Protestë masive kundër projektit në Zvërnec/ Qytetarët para Kryeministrisë thirrje kundër qeverisë: Rama të japë dorëheqjen (PAMJET)
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar! ...
Ish-ushtarak dhe njohës i armëve/ Kush është Violand Braçellari, 43-vjeçari që vrau një polic e...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Përderisa udhëheqësit e LDK-së po i finalizojnë bisedimet për një listë të përbashkët zgjedhore me ish-presidenten e Kosovës, Vjosa Osmani, në Prishtinë – ku pushtetin lokal e drejton kjo parti – këtë javë u shfaqën mosmarrëveshje të brendshme.

“Bashkimi i së djathtës” në Lidhjen Demokratike të Kosovës (LDK), i paralajmëruar si synim i kësaj partie deri tash opozitare, po sfidohet në prag të zgjedhjeve të parakohshme parlamentare, të cilat do të mbahen më 7 qershor.
Përderisa udhëheqësit e LDK-së po i finalizojnë bisedimet për një listë të përbashkët zgjedhore me ish-presidenten e Kosovës, Vjosa Osmani, në Prishtinë – ku pushtetin lokal e drejton kjo parti – këtë javë u shfaqën mosmarrëveshje të brendshme.
Përparim Rama, i cili në zgjedhjet lokale të tetorit të vitit të kaluar u rikonfirmua në krye të Komunës së Prishtinës nën logon e LDK-së, gjatë kësaj jave lidhi marrëveshje për koalicion të qeverisjes lokale me Partinë Demokratike të Kosovës (PDK).
Pasuan largimet e drejtuesve të disa drejtorive komunale nga radhët e LDK-së, në vend të të cilëve u vendosën ata të PDK-së.
Reagimi i LDK-së, e cila Prishtinën e konsideron si bastion të saj elektoral, ishte i menjëhershëm përmes një komunikate për opinion: partia e drejtuar nga Lumir Abdixhiku tha se strukturat e saj nuk kanë qenë pjesë e kësaj marrëveshjeje, dhe se ajo “nuk krijon obligime politike për LDK-në”.
Rreth asaj se çfarë po ndodh në LDK e kemi pyetur nënkryetarin e partisë, Lutfi Haziri. Ja çfarë tha ai për Radion Evropa e Lirë (REL):
“Është një lloj moskoordinimi, një lloj tensionimi, por besoj që do të përballohet”.
Ai shtoi se, megjithatë, vendimi i Ramës për koalicion me PDK-në për qeverisje lokale “e ka prekur” nismën për bashkimin e së djathtës brenda LDK-së dhe të forcimit të saj para zgjedhjeve të parakohshme.
“Ia ka humbur shkëlqimin këtij procesi. Kështu do ta definoja, jo më tepër...”, u shpreh ai, duke shtuar se “për momentin, kjo është e tejkalueshme”.
Rama, ndërkaq, përmes një postimi në Facebook, u shpreh “kundër çdo retorike përçarëse”, dhe e arsyetoi marrëveshjen me PDK-në si diçka të mirë në interes të qytetarëve, duke thënë se “qytetarët nuk jetojnë në parti”.
Politologu Dritëro Arifi konsideron se pretendimi i LDK-së për një bashkim të së djathtës në prag të zgjedhjeve të majit është ambicie me mjaft sfida, por jo e parealizueshme.
Sipas tij, praktikat e deritashme kanë treguar se partitë kundërshtare lidhin koalicione për bashkëqeverisje lokale në komuna të ndryshme.
Në këtë drejtim, ai konsideron se koalicioni i Ramës me PDK-në në kryeqytet nuk e dëmton më shumë LDK-në sesa shpërfaqja e mosmarrëveshjeve në publik.
“Kjo po e shpërfaq një tjetër anë negative të LDK-së – nuk ka koordinim të duhur... Nëse nuk arrijnë ta menaxhojnë më mirë [situatën] dhe e përshkallëzojnë situatën me këto deklarata të palogjikshme, atëherë dëmtohet më shumë lideri i partisë. Ia humb një lloj kredibiliteti, panevojshëm”, tha Arifi për REL-in.
Ai shtoi se mosmarrëveshjet brenda LDK-së reflektohen edhe në komunikatën e saj lidhur me vendimin e Ramës.
