushtetuese. E aq më pak të pengoni deputetët të marrin shërbime nga sekretaria. Është e paimagjinueshme, kjo nuk ndodh në asnjë Kuvend. Ku ndodh kjo përveç se Koresë së Veriut? Më thoni një vend të botës ku ndodh kjo. Është detyra juaj sipas rregullores. Ju lutem lexojeni, neni 122 i rregullores, ju kërkoj të largoni punonjësit e Gardës që kanë rrethuar deputetët dhe nuk i lejojnë të komunikojnë me sekretarinë.
Niko Peleshi: Do kem dhe unë kohë të mësojë avash-avash, me vërejtjen dhe me moralin tuaj do mësojmë. Nuk ka asnjë urdhër nga kryetari i Kuvendit sa i përket sigurisë. Zonja Vokshi, unë si kryetar i Kuvendit nuk kam asnjë urdhër apo kërkesë që Garda të mos lejojë deputetët. Nuk ka asnjë pengesë për ju. Vazhdoni punën qetësisht. Le ta dëgjojë edhe Garda, asnjë deputet nuk duhet të pengohet të vizitojë sekretarinë apo çdo shërbim tjetër. Mos krijoni stuhi në gotë. Mund të shkoni në çdo cep i Kuvendit dhe të merrni shërbime, e doni me shkrim, do e përgatis dhe me shkrim…
Nëse ka ndodhur që një deputet nuk është lejuar nga punonjësit e sigurisë në sallë për të marrë shërbime në sekretari, ju lutem të mos përsëritet më nga punonjësit e sigurisë. Nuk ka ndonjë porosi të mos lejohet ndonjë deputet. Nëse ka ndodhur nuk duhet të ndodh, nuk ka asnjë arsye për të vendosur kordonë sigurie, nuk jemi në kushte flakadanësh, ndjesë nëse ka ndodhur. Sekretaria nuk duhet të jetë e bllokuar nga aksesi. Qarkulloni lirisht në godinë dhe në çdo cep, mos me kërkoni të bëj komandantin e Gardës. Pse u kujtuat sot pas 36 vitesh, u kujtuat që të merreni me Gardën e vendosur te dalja apo hyrja e godinës, siç ka qenë historikisht. Në fakt, më parë qëndronin dy gardistë aty përpara e tani nuk ka më, nuk ka më oficerë të gardës siç qëndronin dikur./Dosja.al
Erion Braçe TIRANË- Deputeti i PS-së Erion Braçe ka ngritur sot në Kuvend shqetësime për tregtinë e hidrokarbur...
Saimir Korreshi TIRANË- Deputeti i Partisë Demokratike, Saimir Korreshi ka deklaruar së në pediatrinë e Lushnjes gjendja ësh...
Bledi Himçi TIRANË- Deputeti i Partisë Demokartike, Blendi Himçi ka deklaruar ditën e sotme se taksat e larta mbi karburantin ...
TIRANË- Deputetja e Partisë së Lirisë Erisa Xhixho, gjatë fjalës së saj në Kuvend, u ndal edhe te koncerti i Kanye Wes...
Jorida Tabaku TIRANË -Deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku ka deklaruar ditën e sotme se shqiptarët kanë karburanti...
MIE TIRANË- Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë ju bën thirrje qytetarëve të tregojnë kujdes mbi disa mesazhe mas...
Agron Gjekmarkaj TIRANË- Deputeti i PD-së, Agron Gjekmarkaj deklaroi gjatë fjalës së tij në Kuvend se Shqipëria ësh...
Sali Berisha TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha foli për protestën e opozitës e cila do të zhvillohet ditë...
Sali Berisha TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka deklaruar se kryeministri Rama është i plagosur politikisht p&eum...
Mirlinda Karçanaj TIRANË- Gjykata e Lartë ka zbutur masën e sigurisë për ish-drejtoreshën e AKSHI-t, Mi...