Protestë masive kundër projektit në Zvërnec/ Qytetarët para Kryeministrisë thirrje kundër qeverisë: Rama të japë dorëheqjen (PAMJET)
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar! ...
Ish-ushtarak dhe njohës i armëve/ Kush është Violand Braçellari, 43-vjeçari që vrau një polic e...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Gjatë fjalës së tij në tryezën për pensionistët e thirrur nga Departamenti i Ekonomisë në PD, Berisha u shpreh se kur opozita të vijë në pushtet do të ul taksën sociale.
TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike deklaroi se ndërhyrjet më të fuqishme të PD-së do të jenë tek pensionistët dhe tek rrogat e ulëta. Gjatë fjalës së tij në tryezën për pensionistët e thirrur nga Departamenti i Ekonomisë në PD, Berisha u shpreh se kur opozita të vijë në pushtet do të ul taksën sociale.
Kjo pasi sipas tij, ulja e taksës sociale është një nga rrugët më të sigurta për të ulur informalitetin dhe është një nga rrugët më të sigurta për nxitur prodhimin dhe investimet. Lideri i opozitës tha se 490 mijë pensionistë janë me pensione të pjesshme, gjë e cila vështirëson jetën e tyre.
Sali Berisha: Në mbledhjen e kontributeve se jo. Ne do ulim taksën sociale. Ne e ulim taksën sociale. Sepse ulja e taksës sociale është një nga rrugët më të sigurta për të ulur informalitetin dhe është një nga rrugët më të sigurta për nxitur prodhimin, investimet me radhë. Por shteti do të bëjë kontributet e veta. Shteti duhet të këpusë nyjën gordiane. Shteti nuk mund të pranojë kurrë këtë, këtë situatë dramatike. 490 mijë pensionistë janë me pensione të pjesshme. Lëre pastaj që në skemat burokratike, kjo është e vërtetë, normalisht, në qoftë se do ishe një ecuri normale në një sistem, po ne kemi kapërcyer sisteme.
Është e domosdoshme të bëhen zgjidhje që të kenë parasysh se të kalosh nga sistemi socialist në sistemin e tregut, që është sistemi i mrekullisë ekonomike, nuk ka dyshim, por nga ana tjetër është dhe sistemi i çmimeve që i kontrollon tregu. Nuk është më i simboleve. Nuk është më i, pra, në rast se nuk qëndron, është sistem i dhimbjeve të jashtëzakonshme. Zotimi ynë është një rritje e madhe pas vendosjes së minimumit jetik e pensioneve, e rrogave të ulëta, rrogave të mesme, me qëllimin kryesor të tejkalojmë të gjitha vendet e rajonit.
Të dalim në krye si qytetarët më të shpërblyer, më të vlerësuar. Dhe kjo ka bërë, bëri në atë kohë që numri i shqiptarëve çdo vit, nga 2007-ta në 2014-ën të rritet. Të rritet. Njerëzit lëviznin, njerëzit emigronin, njerëzit ktheheshin, por numri rritej. Numri rritej, kishte besim, kishte shpresë në Shqipëri. Konstatonin se ishte një platformë që synonte mëkëmbjen e qytetarëve, mirëqenien e tyre, në rritje, në progres. Çfarë i tha Niko Peleshit ai emigranti? Vidhni ju, ne ja mbathim, ne marrim rrugët e dheut. Dhe tani, dhe tani, me vjedhjet e tyre, këta po errësojnë, po bllokojnë procesin më jetik për të ardhmen e shqiptarëve, procesin e integrimit në Bashkimin Europian.
Këta kanë krijuar një gjendje në Shqipëri, në të cilën të rinjtë shqiptarë marrin rrugët e dheut për të ndërtuar ëndrrën e tyre në Europë dhe jo Europën në Shqipëri. Dhe në këtë mënyrë, po të ecim në këtë mënyrë, absolutisht ne do shterojmë si komb. Në tre dekada do jemi të stër-stër-përgjysmuar. Pra, situata është emergjente. Ndaj dhe ju falenderoj për ekspozetë që bëtë dhe garantoj shqiptarët se ndërhyrjet më të fuqishme dhe qysh në fillim nga Partia Demokratike do të jenë aty ku dhimbja është më e madhe. Do të jenë tek pensionistët, do të jenë tek rrogat e ulëta, do të jetë minimumi jetik. Dhe kjo, para së gjithash, për të shuar sirenat e mjerimit që bien në të katër anët e vendit./Dosja.al
Sali Berisha, Erion Braçe TIRANË- Top Channel zbulon se pse senatori socialist Erion Braçe, në një skenë të rrall&eu...
Sali Berisha TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike e cilësoi qeverisjen e kryeministrit Rama një sistem kolonial. Gjatë...
Sali Berisha TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike ka deklaruar se 490 mijë pensionistë marrin pension të pjesshëm dhe b&eu...
TIRANË- Deputetja e PD-së Albana Vokshi, tha gjatë fjalës së saj se është ndaluar nga garda që të shkojë te ...
Erion Braçe TIRANË- Deputeti i PS-së Erion Braçe ka ngritur sot në Kuvend shqetësime për tregtinë e hidrokarbur...
Saimir Korreshi TIRANË- Deputeti i Partisë Demokratike, Saimir Korreshi ka deklaruar së në pediatrinë e Lushnjes gjendja ësh...
Bledi Himçi TIRANË- Deputeti i Partisë Demokartike, Blendi Himçi ka deklaruar ditën e sotme se taksat e larta mbi karburantin ...
TIRANË- Deputetja e Partisë së Lirisë Erisa Xhixho, gjatë fjalës së saj në Kuvend, u ndal edhe te koncerti i Kanye Wes...
Jorida Tabaku TIRANË -Deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku ka deklaruar ditën e sotme se shqiptarët kanë karburanti...
MIE TIRANË- Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë ju bën thirrje qytetarëve të tregojnë kujdes mbi disa mesazhe mas...