“Kjo e dëmton partinë edhe në nivel qendror, sepse po vërehet se partia nuk e ka kontrollin edhe mbi degët e veta”, tha Arifi.
Në sytë e analistit Ylli Hoxha, LDK-ja aktualisht është gjetur përballë interesave të saj për zgjedhjet në nivel qendror dhe interesave të Ramës për krijimin e një shumice për qeverisje bashkë me PDK-në në nivel lokal në Prishtinë.
Por, ai pret që udhëheqësit e LDK-së dhe Rama të jenë të kujdesshëm për të ruajtur një minimum të unitetit në parti, para zgjedhjeve parlamentare.
“Do të ishte krejtësisht e papërgjegjshme që ta kthesh Vjosa Osmanin, dhe të pretendosh ta bashkosh të djathtën, ndërkaq ta humbësh kryetarin e komunës [së Prishtinës]. Besoj që do të ketë proces, i cili do ta parandalojë përshkallëzimin e mëtutjeshëm të kësaj krize”, tha Hoxha për REL-in.
LDK-ja e sheh si të menaxhueshme situatën e krijuar nga, siç e kanë quajtur në parti, “moskordinimi” me Ramën, dhe nuk pret që kjo situatë të ndikojë negativisht në rezultatin e partisë në zgjedhjet e 7 qershorit.
Rama ka thënë se ashtu siç e ka “përkrahur pakusht LDK-në në zgjedhjet e kaluara, do ta përkrah edhe në këto zgjedhje”.
As politologu Arifi nuk pret që mosmarrëveshja e shpërfaqur ndërmjet LDK-së dhe Ramës të ndikojë në rezultatin zgjedhor të kësaj partie.
“Nëse dinë ta menaxhojnë këtë çështje, po besoj që do të dalin pa u dëmtuar, dhe pa u vërejtur fare që ka pasur ndonjë jokomunikim ose keqkuptime të këtyre dy niveleve”, tha Arifi.
Edhe analisti Hoxha mendon që LDK-ja do të arrijë ta menaxhojë situatën. Në të kundërtën, sipas tij, përshkallëzimi eventual i përplasjes ndërmjet udhëheqjes së LDK-së dhe kryetarit të Prishtinës do të ndikonte negativisht në rezultatin zgjedhor të partisë.
“Konsideroj se të gjithë këta aktorë kanë një pjekuri minimale se [një situatë konflikti] do të bëjë dëm”, tha Hoxha.
Ai dhe Arifi besojnë se një stabilitet brenda LDK-së do të ndikojë në një rezultat zgjedhor më të mirë të kësaj partie, krahasuar me zgjedhjet e dhjetorit të vitit të kaluar.
Në ato zgjedhje, LDK-ja doli si partia e tretë më e votuar, me 13.57 për qind të votave të fituara, që i siguroi 15 vende në Kuvendin e Kosovës./RELA
Protesta e opozites TIRANË- Skenari i protestës së sotme të Partisë Demokratike ka pësuar ndryshime, duke u fokusu...
KOSOVË- Lëvizja Vetëvendosje ka zyrtarizuar sot koalicionin për zgjedhjet e 7 qershorit me tre parti të tjera, Guxo dhe Al...
Veliaj Dado TIRANË-Gjykata Administrative shqyrton sot padinë e Erion Veliajt ndaj prokurorit të SPAK, Ols Dado. Veliaj pretendon se Dado ...
foto nga protesta TIRANË- Sot në orën në orën 19:00 Partia Demokratike ka thirrur protestën e radhës në kryeqy...
Belind Këlliçi TIRANË- Deputeti i Partisë Demokratike, Belind Këlliçi gjatë fjalës së tij në Kuvend, ...
Agron Duka TIRANË- Kreu i Partisë Agrare Ambientaliste, Agron Duka ka folur për strategjinë e forcës së tij politike në ...
Sali Berisha TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike deklaroi se ndërhyrjet më të fuqishme të PD-së do të jenë...
Sali Berisha, Erion Braçe TIRANË- Top Channel zbulon se pse senatori socialist Erion Braçe, në një skenë të rrall&eu...
Sali Berisha TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike e cilësoi qeverisjen e kryeministrit Rama një sistem kolonial. Gjatë...
Sali Berisha TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike ka deklaruar se 490 mijë pensionistë marrin pension të pjesshëm dhe b&eu...